Snjezhana Kordiq (kroatisht: Snježana Kordić Hr-Snježana Kordić.ogg Script error: No such module "IPA". , Osijek, Kroaci, 29. Tetor 1964.) është një linguiste kroate.[1] Përveç punës së saj në sintaksë, ajo është marrë edhe me sociolinguistikë.[2] Kordiq është e njohur midis jo-specialistëve për artikuj të ndryshëm kundër politikës pastruese dhe përshkruese të gjuhës në Kroaci.[3] Libri i saj i vitit 2010 me titull "Gjuha dhe nacionalizmi" në masë të konsiderueshme e popullarizoi teorinë e gjuhëve pluricentrikeBallkan.[4] Jeton në Zagreb.

Fakte të shpejta U lind në, Kombësia ...
Snjezhana Kordiq
Thumb
U lind në (1964-10-29) 29 tetor 1964 (60 vjeç)
KombësiaKroat
ShtetësiaKroacia Kroacia
ShkollimiUniversiteti i Zagrebit
Universiteti i Osijekut
Universiteti i Münsterit
Njohur përGjuha dhe nacionalizmi (2010)
Karriera shkencore
FushatGjuhësia
InstitucionetUniversiteteGjermani dhe Kroaci
Mbylle

Biografia

Snjezhana Kordiq ka diplomuar në Universitetin e Osijekut në vitin 1988 dhe ka një Mr. Sci. në Gjuhësi nga Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Zagrebit (1992). Ajo arriti të marrë gradën akademike Doktor i Filozofisë në Zagreb në vitin 1993.[5]Gjermani Kordiq ka marrë një habilitacion në Filologjinë Sllave (Docentprivat) nga Universiteti i Münsterit në vitin 2002.[6]

Snjezhana Kordiq ka kryer studime dhe hulumtime në disa universitete kroate dhe gjermane. Në vitet 1990–91 ajo ishte asistente në Universitetin e Osijekut, ndërsa në vitet 1991–95 ishte asistente në Universitetin e Zagrebit.[7] Pastaj, ajo shkoi në Gjermani[8] ku punoi si ligjëruese në Universitetin e Bochumit në vitet 1993–98. Më vonë shërbeu si profesor në Universitetin e Münsterit në vitet 1998–2004. Pas kësaj, ishte profesor mysafir në Universitetin Humboldt të Berlinit në vitet 2004–05. Në vitet 2005–07 Kordiq ishte ligjëruese në Universitetin e Frankfurtit.[9]

Gjuha dhe nacionalizmi

Thumb
Snjezhana Kordiq me veprën e saj, "Gjuha dhe nacionalizmi." Tërësitë tematike: - Purizmi gjuhësor. - Miti i prishjes së gjuhës. - Purizmi dhe nazizmi. - Gjuha standarde policentrike. - Kriteret sociolinguistike. - Identiteti kombëtar dhe gjuha. - Miti mbi ekzistencën antike të kombit. - Identiteti kulturor është konstruksion. - Rirregullimi i historisë. - Miti mbi martirizimin.

Snjezhana Kordiq kritikon pikëpamjet romantike mbi gjuhën dhe kombin, e të cilat janë shumë të përhapura në Kroaci.[10] Ideja romantike që kombi dhe gjuha duhet të përputhen i ka rrënjët e saj në Gjermaninë e shekullit XIX, por që nga mesi i shekullit XX e këtej, komuniteti shkencor e braktisi këtë ide.[11] Ajo gjithashtu ngritet me argumente kundër ndërhyrjes politike në gjuhësi.[12]

Vepra

  • (1995). Relativna rečenica [Fjali relative] (PDF). Znanstvena biblioteka Hrvatskog filološkog društva ; 25 (në serbo-kroatisht). Zagrebi: Matica hrvatska/Hrvatsko filološko društvo. fq. 366. ISBN 953-6050-04-8. LCCN 97154457. OCLC 37606491. OL 2863536W. SSRN 3460911. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 2014-02-07.
  • (2002). Riječi na granici punoznačnosti [Fjalë në kufirin midis leksikut dhe gramatikës] (PDF) (në serbo-kroatisht). Zagrebi: Hrvatska sveučilišna naklada. fq. 227. ISBN 953-169-073-1. LCCN 2009386657. OCLC 54680648. OL 2863537W. SSRN 3467413. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 2013-08-14.
  • (2018) [botimi i parë 2010]. Jezik i nacionalizam [Gjuha dhe nacionalizmi] (PDF). Rotulus Universitas (në serbo-kroatisht). Zagrebi: Durieux. fq. 430. ISBN 978-953-188-311-5. LCCN 2011520778. OCLC 729837512. OL 15270636W. SSRN 3467646. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 2015-03-02.
    • (2014). Lengua y Nacionalismo [Gjuha dhe nacionalizmi] (në spanjisht). Përkthyer nga Juan Cristóbal Díaz. Madrid: Euphonía Ediciones. fq. 416. ISBN 978-84-936668-8-0. OL 16814702WPërmbajtja {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); |archive-url= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |postscript= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |lay-url= është injoruar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Passhkrimi (lidhja)
  • (2006) [botimi i parë 1997]. Serbo-Croatian [Gjuha serbo-kroate]. Languages of the World/Materials; 148 (në anglisht). Mynihu & Newcastle: Lincom Europa. fq. 71. ISBN 3-89586-161-8. OCLC 37959860. OL 2863538WPërmbajtja {{cite book}}: Lidhje e jashtme në |postscript= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |lay-url= është injoruar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Passhkrimi (lidhja) [gramatika]
  • (2004) [botimi i parë 1997]. Kroatisch-Serbisch. Ein Lehrbuch für Fortgeschrittene mit Grammatik [Gjuha kroato-serbe. Libër mësimi për Studentë të Avancuar me Gramatikë] (në serbo-kroatisht). Hamburgu: Buske. fq. 196. ISBN 3-87548-382-0. OL 15270855W. [botimi i parë ISBN 3-87548-162-3. OCLC 40305383. HathiTrust 004006395.] dhe audiokasetë: 65 min OCLC 179711958

Shih edhe

Thumb
Shpeshtësia e përemrave vetorë (Kordiq)

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.