From Wikipedia, the free encyclopedia
Eurovizioni 2010 apo Festivali Evropian i këngës 2010 (Ang : Eurovision Song Contest 2010, Fre : Concours Eurovision de la chanson 2010, Nor : Europeiske Melodi Grand Prix 2010) ishte Eurovizioni i 55-të dhe u mbajt në Oslo të Norvegjisë. Aleksander Rybak, përfaqësuesi i Norvegjisë fitoi Eurovizionin 2009 në Moskë dhe sipas rregullit fituesi bën që Eurovizionin të organizohet në shtetin e vet. Shqipëria konfirmoi pjesëmarrjen e saj. Kejsi Tola si pjesëmarrësja e fundit e kishte marrë vendin e 17-të me 48 pikë në finalen e Moskës. Vitin e kaluar në Festivalin Evropian të Këngës 2009 në Moskë të Rusisë ishin të pranishëm gjithsej 42 Shtete.
Festivali Evropian i Këngës 2010 | |
Gjysmëfinalja e parë | 25 maj, 2010 |
---|---|
Gjysmëfinalja e dytë | 27 maj, 2010 |
Finalja | 29 maj, 2010[1] |
Prezantues(it) | Erik Solbakken Haddy Jatou N'jie Nadia Hasnaoui[2] |
Televizioni transmetues | Skeda:NRKZyrtarellogo.png NRK |
Vendi | Bærum-Oslo[3], Norvegji |
Kënga fituese | Gjermania,Satellite |
Sistemi votues | |
Të gjithë njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë me telefonata apo SMS. Secili shtet që voton i zgjedh 10 shtetet më të votuara dhe të cilat në bazë të SMS-ve ose telefonatave ndahen 1-7, 8, 10 dhe 12 pikë. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kishin të drejtën e votimit në finale. | |
Shqipëria | |
Shqipëria konfirmoi pjesmarrjen në ditët e fundit të gushtit 2010 dhe caktoi datat e festivalit në nëntor. Shqipërinë e prezantoi këngëtarja Juliana Pasha me këngën Nuk mundem pa ty. | |
Numri i pjesëmarrësve | 39[4] |
Vendet debutuese | - |
Vendet e kthyera | Gjeorgjia |
Vendet e larguara | Andorra[5] Republika Çeke[6] Hungaria Mali i Zi |
Festivali Evropian i Këngës 2010 | |
◄2009 • 2011► |
Këtë vit EBU bëri gjithçka që të kthejë shtetet që ishin larguar më parë. Italia nuk e pranoi kërkesën për kthim në Eurovizion. Italia filloi pjesëmarrjen në Eurovizion që nga viti 1956 por u tërheq në vitin 1997. Italia ka bërë 37 pjesëmarrje në Eurovizion.
Gjithashtu edhe në Eurovizionin 2008 në Beograd të Serbisë, Austria u largua për shkak të financave dhe të rezultateve që mori në Festivalin Evropian të Këngës 2007 në Helsinki, Finlandë. Austria në një konferencë për shtyp në Televizionin Austrian në Vjenë vendosi që të mos kthehej në Eurovizionin 2010 në Oslo.
Luksemburgu është tërhequr nga Eurovizioni që nga viti 1994 dhe nuk është kthyer më. Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve i ka dërguar kërkesë Luksemburgut për kthim në Eurovizionin 2010 në Oslo por Luksemburgu nuk e pranoi kërkesën.
Pjesëmarrësit e fundit të Luksemburgut ishin Modern Times që në Eurovizion 1993 morën vendin e 20-të me 11 pikë gjithsej. Luksemburgu ka refuzuar çdo kërkesë për kthim që nga viti 1994 dhe ka mundësi që edhe në vitet e ardhshme të mos kthehet.
Andorra që dështoi për të gjitha kohërat në Eurovizion me një herë vendin e fundit ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka sqaruar nëse mund të largohet. Arsyeja pse Andorra mund të largohet është sepse 11% e buxhetit harxhohet në Eurovizion. Vitin e kaluar në Eurovizionin 2009 Andorra nuk u kualifikua dot dhe mori vetëm 8 pikë dhe mbeti në vendin e 15-të nga 18.
