From Wikipedia, the free encyclopedia
Qeveria e tretë e Kryeministrit Edi Rama është qeveria e 67-të qeverisëse e Republikës së Shqipërisë e cila u mandatua zyrtarisht nga Presidenti Ilir Meta më 18 shtator 2021.[1][2] Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia Socialiste fitoi për të tretën herë radhazi shumicën e vendeve nëKuvend dhe gjithashtu për të dytën herë radhazi të drejtën për të formuar një qeveri pa ndihmën e koalicioneve.[3]
Qeveria Rama III | |
---|---|
Kabineti i 67 i Shqipërisë | |
2021‒në detyrë | |
Data e krijimit | 18 shtator 2021 |
Njerëz dhe organizata | |
Presidenti | Ilir Meta Bajram Begaj |
Kryeministri | Edi Rama |
Zëvëndëskryeministri | Belinda Balluku |
Nr. i ministrave | 16[lower-alpha 1] |
Partitë anëtare | PS |
Statusi në legjislaturë | Shumicë |
Parti opozitare | PD, LSI, PSD, PR, PDIU, PAA, LZHK, PLL, PBDNJ |
Kryetarë opozitarë | Sali Berisha |
Historia | |
Zgjedhja e kaluar | Zgjedhjet 2021 |
Paraardhës | Qeveria Rama II |
Qeveria u prezantua për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste nga vetë Edi Rama.[4][5] Më 14 shtator 2021, Presidenti dekretoi qeverinë pas një verifikimi të bërë në organet e drejtësisë, përfshirë edhe SPAK.[6] Në mbledhjen e dytë pas konstituimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë në datat 16 dhe 17, ministrat, të kryesuar nga kryeministri Rama, prezantuan në një seancë maratonë prej 20 orësh programin qeverisës, në përfundim të të cilit u miratuan nga kuvendi.[7] Në datën 18 u bë betimi para presidentit dhe vetëm në mesditë Këshilli i ri i Ministrave u mblodh për herë të parë duke marrë vendimet e para.[8]
Qeveria e tretë Rama ndryshon pak nga fundi i mandatit të mëparshëm, duke bërë që postet e saj kyçe t'u besohen sërish të njëjtëve ministra. Ministrat si Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu u rikonfirmuan në postet e mëparshme, duke pasur parasysh popullaritetin e fituar gjatë ushtrimit të detyrës.[9] Të dyja u renditën lart në sondazhe, veçanërisht zonja Manastirliu, nisur nga situata pandemike e COVID-19, e cila i dha asaj shumë popullaritet me menaxhimin e situatës në vend, ku pavarësisht kritikave mbizotëruan reagimet pozitive.[10]
Qeveria e re shqiptare u vlerësua gjerësisht për dominimin e grave në postet ministrore. Nga 17 ministri, 12 do të drejtohen nga gratë, duke e bërë atë të pestën në nivel global në përfaqësimin e grave në kabinet, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara.[11][12][13] Vetë Rama në fjalimin e tij në parlament e cilësoi si “Kjo qeveri e re do të hyjë në histori si kabineti me numrin më të madh të grave”.[14] Në këtë mandat të ri, Arben Ahmetaj u rikonfirmua në detyrë edhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformës, por u emërua edhe zëvendëskryeministër.[15] Duke i dhënë rëndësi programit të rindërtimit dhe rimëkëmbjes nga pasojat e tërmetit të nëntorit 2019, ku u dëmtuan banesa, shkolla, objekte kulturore dhe historike, si dhe infrastrukturë.[16]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.