From Wikipedia, the free encyclopedia
Komuna e Prizrenit me sipërfaqe prej 640 km2 (5.94% e territorit të Kosovës) gjendet në jugperëndim të Kosovës me 74 vendbanime dhe me rreth 175,000 banorë. Kufizohet me Komunat e Gjakovës, Rahovecit, Suharekës, Shtërpces, Dragashit, Mamushës si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Rrafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 metra të lartësisë mbide- tare. Klima e qytetit është e llojllojshme. Gjeografi i famshëm nga Aleksandria Klaudius Ptolomeu (87-150) në veprën e tij “Gjeografia” përveç tjerash evidenton edhe rrugën që ka lidhur pellgun e Adriatikut me brendinë e Ilirisë. Autori anonim nga Ravena e Italisë që jetoi kah fundi i shek.VII apo fillimi i shek.VIII në veprën e tij “Cosmograpfia” (Përshkrimi i botës) në mesin e 5 mijë e 300 emrave gjeografik të botës së asaj kohe evidenton edhe Therandën. Hartat gjeografike evidentohen me këto emra:Thermidava,Theranda, Petrizen, Zeranda, Prisdiana, Pirenopojë , Perserin, Prisrend, Prizren etj. Mendohet se jeta e Prizrenit fillon me Therandën e lashtë. Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurtër që bashkon pjesën qëndrore të Gadishullit Ballkanik me detin Adriatik. Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të Gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër.
Fshatrat me më së shumti banorë në komunën e Prizrenit janë:
Pozita gjeografike dhe rajonale të Prizrenit më së miri mund të shihet me analizën e pozitës së tij në raport me Kosovën dhe rajonin e Dukagjinit. Shteti Kosovar i përkasin Fusha e Kosovës dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Pozita e mire gjeografike, rajonale dhe resurset e pasura natyrore, pasuria historike e artefakteve kulturore formon bazën e zhvillimit te turizmit në komunen e Prizrenit.[2]
Prizreni është një qytet i lashtë/antik i vendosur përgjatë Maleve të Sharrit dhe përgjatë lumit Lumbardhi i Prizrenit. Topografia e Prizrenit ka një strukturë të valëzuar. Lartësia mbidetare shkon nga 300 deri në 2,476 m brenda kufijve.
Ndërsa qendra e qytetit është e përqendruar në sipërfaqe të sheshtë, topografia kodrinore është vërejtur përgjatë anës perëndimore, dhe sidomos përgjatë anës lindore.
Prizreni bën pjesë në mesin e qyteteve natyrore, ku intervenimi i dorës së njeriut është mjaft i vogël në krahasim me bukuritë që i ka krijuar vetë natyra. Mbi këtë kontekst të përkryer natyror dhe relief mjaft të përshtatshëm gjeografik është ndërtuar e gjithë arkitektura dhe civilizimi shumëshekullor i Prizrenit. Malet e Sharrit shtrihen në jug-lindje të Ko - sovës duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepat në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjajshmëria në thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasn - jëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Gjithashtu shtrihen nga pjesa e Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. me emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pëshkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj këto vargmale shërbyen si murë natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsidero - heshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e Turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajtën Çar-dagh, në dokumentet otomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frënge, “Pamje e bukur” “le bo tën” e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubo - tenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit. Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjërë. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrab - ardhë, bufi dhe shkaba.
Sipërfaqet pyjore në Prizren janë të pasura me rezerva endemike bimore sidomos pisha boshnjake.[3] Sipërfaqet e pyjeve në Parkun Kombëtar "Maleve të Sharrit" janë të njohura edhe me vlerat e tyre natyrore. Sipërfaqja e përgjithshme e komunës së Prizrenit është 63,986 ha., e ku 53 % e kësaj sipërfaqeje janë tokë bujqësore, 39 % pyje dhe 8 % të tjera.
Nga shuma e përgjithshme e reshjeve që bie në territorin e Kosovës, në rajonin e Dukagjinit bien rreth 800 mm në 1 m2 të sipërfaqes, ndërsa në Kosovë, rreth 600 mm në 1 m2. Me rrjedhen e lumit rreth 40 % është mbetje (fundërrine), përderisa rreth 60 % avullohet. Sasia e ujit që derdhet në lumenj është më e madhe në fund të vjeshtës dhe të pranverës, dhe më e ulët në verë dhe dimër. Raporti midis vlerave maksimale dhe minimale të ujit që rrjedh në lumin Drini i Bardhë është 8 : 1.[4]
Rrjedha maksimale e ujit në lumenj vije nga Malet e Sharrit, në lindje të Alpeve shqiptare, e që nganjëherë mund të vonohen deri në vjeshtë (nëntor dhe dhjetor), kur këto rajone kanë reshje të pandërprerë për disa ditë. Përndryshe, për shkak të verës së gjatë dhe të thatë, në vjeshtë nuk ka shumë ujë në këta lumenj, ndërsa rezervat nëntokësore në male nuk janë të mbushura.[5]
Lumbardhi i Prizrenit që është i gjatë 31 kilometra e ka një sipërfaqe prej 2626 km2. Prej vitit 2002 organizohet festivali BunarFest ku organizohet gara e lëshimit me goma në lum. Fillimi i kësaj gare është te KRK Bunari apo 40 bunaret, e fundi e ka te Ura e Gurit afër Hotel Theranda.
