Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Universiteti i Zagrebit (kroatisht: Sveučilište u Zagrebu , shqiptohet [sʋeǔtʃiliːʃte u zǎːgrebu]; Latin: Universitas Studiorum Zagrabiensis) është universiteti më i madh dhe më i vjetër kroat e gjithashtu edhe universiteti më i vjetër operativ në zonën që mbulonë Evropën Qendrore, në jug të Vjenës dhe në të gjithë Evropën Juglindore.[2]
Sot ky universitet përbëhet nga 29 fakultete, 3 akademi të arteve dhe 1 qendër universitare me më shumë se 70.000 studentë. Në vitin 2015, Universiteti i Zagrebit u rangua në vendin 551 prej 1000 universiteteve në botë, hulumtim ky i bërë nga Qendra për Renditjen Botërore të Universiteteve.[3]
Në këtë institucion të arsimit të lartë, studiuan (në studime themelore, të magjistratursë apo doktoraturës) edhe dhjetëra studentë nga Kosova dhe trojet përreth. Shih më poshtë pjesën me nëntitull "Studentë të shquar".
Historia e Universitetit të Zagrebit filloi në 23 shtator 1669, kur Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake Leopoldi I, nxorri një dekret për lejimin e formimit të Akademisë Jezuite të Qytetit të Lirë Mbretëror të Zagrebit. Dekreti u pranua në Këshillin e Mbretërisë Kroate më 3 nëntor 1671. Për rreth një shekull Akademia ishte drejtuar nga Jezuitët deri sa, kësaj dukurie i dha fund Papa Klementi XIV në vitin 1773. Në vitin 1776 Perandoresha Maria Tereza, lëshoi një dekret për themelimin e Akademisë Mbretërore të Shkencave, e cila e zëvendësoi Akademinë e mëparshme Jezuite. Peshkopi Josip Juraj Shtrosmayer i propozoi Parlamentit Kroat në vitin 1861 themelimin e një Universiteti. Perandori Franc Jozef e nënshkroi dekretin mbi themelimin e Universitetit të Zagrebit, në vitin 1869. Akti i Themelimit është miratuar nga Parlamenti në vitin 1874 e që u ratifikua nga Perandori më 5 janar 1874. Më 19 tetor 1874, u hap edhe zyrtarisht Universiteti Mbretërore i Franc Jozefit I.
Në vitin 1874 Universiteti kishte katër fakultete:
Në vitin 1926, universiteti ishte i përbërë nga shtatë fakultete:
Gjatë Shtetit të Pavarur të Kroacisë (1941-1945), universiteti ishte i njohur si Universiteti Kroat (Hrvatsko sveučilište).
Departamente individuale të Fakultetit Filozofik u bënë fakultete të veçanta në periudhën 1942 - 1946, kur u themelua Fakulteti i Shkencave dhe kjo zgjati deri në vitin 1963.
Në vitin 1956, Fakulteti i Teknologjisë u nda në katër fakultete:
Shkencat biomjekësore
Shkencat sociale
Humaniste
Artet
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.