Vitin 2008 Andorra nuk u kualifikua dot me këngëtaren e mirënjohur katalane Gisela dhe mbeti në vendin e 16-të me 22 pikë gjithsej.
Ndërsa dështimi i Andorrës ishte në vitin 2006 në Athinë të Greqisë ku Andorra nuk u kualifikua dot. Rezultatet më të mira të Andorrës janë në vitin 2007 ku Andorra mori gjithsej 80 pikë me vendin e 12-të në gjysmë-Finale dhe vetëm për 10 pikë nuk u kualifikua dot. Shteti që Andorra ka dhënë pikë më shumë dhe që ka marrë pikë më Shumë në gjysmë-Finale është Spanja me gjithsej 48 Pikë.
Kosova u interesua në Eurovizion që nga viti 2008, por shkaqet politike me Serbinë nuk e lejuan dot. Në vitin 2009 Kosova u interesua për pjesëmarrje por nuk ishte pjesëtare e EBU Bashkimit të Televizioneve. Drejtori i Eurovizionit me vite me radhë Svante Stokselius nga viti 2006 i ka dhënë leje Kosovës të transmetojë Eurovizionin Live me gjysmë-finale dhe finalen e madhe. Shumica e shteteve në Evropë dhe Shumica e shteteve në Eurovizion kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur kështu-që kjo mund ti jep mundësi Kosovës të debitojë për herë të parë në Oslo ose në Eurovizionin 2011.
Lihtenshtajni një shtet i vogël në mes Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë nuk është pjesë e EBU ende. Eurovizioni bëri kërkesë në Lihtenshtajn për pjesëmarrje dhe debutim në Eurovizionin 2010 por pas një javë Lihtenshtajni dhe Televizioni i tyre dha një konferencë që nuk do marrë pjesë por mundësisht në Eurovizionin 2011.
Shtetet tjera si San Marino që debitoi në Eurovizion në vitin 2008 por pastaj u tërheq në vitin 2009 mund të kthehet në Eurovizionin 2010. Kështu ka deklaruar Televizioni i San Marinos. Këtë vit shteti i parë për përzgjedhjen e këngës është Azerbajxhani në nëntor 2009.
Telenor Arena ishte vendi organizator për Festivalin Evropian të Këngës 2010 në Norvegjisë. Telenora Arena u konfirmua që nga qershori si vendi ku do mbahej viti i ardhshëm i Eurovizionit. Telenor Arena është një ndër arenat/stadiumet më të mëdha në Norvegji. Dy Arena u nominuan për të mbajtur Eurovizionin por më në fund u konfirmua se Telenor Arena do jetë vendi organizatorë dhe zyrtarë. Gjithsej në Eurovizion 2010 janë mbledhur 31 shtete por ka edhe disa kohë deri sa të mbyllet. Shteti i parë këtë vit që do zgjedh këngën është Azerbajxhani. Vitin e kaluar këngën e parë e zgjodi Shqipëria më 21 dhjetorë 2008.
Që nga viti 2004 në Stamboll kur ky version filloi të jetë aktiv që 4 shtete të jenë në Finale të madhe pa kaluar gjysëm-finalen , EBU apo Bashkimi Evropian i Televizioneve ka menduar që ky version të mos jetë më aktiv. Big 4 formulohet nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe shteti udhëheqës. Me që Oslo 2010 po shënon një ulje të Pjesmarrësve ata menduan që në gjysëm finalen e parë të jen 17 shtete gjithsej, 16 në gjysëm-finalen e dytë pa përfshirë Big 4 apo 4-shen e Madhe. Big 4 përbëhet nga shtetet që janë sponzorë kryesorë që e mbajnë Festivalin Evropian të Këngës aktiv. Nga viti 1998, Italia u largua nga pjesmarrja por edhe Italia ka qenë si sponzorë kryesorë në Eurovizion. Ajo u rikthye në Festivalin Evropian të Këngës 2011, pas 14 vitesh mungesë, duke qënë pjesë e Big 4. Por dihet se Norvegjia ishte Finalist. Pavarësisht Big 4 Norvegjia ishte vend organizatorë dhe finalist.
