shtet në Evropën Veriperëndimore From Wikipedia, the free encyclopedia
Holanda (holandisht Nederland), joformalisht Holland, është shtet që ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Është më i madhi nga katër vendet përbërëse të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.
Parimi: [Je maintiendrai] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) (French) (anglisht: "I will maintain") | |||||
Himni: [Wilhelmus] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) (Dutch) (anglisht: "William of Nassau") | |||||
Kryeqyteti | Amsterdami[lower-alpha 1] 52°22′N 4°53′E | ||||
Selia e qeverisë | Haga[lower-alpha 1] | ||||
Qyteti më i madh | capital | ||||
Gjuhët zyrtare | Holandisht | ||||
Gjuhët rajonale | Anglisht Papiamento Frizian Perëndimor[lower-alpha 2] | ||||
Gjuhët e njohur | Holandishtja e Saksonisë së Ulët Gjuha holandeze e shenjave Limburgisht Sinte Romani Jidish[lower-alpha 3] | ||||
Grupet etnike (2020) |
| ||||
Besimi (2020) |
| ||||
Nofka | Holandezë | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia kushtetuese parlamentare unitare | ||||
• Mbreti | Willem-Alexander | ||||
• Kryeministër | Mark Rutte | ||||
Kuvendi | Shtetet e Përgjithshme | ||||
Senate | |||||
Dhoma e Përfaqësuesve | |||||
Themelimi | |||||
• Para pavarësisë | Holanda spanjolle | ||||
• Act of Abjuration | 26 korrik 1581 | ||||
• Traktati i Münster | 30 janar 1648 | ||||
• Themelimi i mbretërisë | 16 mars 1815 | ||||
• Dita e Çlirimit | 5 maj 1945 | ||||
• Karta e Mbretërisë | 15 dhjetor 1954 | ||||
• Riorganizimi i Karaibeve | 10 tetor 2010 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 41,850 km2 (16,160 sq mi) (131st) | ||||
• Ujë (%) | 18,41[5] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | 19 nëntor 2022[6] (67-të) | ||||
• 2011 census | 16.655.799[7] | ||||
• Dendësia | 423/km2 (1,095.6/sq mi) (16-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $1,2 trilion [8] (27-të) | ||||
• Për kokë banori | $68.572[8] (13-të) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $1,01 trillion[8] (19th) | ||||
• Për kokë banori | $57.836[8] (13-të) | ||||
Monedha |
| ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2020) | 28.2[10] i ulët | ||||
IZHNJ (2021) | 0.941[11] shumë i lartë · 10-të | ||||
Zona kohore | UTCUTC+01:00 ((Zona Kohore e Evropës Qendrore) UTC−04:00 (AST)[lower-alpha 6]) | ||||
• Verës | UTCUTC+02:00 (CEST) UTC−04:00 (AST) | ||||
Formati i datës | dd-mm-yyyy | ||||
Rryma elektrike | 230 V–50 Hz | ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||
Prefiksi telefonik | +31, +599[lower-alpha 7] | ||||
Kodi i internetit TLD | .nl, .bq[lower-alpha 8] | ||||
|
Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.
Holanda është një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holanda u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Holanda gjithashtu quhet Holland në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë, Holland është vetëm një rajon brenda vendit që përbëhet nga Hollanda e Veriut dhe e Jugut, dy nga dymbëdhjetë provincat e kombit.
Holanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1815 dhe një demokraci parlamentare që nga viti 1848. Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2017, The Economist e renditi e Holandën si vendi i 11-të më demokratik në botë.
Mbreti është kreu i shtetit, aktualisht Willem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara. Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave, mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.
Në praktikë, pushteti ekzekutiv është i formuar nga Këshilli i Ministrave (ministerraad), këshilli vendimor i kabinetit holandez. Kabineti përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra janë ministra pa portofol. Kreu i qeverisë është kryeministri i Holandës}, i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të koalicionit. Në fakt, kështu ka qenë vazhdimisht që nga viti 1973. Kryeministri është "i pari ndër të barabartët", që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual është Mark Rutte.
