From Wikipedia, the free encyclopedia
Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (BEE) është një bashkim ekonomik i shteteve me vendndodhje në Azinë veriore dhe Evropën jugore. Marrëveshja e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik u firmos më 29 maj 2014 nga udhëheqësit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, dhe hyri në fuqi më 1 janar 2015.[1] Marrëveshjet që synonin pranimin e Armenisë dhe Kirgizistanit në organizatë u firmosën respektivisht më 9 tetor dhe 23 dhjetor 2014. Armenia u bë shtet antar në BEE më 2 janar 2015, kurse Kirgizistani më 6 gusht 2015.[2][3][4] Kjo e fundi mori pjesë në BEE si një shtet i aderuar.[5][6]
Bashkimi Ekonomik Euroaziatik ka një treg të vetëm të integruar prej 183 milion njerëz dhe një prodhim të brendshëm bruto prej mbi 4 trilion dollarë amerikanë (PPP).[7] BEE prezanton lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve dhe parashikon politika të përbashkëta në sferën makroekonomike, transport, industrinë dhe bujqësinë, energjinë, tregtinë e jashtme dhe investimet, doganat, rregullimin teknik, konkurrencën dhe rregullimin e antitrustit. Dispozitat për një monedhë të vetme dhe integrim më të madh parashikohen në të ardhmen. Bashkimi operon përmes institucioneve mbikombëtare dhe ndërqeveritare. Këshilli i Lartë Ekonomik Euraziatik është organi suprem i Bashkimit, i përbërë nga Kryetarët e Shteteve Anëtare. Niveli i dytë i institucioneve ndërqeveritare përfaqësohet nga Këshilli Ndërqeveritar Euroaziatik (i përbërë nga Kryetarët e qeverive të shteteve anëtare). Puna e përditshme e BEE bëhet përmes Komisionit Ekonomik Euraziatik, organi ekzekutiv i Bashkimit. Ekziston edhe një organ gjyqësor - Gjykata e BEE.[8]
Pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe Shtetet e Bashkuara e cila u pasua me shpërbërjen Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe repulikat e Azisë qëndrore u dobësuan ekomikisht dhe PBB ra. Shtetet post-sovjetike j'u nënshruan reformave ekonomike dhe privatizimit.[journal 1][9] Procesi i integrimit euroaziatik filloi menjëherë pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik për të shpëtuar lidhjet ekonomike me shtetet post-sovjetike përmes krijimit të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura më 8 dhjetor 1991 nga presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë.[journal 2]
Në vitin 1994, gjatë një fjalimi në Universitetin Shtetëror të Moskës, Presidenti i parë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, sugjeroi idenë e krijimit të një hapësire "mbrojtjeje të përbashkët"[10] dhe një blloku rajonal të tregtimit, me qëllim lidhjen dhe përfitimin nga ekonomitë në rritje të Evropës dhe Azisë Lindore.[11][12][13] Ideja u pa shpejt si një mënyrë për të forcuar tregtinë, investimet në rajon dhe për të shërbyer si një kundërpeshë ndaj sindikatave të integrimit perëndimor.[11][14]
Gjatë viteve 1990, procesi i integrimit euroaziatik ishte i ngadaltë, ndoshta për shkak të krizës ekonomike të përjetuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe madhësisë së vendeve të përfshira (Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 20 milion km²). Si rezultat, shumë marrëveshje janë nënshkruar nga vendet anëtare për të krijuar gradualisht bllokun rajonal të tregtisë.[journal 3][journal 2]
Në vitin 1995, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, dhe shtetet aderuese më vonë Kirgistani dhe Taxhikistani nënshkruan marrëveshjet e para për krijimin e një Bashkimi Doganor. Qëllimi i ksaj marrëveshje ishte që gradualisht të drejtonte rrugën drejt krijimit të kufijve të hapur pa kontrolle të pasaportave midis shteteve anëtare.[15]
Në vitin 1996, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia dhe Kirgistani nënshkruan marrëveshjen për integrimin e rritur në fushat ekonomike dhe humanitare për të filluar integrimin ekonomik midis vendeve për të lejuar krijimin e tregjeve të përbashkëta për mallra, shërbime, kapital, punë dhe zhvillimin vetëm të transportit, energjisë dhe sistemeve të informacionit.[journal 2][16]
Në vitin 1999, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, Kirgistani dhe Taxhikistani nënshkruan marrëveshjen për Bashkimin Doganor dhe Hapësirën e Vetme Ekonomike duke sqaruar qëllimet dhe politikat që shtetet do të ndërmarrin për të formuar Bashkimin Doganor Euroazian dhe Hapësirën e Vetme Ekonomike.[17][18]
Për të promovuar integrimin e mëtutjeshëm ekonomik dhe më shumë bashkëpunim, në vitin 2000 Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, Kirgizistani dhe Taxhikistani themeluan Komunitetin Ekonomik Eurasian (EurAsEC), pjesë e së cilës u bë dhe Uzbekistani në vitin 2006. Marrëveshja vendosi një treg të përbashkët për shtetet anëtare të tij. Komuniteti Ekonomik Euroazian u modelua sipas Komunitetit Ekonomik Evropian.[19] Të dy kishin një madhësi të krahasueshme të popullsisë përkatësisht 171 milion dhe 169 milion.