Çdo vit në Festivalin Evropian çdo shtet pjesmarrës përshirë edhe shumë tjerë që nuk bëjnë pjesë, jan tërhequar apo të pa mundur për hyrje transmetojnë eventin në versionin LIVE. Komentatorët tregojnë informacione rreth këngës etj. Shtetet që nuk janë pjesmarrëse në Festivalin Evropian apo Eurovizion që rregullisht transmetojnë këtë event është Austria, ndërsa shtetet që nuk e kanë shijuar eventin por që kanë mundësi është Kosova. Austria la festivalin në vitin 2008 për shkak të rezultateve jo të kënaqme në vitin 2007. Festivalin Evropian përvec shteteve që kanë bërë pjesmarrje në event ka edhe shtet që nuk ka bërë pjesmarrje. Ky shtet është Kosova. Kosovës i dha mundësi drejtori i Eurovizionit apo Festivalit Evropian zoti Svante Stockstelius. Në një konferencë për hapjen e festivalit të 53-të të Eurovizionit që u bë në Beograd për nder të fitores në Helsinki të Finlandës zoti Stockstelius tha që edhe Kosova duhet që të transmetojë këtë event Europian. Kosova ende nuk ka të drejt të hyjë në Festivalin Evropian me që nuk është pjesë e EBU apo Bashkimit Evropian të Televizioneve.Gjithashtu ky event transmetohet edhe për rreth oqeanit atlantik, indian dhe paqësorë duke mbërritur në Australi dhe Zelandën e re. Australia filloi të transmetojë që nga dekada e kaluar. Gjithashtu edhe Zelanda e re filloi të transmetojë në vitin 2006 në Athinë.
Viteve të fundit gati çdo televizion ka faqen në internet që transmeton live eventin në internet. Por më kryesorja që ka qenë vite më parë është në faqjen zyrtare të eurovizionit Eurovision.tv. Transmetimi në internet i jep mundësi shikuesve që të shohin live eventin nga çdo vend i botës
Telenor është një kompani e transmetimit në telefona mobilë në Norvegji. Telenor është përhapur edhe në shumë vende europiane. Gjithashtu kjo kompani është bërë sponzor kryesorë i Festivalit Evropian të Këngës 2010 gjithashtu duke ofruar njerëzve norvegjez të shikojnë live edhe në mobile.
Gjithashtu Digitalb është një kompani e TV dhe e transmetimit të televizioneve në mobile në Shqipëri. Dibitalb është kompania 2 dyta më e zhvilluar për transmetimin e TV në Mobile pas Holandës por ende nuk ka dhënë informacion që të jetë gjithashtu një ndër kompanitë që ofrojnë live Festivalin.
Festivalin Evropian/Eurovizionin/Eurofestin/Eurosong-un, Emër që përdoret në shumë shtete. Televizionet që transmetojnë festivalin evropian janë më shumë se 100, nga më shumë se 50 shtete. Arrin rreth 100.000.000 shikues në natat e festivalit. Gjithsesi këtë festival e udhëheqin LIVE shtetet që marrin pjesë, nuk marrin pjesë, nuk mund të marrin pjesë, dhe shtetet që më parë kanë marrë pjesë por për shkak të financave të televizionit nuk mund të marrin pjesë.
Festivali Evropian këtë vit ka ndryshuar të gjithë formën e votimit, duke bërë mënyrë tjetër të votimit. Në këtë vit juria nacionale nga e gjithë Europa votoi 50% në votim ndërsa 50% tjera të televotuesve[8][9].Vitin e kaluar dhe viteve tjera versioni ishte që 9 shtete të shkonin në finale me televota dhe 1 me jurinë nacionale që domethënë 90% Televotim dhe 10% Juri. Por këtë vit Eurovizioni ndyrshoi rregullat. Kjo formë u bë publike në dhjetor të vitit 2009.
