Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Dr. Nikë Gjeloshi, Doktor i shkencave politike. Ka lindë në Rakoc, Kosovë.
Shkollen fillore e ka kryer në Irzniq, Normalen në Pejë, Fakultetin e shkencave Politike - Politologjinë në Universitetin e Zagrebit. Në Universitetin e Zagrebit ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Ka doktorue shkencat politike. Ka punuar gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës.
Nga viti 1982 – 1989 është sekretar i Sektorit për sistem politik në Lidhjën socialiste të Kosovës. Në vitin 1985, bashkhartues i Dokumentit „Perdorimi i Flamujve në Kosovë“, i cili dokument behet shkas qe për një kohë të mos ndryshohet Flamuri shqiptar në Kosovë. Në vitin 1986 hartues i Strukturës zgjedhore të delegatëve të Dhomave të Kuvendit të Kosovës dhe delegatëve nga Kosova në Dhomat e Kuvendit Federativ të Ish - Jugosllavisë. Qendrimi politik: shqiptarët te perfaqësohen 51.7%, nderkaq harton strukturë perfaqësuese të shqiptarëve 78% dhe zbatohet ajo strukturë e shqiptareve prej 78% në të gjitha nivelet e perfaqësimit në Kosovë dhe ish Federatën Jugosllave.
Vitin 1987 - 1988 është anëtar i Aktivit të Kosovës për ndryshime Kushtetuese dhe mbrojtës i subjektivitetit të Kosovës. Eshtë udheheqës i Grupit punues dhe hartues i „Analizës mbi Debatin publik për ndryshimet Kushtetuese“ në Kosovë. Eshtë kundershtues i Amendamentit të Bogdan Trifunoviqit qe „Kosova të trajtohet qeshtje e Serbisë“, gja qe kundershtimi i tij hudhë amendamentin e Trifunoviqit nga institucionet me të larta politike të ish Jugosllavisë.
Në shkurt 1989 është dergues dhe nenshkrues i dokumentit të Debatit publik mbi ndryshimet Kushtetuese delegatëve të Kuvendit te Kosovës qe të vendosin sipas deklarimit të popullit shqiptar. Vitin 1990 është njeri nga tre themeluesit e Partisë shqiptare demokristiane (e emerton atë Parti ”shqiptare”); është hartues i dokumenteve bazë të asaj Partie dhe nenkryetar i saj.
Vitin 1991 është anëtar i Këshillit Koordinues të Partive politike shqiptare në ish Jugosllavi dhe hartues i Platformes politike të atij Këshilli e njohur si Platforma e tre opcioneve politike shqiptare.Në janar 1991 arrinë të sjellë Delegacionin e UE në Kosovë. Angazhohet në Perendim për zgjidhjën e problemit te Kosovës.
Eshtë autor i Referendumit të 26-30 shtatorit 1991 për “Shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës”.
Nga tetori i vitit 1991 deri në maj 1995 është nenkryetar i Qeverisë se Republikës se Kosovës në exil dhe minister i mbrojtjës i Republikës së Kosovës. Edhe pas dorheqjës nga postet ne qeverisnë e republikës së Kosovës në exil ka veprue për pavarësinë e Kosovës dhe ka udhëzue e mbeshtetë perpjekjet për pavarësi dhe me luftë. Veprimtaria e tij është prezentue edhe permes Librave e publikimeve të tia dhe autoreve tjerë shqiptar e të huaj.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.