Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI ose Human Development Index ) është një statistikë e përbërë nga tregues të ndryshëm që shërben si indikator i renditjes së vendeve sipas nivelit të "zhvillimit njerëzor" dhe i ndan ato në vende të zhvilluara (zhvillim i lartë), vende në zhvillim (zhvillim mesatar), dhe vende të pazhvilluara (zhvillim i ulët). Statistika përbëhet nga statistikat e Jetëgjatësisë, Edukimit dhe PKB (Prodhimi Kombëtar Bruto).
Origjina e HDI
Origjina e HDI duhet gjetur në Raportin e Zhvillimit Njerëzor (HDR) që gjendet në Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDRP). Këto programe u filluan në vitin 1990 nga Mahbub ul Haq dhe ka qëllimin e caktuar: "për të zhvendosur fokusin e zhvillimit ekonomik nga llogaritja e të ardhurave kombëtare drejt politikave të përqendruara ndaj popullit."[2].
Për të krijuar HDR, Haq mblodhi bashkë një grup të njohur ekonomistësh si : Paul Streeten, Frances Stewart, Gustav Ranis, Keith Griffin, Sudhir Anand, and Meghnad Desai. Por ishte puna e Amartya Sen që dha thelbin e konceptit. Haq ishte i sigurt se një përzierje e matësve të zhvillimit njerëzor do të duhej për të bindur publikun, akademikët dhe politik-bërësit kështu që ata mund të vlerësonin zhvillimin jo vetëm nga ana ekonomike por gjithashtu edhe nga përmirësimet në mirëqenien e njerëzve. Sen fillimisht e kundërshtoi këtë ide, por ai e ndihmoi Haq për të krijuar Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI). Sen ishte i shqetësuar për shkak se ishte e vështirë të kapje tërë kompleksitetin e faktorëve njerëzorë në një tregues të vetëm por Haq e bindi atë se vetëm një numër i vetëm mund të tërhiqte vëmendjen e politik-bërësve nga përqendrimi ekonomik deri në mirëqenien e njerëzve.[3][4]
HDI është përdorur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1990.
Tre dimensionet e HDI VOLL HD
HDI kombinon tre dimensione:
- Jetëgjatësia në lindje, një tregues i shëndetit dhe jetëgjatësisë së popullatës.
- Dija dhe edukimi, të matura nga shkalla e analfabetizmit të të rriturve dhe disa statistika të tjera.
- Standardi i jetesës, të matura nga prodhimi kombëtar bruto për frymë.
Metodologjia
Formula që përcakton HDI është shpallur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDRP)[5] Në përgjithësi, për të transformuar një variabël të papërpunuar, le të themi , në një tregues pa njësi ndërmjet 0 dhe 1, përdoret formula e mëposhtme:
- -index =
ku dhe janë vlerat më të ulëta dhe më të larta që variabla mund të marrë, respektivisht.
HDI pastaj përfaqëson një shumë uniformë ⅓ e kontribuar nga secili prej këtyre treguesve:
- Treguesi i Jetëgjatësisë =
- Treguesi i Edukimit =
- Treguesi i Analfabetizmit i të Rriturve =
- Raporti Bruto i Rregjistrimeve (në shkollë) =
- GDP =
Raporti i 2009
Raporti i 2009 u lëshua në 5 tetor 2009 dhe mbulon periudhën e vitit 2007. U titullua "Kapërcimi pengesave: Ndryshimi dhe zhvillimi njerëzor". Vendet e para në HDI u grupuan në një kategori te re të quajtur "Zhvillim Njerëzor Shumë i Lartë".[6] Ato janë:
|
|
Shih edhe
Burim i të dhënave
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.