Teknologjia e lartë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teknologji e lartë, ose më shpesh përdoret me shkurtesën high tech (high-tech ose hi-tech) është teknologjia më e përparuar në dispozicion.
Prodhimet që aktualisht konsiderohen të teknologjisë së lartë shpesh janë produktet elektronike të avancuara kompjuterike. Megjithatë, nuk ka asnjë grup të veçantë të teknologjisë që është teknologji e lartë, definicioni është i lidhur më shumë me kohën, pra produktet e teknologjisë së lartë në të kaluarën, tani mund të përdoret nga secili dhe çdo ditë dhe të konsiderohet si teknologji jo e lartë.
E kundërta e teknologjisë së lartë është teknologji e ulët, zakonisht duke iu referuar teknologjisë të thjeshtë, shpesh tradicionale ose mekanike; për shembull, një makinë llogaritëse është një pajisje e teknologjisë të ulët.