From Wikipedia, the free encyclopedia
Procesi i Bolonjës është një seri e takimeve ndërministrore dhe marrëveshjeve midis vendeve Evropiane të dizajnuara për të siguruar krahasueshmërinë e standardeve dhe cilësisë së kualifikimeve të arsimit të lartë. Përmes Marrëveshjeve të Bolonjës, procesi ka krijuar Zonen Evropian të Arsimit të Lartë, në veçanti nën Konventën e Lisbonës. Ajo është emëruar sipas vendit ku ishte propozuar, Universiteti i Bolonjës, me nënshkrimin e Deklaratës së Bolonjës nga ana e Ministrave të Arsimit nga 29 shtete të Evropës në vitin 1999, duke krijuar një pjesë të integrimit Europian.
Ajo ishte e hapur për vendet e tjera nënshkruese të Konventës Kulturore Evropiane,[1] të Këshillit të Evropës; për më tepër takimet qeveritare janë mbajtur në Pragë (2001), Berlin (2003), Bergen (2005), Londër (2007), dhe Leuven (2009).
Para nënshkrimit të deklaratës së Bolonjës, Magna Charta Universitatum ishte lëshuar nga një takim i rektorëve të universiteteve duke festuar 900 vjetorin e themelimit të Universitetit të Bolonjës – ashtu si edhe të universiteteve Evropiane – në vitin 1988. Një vit para deklaratës së Bolonjës, ministratë e arsimit Claude Allegre (Francë), Jürgen Rüttgers (Gjermani), Luigi Berlinguer (Itali) dhe Baronesha Blackstone (Mbretëria e Bashkuar), nënshkruan Deklaratën e Sorbonës[2] në Paris 1998, me qëllim të "harmonizimit të arkitekturës Evropian të Sistemit të Arsimit të Lartë".
Procesi i Bolonjës ka 50 vende pjesëmarrëse.[3]
Vendet të cilat e kanë nënshkruar Deklaratën e Bolonjës, anëtarët e "Zones Europiane të Arsimit të Lartë":[4]
Këto organizata janë gjithashtu pjesë e Procesit: ESU, EUA, EURASHE, EI, ENQA, UNICE, si dhe Këshilli i Evropës dhe UNESCO. Rrjetet e tjera në këtë nivel përfshijnë ENIC, NARIC dhe EURODOC.
Tri shtete kanë aplikuar për t'u përfshirë në Procesin e Bolonjës, por kanë qenë të refuzuara deri më tani.[5]
Chris Lorenz i VU Universitetit të Amsterdamit ka argumentuar se:
Në vitin 2011, Slavoj Zizek i është referuar marrëveshjes si "një sulm mbi përdorimin publik të arsyes" dhe "fundi i jetës intelektuale, ashtu siç e njohim ne".[6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.