Gjithashtu është bërë një rregull i ri i Eurovizionit duke i ngjarë shumë të Festivalit Evropian të Këngës për fëmijë apo Junior Eurovision. Tani teleshikuesit do te duhen të votojnë këngën apo këngët e preferuara nga fillimi e deri në mbarim te eventit.Ky rregull hyri në fuqi në dhjetor me arsyre të rregullit të ri të Festivalit 50/50[10].
Shtetet që votuan sipas finales:[11]
Shumë fansave të hershëm të Eurovizionit që e kanë përcjellur që nga vitet 1999 e më parë kanë dhënë dëshirën e tyre që orkestra të jetë prap në Eurovizion. Fansat kanë publikuar këtë lajm në faqjet më të vizituara të internetit si Facebook[12][13]. Kthimi i orkestrës nuk do të ndikojë shumë në mendimin e fansave por EBU ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë për arsye se në vitet 80-ta shumë shtete tëheqësishin pjesmarrjen për shkak të orkestrës. Njëri nga këta është Spanja. Spanja viteve 80-ta kishte hitet në të mira në Eurovizion. Fansat pëlqenin dhe ende pëlqejnë këngët e tyre në atë kohë, duke ndëgjuar tingullin orgjinal të këngës por në kohën e Eurovizionit, në performancën Live Orkestra merrte në dorë gjithë muzikën për c'fardo zhanri. Kështu që Spanja viteve 80-ta pavarësisht pëlqimit të fansave me rregullin e Eurovizionit atë kohë që votonte vetëm juritë nga çdo shtet Spanja ngelte vendeve të fundit gati në çdo vjet.
Gjithashtu Radio televizioni i Norvegjisë nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë mënyrë por Jan Fredrik Heyerdahl një pjesmarrës në Orkestrën e radios së Norvegjisë ka shprehur se orkestra mund të bëjë pjesë në Eurovizion me kusht që EBU dhe NRK të jenë dakord. Në qoftë se kjo gjë nuk ndodh Norvegjia do jetë prapë e interesuar në kthimin e saj.
Këtë vit potet u ndanë në 5 grupe. Shqipëria u bë pjesë e potit e parë apo Grupi i parë. Potet u vendosin shtetet që do të ndaheshin në Gjysëm-Finale dhe shtetet si Franca, Gjermania, Norvegjia, Spanja dhe Britania e Madhe u caktuan se në cilan nga gjysëm-finalet do të votonin. Potet janë të rëndësishme në Eurovizion duke filluar në ndarje. Ndarja e shteteve, votimit etj u mbajt më 22 mars, 2010.
Poti 1 | Poti 2 | Poti 3 | Poti 4 | Poti 5 |
---|---|---|---|---|
|
|
|
Festivali Evropian i Këngës do ketë gjithsej 39 Shtete[14].
Këtë vit Bashkimi i radiotelevizioneve i njohur si EBU bëri ndarjen e shteteve dhe do ishte zyrtare se edhe këtë vit metoda e ndarjes ishte e njejtë. Sikurse vitin e kaluar gjysëm-finalistët kualifikoheshin në finale dhe 4 sponsorët dhe shteti organizatorë bënin pjesmarrjen automatike në finale. Edhe këtë vit ishte metoda e njejtë. 17 shtete morën pjesë në gjysëm-finalen e parë gjithashtu edhe të dytën dhe 5 shtete tjera në finalen e madhe që u mbahet më 27 maj.
EBU në gusht publikoi një konferenë për shtyp duke thënë se këtë vit mund që 4 finalistët të bëjnë pjesë në Gjysëm-Finale. Por në janar kjo formë e bashkimit të radiotelevizioneve u anulua. Sikurse viteve tjera këtë vit në finale do shkojnë 5 shtete automatike. Këto 4 shtete janë shtete që mbajnë Eurovizionin në formë duke sponzoruar. 4 shtetet që kalojnë në finale janë : Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Spanja dhe shteti organizatorë që këtë vit është Norvegjia ishte shtet në finale. Vitin e kaluar fitoi Alexander Rybak i cili solli Eurovizionin në shtetin e vet. Për dallim nga viti i kaluar këtë vit numri i pjesmarrësve ishte më i varfër.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.