politikane From Wikipedia, the free encyclopedia
Ogerta Manastirliu (Tiranë, 31 dhjetor 1978) është një politikane shqiptare e Partisë Socialiste e emëruar më 10 shtator 2017 ministre e Shëndetësisë.
Ogerta Manastirliu | |
---|---|
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 25 Qeshor 2017 – aktiv | |
Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale | |
Në detyrë 13 Shtator 2017 – aktiv | |
Kryeministri | Edi Rama |
Paraprirë nga | Arben Beqiri |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë | 31 dhjetor 1978
Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
Shkollimi | Universiteti i Tiranës |
Nënshkrimi | |
U lind në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Kreu studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka marrë edhe titullin "Master në Shkencë" në degën e Kimisë së Përgjithshme.
Ajo mban titullin "Doktor i Shkencave", në Kimi Analitike dhe Mjedis.
Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejton Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Nga marsi 2017 është Ministre e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë.
Më 3 dhjetor 2018 Lëvizja për Universitetin publikoi disa të dhëna, ku pretendohet se ministrja Manastirliu ka kopjuar temën e diplomës nga puna e diplomantit shkencor afrikanojugor Fannie Mnisi.[1]
Ministrja Manastirliu i hodhi poshtë akuzat ndërkohë që Profesorja udhëheqëse e Doktoraturës i hodhi gjithashtu poshtë akuzat duke deklaruar se Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen".[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.