komunë në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Komuna e Pejës është njësi administrative në pjesën veri-perëndimore të Kosovës. Ajo bën pjesë së bashku me Komunat e Burimit dhe Klinës në Rajonin e Pejës. Qendra administrative e Komunës së Pejës është qyteti i Pejës. Komuna e Pejës përbëhet nga qyteti i Pejës dhe 95 fshatra. Komuna kufizohet në perëndim dhe në veri nga Mali i Zi, në lindje nga Komuna e Burimit dhe Komuna e Klinës dhe në jug nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Deçanit.
Komuna e Pejës | |
---|---|
Komunë | |
Skeda:Peja2011.PNG | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 96,450 [1] |
{{{postal_code_type}}} | 30000 |
Faqja zyrtare | KK Pejë |
Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.
Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.
Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte kryetari Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.
Karakteristike e përgjithshme e pozitës së Pejës është se; ajo shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit, para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve shqiptare (Albanian Alps).Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tërë Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45-50 shkallë dhe 42-53 shkallë dhe gjatësisë gjeografike lindore 19 shkallë, 58’ 30’ gjer më 21 shkallë. Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta.Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.
Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamika që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlën (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të qujtur ‘ “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m-3 në sekond. Por malët e Pejës janë të pasur edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare. Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe të klimës, kanë ndikuar në banimin e ketyre territoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit të Gadishullit Ballkanik. Dardanet, janë formuar si kombësi sipas E. Qabej, para shek. XII p.e.s.
Kur bëhet fjalë për treven e Dardanisë, në të cilën përfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qendror në kohën para Romake. Dardanët, përmenden si luftëtar të fortë, xehtar shumë të mirë, blegtorë dhe tregtar të njohur. Dardanet ishin fisi më i madh Ilir që u vue në krye të mbretërisë dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë.
Peja-Qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor Peja me 95.723 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%). Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7.Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin. Kurse me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqipërisë.Territori i Komunës së Pejës përbehët nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.
Nga fillimi i nëntor të vitit 2016, jetës politike të Pejës i'u shtua edhe një forcë e re kombëtare Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar - Dega Pejë[2] .
Peja, është njëri nga qytetet më të pasura të Kosovës. Nga 603 km 2, po thuaj gjysma e teritorit ësht zonë malore- Rugova, e pasur më pyje e kullosa dhe e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë. Pjesa tjetër qyteti më rrethin është tokë e pjellore dhe e punueshme, e përshtatëshme për zhvillimin e bujqësisë, pemtarisë, vreshtarisë etj.
Peja ishte qytet industrial më me se 10 fabrika por për momentin ato kryesisht nuk janë aktive. Në Pejë, po zhvillohet me sukses biznesi privat me mëse 4.000 biznese të regjistruara. Në procesin e privatizimit pritet që në Pejë të hapen vende të reja pune dhe të mëkëmbet zhvillimi ekonomik.
Në Pejë gjithashtu gjendet edhe terminali doganor apo pika doganore.
Përbërja etnike | |||||||||||||
Viti/Popullsia | Shqipëtarë | % | Serbë | % | Malazezë | % | Romë | % | Boshnjakë | % | Të Tjerë | % | Gjithsej |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1961 Census | 41,532 | 62.35 | 8,852 | 12,701 | 728 | 1,397 | 2.1 | 66,656 | |||||
1971 Census | 63,193 | 70.12 | 9,298 | 11,306 | 433 | 5,203 | 90,124 | ||||||
1981 Census | 79,965 | 71.99 | 7,995 | 9,796 | 3,844 | 3.46 | 8,739 | 111,071 | |||||
1991 Census | 96,441 | 75.5 | 7,815 | 6,960 | 4,442 | 3.5 | 9,875 | 127,796 | |||||
January 1999 | 104,600 | 9500 | 3,500-4,000 | 4,000-4,200 | 113,000 | ||||||||
May 2006 | 78,712 | 86.3 | 10 | 1,800 | 1.9 | 5000 | 5.4 | 91,112 | |||||
Burime: Yugoslav Population Censuses for data through 1991, OSCE estimates for data from 1999 and 2006 |
Me 2003 qyteti ka një popullsi prej 81,800 banor.[nevojitet citimi] kurse si komunë në tërësi ka rreth 160.000 banorë
Në Pejë, jeta kulturore është mjaft e bujshme. Peja ka Kino-Teatrin “Jusuf Gërvalla”, Teatrin Profesional të Qytetit "Istref Begolli", Biblotekën Rajonale “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Galerinë e Arteve, Institutin për Mbrojtjën e Monumentëve, Qendren Multiprofesionale në Fierzë, e shumë monumente me vlera të medha kulturore e historike. Në Pejë, veprojnë edhe shumë shoqëri kulturore e artistike siç janë Kori i Qytetit, Ansambli "Haxhi Zeka", “Sofra Pejane”, Ansambli "Rugova", "AVI Përparimi" etj. të cilat zhvillojnë veprimtari të çmueshme kulturore artistike.
Komuna e Pejës, në kohën e masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, ka pasur 6 biblioteka publike me 87.212 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 64.231 libra, derisa degët e saj për rrethet Vitomiricë, Baran, Tërstenik, Zahaq dhe Gorazhdec kanë pasur koleksione prej 22.981 librash.
Si pasojë e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe, 4 biblioteka me 20.171 libra janë zhdukur dhe vetëm biblioteka e qytetit të Pejës dhe ajo në Gorazhdec (që pothuajse plotësisht ka qenë e mbushur me libra serbo-kroate) kanë mbijetuar.
Veshje karakteristike të Rugoves e të Rrafshit të Dukagjinit mund te vizitohen në Muzeun Kombëtar të traditës shqiptare në Pejë, pranë sheshit "Haxhi Zeka".
Peja si qytet ka Stadiumin e Futbollit "Shahin Haxhiislami","Pallatin e Sporteve “Karagaçi” dhe një numër të madh të klubeve të futbollit (BESA - www.kfbesa.com,), basketbollit,(PEJA,KB 12), hendbollit (BESA - www.khbesa.com),Klubin e Boksit (PEJA) kampion i shumfishtë i Kosoves, karates (IPPON), xhudos (IPPON), skitaris (ALPI,PEJA,RUSOLIA), Klubi i Taekwondo-se Peja - www.tkd-peja.tk bjeshkatarisë, motoçiklistëve etj. të cilat zhvillojnë aktivitete të shumta kulturore e sportive. Peja njihet edhe si "qyteti i basketbollit", gjithashtu është shpallur edhe si qyteti i sportit në vitet 2004,2005,2006.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.