From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha policentrike ose pluricentrike është ajo gjuhë e cila ka disa rregulla ose versione të kodifikuara të gjuhës standarde për ndryshim nga gjuha monocentrike e cila ka vetëm një rregull ose standard të kodifikuar. Gjuha policentrike (pluricentrike) shpesh korrespondon me disa vende ose kombe të ndryshme. [1][2] Shembuj të tillë janë anglishtja, frëngjishtja, portugalishtja, gjermanishtja, gjuha koreane, spanjishtja, suedishtja, armenishtja dhe kinezishtja.
Nga ana tjetër, një gjuhë që ka vetëm një version të standardizuar zyrtar është gjuhë monocentrike. Shembuj të tillë janë gjuha ruse dhe gjuha japoneze.
Në disa raste standardet e ndryshme të një gjuhe pluricentrike mund të përpunohen deri sa ato të bëhen gjuhë autonome, ashtu siç ka ndodhur me malajzishten dhe indonezishten apo gjuhen hindu dhe Urdu. I njëjti proces është duke u zhvilluar në serbo-kroatisht dhe gjuhën bosnjane.
Gjuha policentrike ose pluricentrike është një gjuhë e folur nga më shumë kombe me kusht që çdo komb të ketë një variant kombëtar standard të njohur nga disa dallime gjuhësore. Këto dallime gjuhësore përfshihen në librat kodifikues të variantit përkatës (d.m.th fjalor, gramatikë, drejtshkrim) dhe secili variant është i kodifikuar në mënyrë të pavarur në përputhje me praktikën gjuhësore të folësve të saj. Gjuha policentrike (pluricentrike) nuk është një përzierje e varianteve, por folësit flasin në formën e njërit prej varianteve. Te gjuha pluricentrike (policentrike) secili variant është standard, që do të thotë se i shërben të gjitha sferave të jetës shoqërore (polifunksionale dhe polivalente).[3][4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.