Një marrëveshje mbi një hapësirë të vetme ekonomike nga Bjellorusia, Kazakistani, Rusia dhe Ukraina u nënshkrua në vitin 2003 dhe u ratifikua një vit më pas, por procesi ngeci pas revolucionit Portokalli.[20]
Në vitin 2007, Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një Bashkimi Doganor midis tre vendeve.[21]
Bashkimi Doganor i Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë (tani Bashkimi Euroazian Doganor) u krijua më 1 janar 2010.[22] Përparsitë e Bashkimit Doganor ishin eleminimi i tarifave brenda bllokut, krijimi i një politike të përbashkët të tarifave të jashtme dhe eleminimi i barrierave jo-tarifore. Ajo u vendos si hap i parë drejt formimit të një tregu më të gjerë të vetëm frymëzuar nga Bashkimi Evropian, me synimin për të formuar një aleancë midis ish-vendeve sovjetike.[23] Vendet anëtare planifikuan të vazhdojnë me integrimin ekonomik dhe u vendosën të heqin të gjitha kufijtë doganorë mes njëri-tjetrit pas korrikut 2011.
Me 1 janar 2012, të tre shtetet krijuan Hapësirën Ekonomike Euroaziane e cila siguron funksionimin efektiv të një tregu të vetëm për mallra, shërbime, kapital dhe punë, dhe për të krijuar politika koherente industriale, transporti, energjetike dhe bujqësore.[24][25] Marrëveshja përfshinte një udhërrëfyes për integrimin e ardhshëm dhe themeloi Komisionin Ekonomik Euroazian (modeluar sipas Komisionin Evropian).[26][27] Komisioni Ekonomik Euroazian shërben si agjensi rregullatore për Bashkimin Doganor Euroazian, Hapësirën e Vetëm Ekonomike dhe Bashkimin Ekonomik Eurasian.[24]
Në vitin 2011, Kryeministri i atëhershëm i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi mbështetjen e tij për idenë e Nursultan Nazarbayev për krijimin e një Bashkimi Ekonomik Euroazian.[28][29] Më 18 nëntor 2011, presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë nënshkruan një marrëveshje që përcaktonte një objektiv të krijimit të Bashkimit Ekonomik Euroazian deri në vitin 2015.[26] Shtetet anëtare krijuan një komision të përbashkët për nxitjen e lidhjeve më të ngushta ekonomike.[24][30]
Më 29 maj 2014, presidentët e Kazakistanit, Bjellorusisë dhe Rusisë firmosën marrëveshjen për Bashkimin Ekonomik Euroazian, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2015. Presidentët e Armenisë dhe Kirgistanit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e firmosjes. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi, "Sot kemi krijuar një qendër të fuqishme, tërheqëse të zhvillimit ekonomik, një treg të madh rajonal që bashkon më shumë se 170 milion njerëz."[31] Politikanët kazakë theksuan se Bashkimi Ekonomik Euroazian nuk synonte të ishte një bllok politik, por një bashkim i thjesht ekonomik.[31] Bakytzhan Sagintayev, zëvendëskryeministri i parë i Kazakistanit dhe negociatori kryesor, tha: "Ne nuk po krijojmë një organizatë politike; ne po formojmë një bashkim thjesht ekonomik". Ai më tej deklaroi "është një mjet pragmatik për të përfituar. Ne nuk përzihemi në atë që Rusia po bën politikisht, dhe ata nuk mund të na tregojnë se çfarë politike të jashtme duhet të ndjekim."[31] Deri në tetor, marrëveshja kishte marrë miratimin parlamentar nga të tre shtetet.[32] Më tetor 2014, u firmos traktati i parë për zgjerimin e BEE-së nga Armenia, e cila u bë shtet antar.[33][34] Kirgistani nënshkroi traktatin më 23 dhjetor 2014 dhe u bë anëtar i Bashkimit Euroazian më 6 gusht 2015.[35][36]
Bashkimi Ekonomik Eurasian ndodhet në fundin lindor të Evropës dhe kufizohet nga Arktiku në veri, Oqeani Paqësor në Lindje dhe Azia Lindore, Lindja e Mesme dhe një pjesë e Azisë Qendrore në Jug. Shtrihet midis gjerësisë gjeografike 39° dhe 82° N dhe gjatësisë 19° E dhe 169° W. Bashkimi shtrihet në pjesën më të madhe të Euroazisë veriore. Shtetet e saj anëtare mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 20,000,000 kilometra katror, që është afërsisht 15% e sipërfaqes së tokës në botë.[37]