Kabineti jep llogari në parlamentin dy-dhomësh, (Staten-Generaal), që ka gjithashtu fuqi legjislative. Të 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët, zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të cilat mbahen çdo katër vjet ose pas rënies së kabinetit (për shembull: kur një nga dhomat mbart një mocion mosbesimi, Kabineti i ofron dorëheqjen e tij mbretit). Dhoma e Provincave zgjidhet drejtpërdrejt çdo katër vjet si. Anëtarët e asambleve të provincave zgjedhin 75 anëtarët e Dhomës së Provincave (Dhoma e Lartë), e cila ka kompetenca legjislative më pak, pasi ajo thjesht mund refuzojë ligjet, por nuk propozon apo ndryshon ato.
Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve konsultohen paraprakisht në bërjen politikave në fushat financiare, ekonomike dhe sociale. Ata takohen rregullisht me qeverinë në Këshillin Social-Ekonomik. Ky organ këshillon qeverinë dhe këshilla e tij nuk mund të shmangen me lehtësi.
Holanda ka një traditë të gjatë të tolerancës sociale. Në shekullin e 18-të, ndërsa Kisha e Reformuar Holandeze ishte fe shtetërore, katolicizmi, forma të tjera të protestantizmit, të tilla si baptistët dhe Lutherane, dhe Jehudizmi toleroheshin. Në fund të shekullit të 19-të këtë traditë holandez i tolerancës fetare shndërruar në një sistem shtyllor, në të cilën grupet fetare bashkëjetonin veç e veç dhe ndërthureshin vetëm në nivel të qeveritar.
Holanda ka 12 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura provinca të cilat gjenden nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të mbretit të quajtur komisari i mbretit (Commissaris van de Koningin). Joformalisht, në Limburg pozita quhet guvernator. Të gjitha provincat ndahen në komuna (gemeeten) prej të cilave ka 352.
12 njësitë administrative të Holandës me kryeqytetet
Provinca - Kryeqyteti
Brabanta Veriore - 's-Hertogenbosch
Drenthe - Assen
Flevoland - Lelystad
Friesland - Leeuwarden
Gelderland - Arnhem
Groningen - Groningen
Hollanda e Jugut - Den Haag
Hollanda e Veriut - Haarlem
Limburgu - Maastricht
Overijssel - Zwolle
Utrecht - Utrecht
Zelanda - Middelburg
Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131.940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52° 30' V, 5° 45' L dhe 33.883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km.
Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.
Relievi i Holandës është ultësinor. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).
Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në mënyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.
Me 484 banorë për kilometër katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësinë më të madhe në botë,(krahas: Kinës 135, Monakos 16.923)[12].Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.
Sipas statistikave holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1,81 m meshkujt, dhe 1,68 m femrat.[13]
Holandezët përbëjnë 80,6 % të popullatës më së tepërmi ka të ardhur nga Gjermania (2,4 %) dhe Belgjika (0,7 %),mandej nga ish kolonitë : Indonezia (2,4 %) dhe Surinami (2 %), ma vonë nga Maroko (2 %) dhe Turqia (2,2%).
Gjuha zyrtare është holandishtja, e cila flitet nga shumica dërrmuese e banorëve. Dialektet më të folura në Holandë janë dialektet brabantio-hollandike.[14]
Përveç holandishtes, frizianishtja perëndimore njihet si gjuhë e dytë zyrtare në provincën veriore të Friesland (Fryslân në Frizianisht Perëndimor).[15] Frizianishtja Perëndimore ka një status zyrtar për korrespondencën qeveritare në atë krahinë. Në pjesën evropiane të mbretërisë dy gjuhë të tjera rajonale njihen sipas Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.[16]
E para nga këto gjuhë të njohura rajonale është saksonishtja e ulët (Nedersaksisch në holandisht). Saksonia e ulët përbëhet nga disa dialekte të gjuhës gjermane të ulët të folur në veri dhe lindje të Holandës, si Tweants në rajonin e Twente dhe Drents në provincën e Drenthe.
Së dyti, limburgishtja njihet gjithashtu si gjuhë rajonale dhe flitet në provincën juglindore të Limburgut.[17]
Anglishtja ka një status formal në komunat e veçanta të Saba dhe Sint Eustatius. Në këto ishuj flitet gjerësisht. Papiamento ka një status zyrtar në komunën speciale të Bonaire. Jidishja dhe gjuha rome u njohën në vitin 1996 si gjuhë jo-territoriale.[18]
Shkrimtarëve më të famshëm holandez janë të Multatuli, Gerard Reve, Harry Mulisch.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.