Emri i Lumit [6] | Gjatësia në km | Sipërfaqja në km2 |
---|---|---|
Drini i Bardhë | 122 | 4.622 |
Sitnica | 90 | 2.873 |
Lumbardhi i Pejës | 62 | 4.249 |
Morava e Binçës | 60 | 1.552 |
Lepenci |
53 | 6.790 |
Ereniku | 51 | 5.103 |
Lumi i Ibrit | 42 | 1.155 |
Lumbardhi i Prizrenit | 31 | 2.626 |
Hidrografia e rrjedhave ujore të Kosovës ndahet në katër pellgje lumore[7]
Lumi më i gjatë dhe më i rëndësishëm në Prizren është Drini i Bardhë ( 122 km ),[8] ndërsa Lumbardhi i Prizrenit është më i shkurtër, me vetëm 31 km.[9] Pothuajse të gjithë lumenjtë rrjedhin brenda pellgut të lumit Drini i Bardhë. Gjatësia mesatare e degëve të Drinit të Bardhë është 45.8 km.
Përgjatë qendrës së Prizrenit kalon Lumbardhi i Prizrenit, i cili është 35 km.
Lumi Toplluha ka një gjatësi prej 37 km dhe i cili është shpallur si lumi më i rrezikshëm sa i përket përmbytjeve.[10]
Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës i takon pellgut të Detit të Zi, pjesa tjetër, pak më e vogël i takon pellgut të Detit Adriatik dhe pjesa e mbetur i takon pellgut të Detit Egje.[11]
Pavarësisht territorit më të madh që i takon pellgut të Detit të Zi, lumenjtë e pellgut të Detit Adriatik kanë sasi të mëdha të ujit, për shkak se në pellgun e Drinit të Bardhë bie sasi më e madhe e reshjeve, për shkak të maleve të larta, në të cilat gjatë dimrit bie edhe më shumë dëborë, e cila shkrihet në muajt e stinës së pranverës.[12]
Prizren kufizohet me komunat si: Gjakovë, Rahovec, Shtërpcë, Suharekë, Sharri (Dragashi) dhe në kufijtë kombëtarë me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë. Për këtë arsye rajoni i Prizrenit shtrihet në një lartësi prej rreth 400 metra të lartësisë mbidetare dhe disa prej majave të Maleve të Sharrit arrijnë në lartësi deri 2000 m mbi nivelin e detit. [13] Ata janë të rrethuar nga pothuajse të gjitha anët me male të larta dhe të pranishëm një grup i ndarë në mënyrë të qartë. Zonat Dukagjinit dhe Kosovës janë në pjesën e mesme të Ballkanit.
Komuna e Prizrenit kufizohet në veri me komunën e Therandës (Suharekës dhe Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit (Dragashit), në lindje me Komunën e Shtërpcës dhe pjesën perëndimore, në kufijtë kombëtarë me Republikën e Shqipërisë.
Megjithatë, prirjet natyrore japin mundësi të favorshme për lidhjen me rajonet fqinje më të largëta, ndërsa në formimin e lidhjeve kualitative, Prizreni ka një pozicion shumë më të mirë për dy kritere, për turizëm dhe për lëvizjen e mallrave, si lidhje më efikase dhe integrimin në hapësira më të gjera, të tilla si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, rajone tjera dhe Europa.
Klima e qytetit me rrethinë është jashtëzakonisht e larmishme. Në zonat e ulëta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare ka vera shumë të nxehta. Kulturat janë ndër të parat në Evropën Lindore me avantazhe të pakrahasueshme për kulturat bujqësore të: hardhive të rrushit, frutave dhe perimeve.
Në zonat rurale, mbizotëron klima alpine, për shkak se deri në qershor në cepa ka ende disa pjesë të dëborës së mbetur, ku në mes të verës në krye të maleve, ato janë ende plot me dëborë. Ky lloj i konfigurimit jep parakushte për pasuri dhe burime të tjera, për shembull:
Kushtet historike në periudhat e mëparshme nuk ishin në një pozicion të afërm shumë të mirë me qendrat e mëdha të trafikut. Gjithashtu nuk ka pasur hapje të mjaftueshme ndaj rajoneve fqinje si ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, duke shkaktuar që Prizreni të mos përdorte avantazhe që ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimës mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë dhe kushtet natyrore për zhvillimin e turizmit dhe aktivitete rekreative. E gjithë kjo kishte ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit.[14] Sipas Planit Hapësinor të Kosovës, Prizreni është i njohur si një qytet-muze, duke përfshirë edhe vlera antike, aktivitete kulturore, historike dhe tërheqëse të zhvillimeve të tilla si: arsim, tregti, turizëm, bujqësi, prodhimin e ushqimeve të lehta, tekstile, industria farmaceutike.[15] Profili fizik lë të kuptohet se hapja e lidhjeve të komunikimit me rajonet fqinje është një nga objektivat kryesore të strategjisë së zhvillimit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.