futbollist From Wikipedia, the free encyclopedia
Abdurrahman Haxhiu (30 shtator 1930–19 maj 1964), njohur si Roza Haxhiu është një ish futbollist profesionist dhe trajner shqiptar, emrin e të cilit mban dhe stadiumi i Lushnjes.[1]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 30 shtator 1930 | ||
Vendlindja | Lushnje, Shqipëri | ||
Data e vdekjes | 19 maj 1964 | ||
Vendvdekja | Lushnje, Shqipëri | ||
Gjatësia | 183 cm (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Lushnja | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1947–1949 | Lushnja | ? | (?) |
1949–1951 | Besa | ? | (?) |
1951–1958 | Partizani | ? | (?) |
1958–1959 | Dinamo | ? | (?) |
Gjithsej | ? | (?) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1953 | Shqipëria | 0 | (0) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1960 | Lushnja | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Abdurrahman Haxhiu lindi më 30 shtator 1930 në lagjen "Kongresi i Lushnjes", i biri i njërit prej organizatorëve të këtij kongresi, Bajram Haxhiut.[2] Që në fëmijëri Roza ëndërronte të bëhej futbollist. Ishte gjatë asaj kohe kur një murgeshë italiane e pa dhe thirri "Bello come una rosa!". (Qenka i bukur si një trëndafil!) Që atë ditë ai mori emrin "Roza", të cilën do ta mbante deri në fund të jetës.
Haxhiu nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 1947 te ekipi i të rinjëve të Lushnjes, në atë kohë i quajtur "Traktori Lushnje", pasi ra në sy të trajnerit Dilaver Toptani. Ai qëndroi te Lushnja deri në vitin 1949 para se të kalonte për një periudhë të shkurtër te Besa. Në vitin 1951, ai u transferua te Partizani ku do të kalonte një periudhë të suksesshme, duke fituar kampionatin tre herë rresht si dhe kupën dy herë.[2] Ai qendroi te Partizani për shumicën e karrierës së tij, nga viti 1951 deri në vitin 1958 kur fitoi dhe medaljen e argjendtë në Laipzig. Pas Partizanit, ai u transferua dhe qendroi te Dinamo për 1 vit ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist.
Në vitin 1953, Haxhiu u thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare. Ai luajti me të vetëm 4 ndeshje pasi u detyrua të largohej shpejt pas një letre anonime për biografinë e tij familjare jo të mirë sipas normave të kohës. Në vitin 1958 Haxhiu merr pjesë në një kampionat miqësor në Bullgari me skuadrën e Partizanit gjatë të cilit fatkeqësisht merr një dëmtim të rëndë në kokë që e detyron të qendrojë në gjendje kome për një muaj.
Në vitin 1960, Haxhiu punoi si trajner i Lushnjes duke i dhënë asaj një ngjitje historike në vendin e parë atë kampionat. Pak më vonë do të punonte për pak kohë si trajner i Pogradecit që do të ishte dhe përmbyllja e karrierës së tij si trajner.
Abdurrahmani u martua me Liliana Cikonin, balerinë në ansamblin shtetëror, dhe së bashku patën tre fëmijë, Rozetën, Adnandin dhe Arbenin.
Pas vdekjes, më 1971 u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Bashkia e Lushnjes i dha titullin "Qytetar Nderi" në vitin 1994. Pesë vite më pas, Edi Rama, në atë kohë ministri i kulturës, rinisë dhe sporteve, e nderoi me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”. Në vitin 2016, Federata Shqiptare e Futbollit e nderoi me titullin "Pllakatë".
Stadiumi i qytetit të Lushnjes, i ndërtuar në vitin 1961, mban emrin e tij.[3] Ky vendim u mor nga bashkia e qytetit në vitet 1990–92.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.