Rrafshina e Evropës Lindore përfshin Bjellorusinë dhe pjesën më të madhe të Rusisë Evropiane. Rrafshina është kryesisht pa mal dhe përfshin disa pllajë. Rajonet më veriore të Rusisë janë tundra. Tundra ruse është e vendosur në vijën bregdetare me Arktikun dhe është e njohur për errësirën e saj totale në dimër. Taiga arrin kufijtë jugorë të Rusisë në Siberi dhe përbën 60% të vendit.[38] Drejt Maleve Ural dhe në Kazakistanin verior, klima është kryesisht e butë. Rusia Jugperëndimore dhe Kazakistani janë kryesisht stepë. Stepat kazake mbulojnë një të tretën e Kazakistanit dhe është rajoni më i madh në botë i thatë.[39] Armenia është kryesisht me male dhe klima e saj është kontinentale. Shteti i bllokuar nuk ka asnjë kufi të drejtpërdrejtë me shtetet e tjera anëtare. Ajo është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Azisë, duke zënë pjesën verilindore të Rrafshnaltës Armene, dhe ndodhet midis Kaukazit dhe Lindjes së Afërt.[40]
Një sasi e madhe liqenesh dhe lumenjsh gjenden në Bashkimin Ekonomik Euroazian.[41] Liqenet kryesore përfshijnë Ladogën dhe Onegën, dy nga liqenet më të mëdha në Evropë. Më i madhi dhe më i shquari nga trupat e të ujit të ëmbël Bashkimit Ekonomik Euroazian është Liqeni Baikal, liqeni më i thellë, më i pastër, më i vjetër dhe më i fuqishëm në botë.[42] Vetëm liqeni Baikal përmban mbi një të pestën e ujit me sipërfaqen më të freskët në botë. Rusia është e dyta pas Brazilit për vëllimin e burimeve totale të rinovueshme të ujit. Nga lumenjtë e shumtë të bashkimit,[43] Volga është më e famshmja, jo vetëm sepse është më e gjata në Evropë, por edhe për shkak të rolit të saj kryesor në histori. Në Siberi, Ob, Yenisey, Lena dhe Amur janë ndër lumenjtë më të gjatë në botë.
Pika më i lartë e Bashkimit Ekonomik Euroazian është Khan Tengri në malet Tian Shan të Kazakistanit, me gjatësi 7,010 metra mbi nivelin e detit. Pika më e ulët është Karagiye, sërisht në Kazakistan. Bregu Kaspik i Kazakistanit përfshin disa nga lartësitë më të ulëta në Tokë. Sipas një vlerësimi të vitit 2005 nga Kombet e Bashkuara, pyjet mbulojnë 40% të Bjellorusisë. 11,000 liqene dhe shumë rrjedhje uji gjenden në vend.[44] Rusia është e njohur për burimet e saj të pasura minerale dhe energjetike, duke rezervat më të mëdha në botë, gjë që e bërë atë prodhuesin më të madh në botë të naftës dhe gazit natyror.[45]
Sipas vlerësimeve, popullsia e Bashkimit Ekonomik Euroazian prej 176 milion banorë është kryesisht e urbanizuar, me Rusinë dhe Bjellorusinë që kanë mbi 70% të popullsisë së tyre që jetojnë në zona urbane. Në Armeni mbi 64% të popullsisë jeton në zona urbane. Popullsia urbane e Kazakistanit përfshin 54% të popullsisë së përgjithshme të vendit.[46]
Shteti | Data e hyrjes | Data e firmosjes |
---|---|---|
Armenia | 2. Janar 2015.[47] | 10. Tetor 2014.[47] |
Bjellorusia | 1. Janar 2015.[47] | 29. Maj 2014.[47] |
Kazakistani | 1. Janar 2015.[47] | 29. Maj 2014.[47] |
Kirgistani | 12. Gusht 2015.[48] | 23. Dhjetor 2014.[47] |
Rusia | 1. Janar 2015.[47] | 29. Maj 2014.[47] |
Marrëveshja që krijoi Bashkimin Ekonomik Euroazian u firmos zyrtarisht nga tre shtete të cilat ishin pjesë të Bashkimit Sovjetik: Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia.[49][50] Marrëveshjet për të zgjeruar EEU-në me shtetet e tjera post-sovjetike si Armenia dhe Kirgistani u nënshkruan respektivisht më 9 tetor dhe 23 dhjetor 2014.[34][35][36][51][52] Për Kirgistanin, lehtësimi i rregullave të migracionit të punës me Rusinë u konsiderua si përfitimi kryesor i anëtarësimit në Bashkimin Ekonomik Eurazian.
Armenia njoftoi vendimin e saj për t'u bashkuar në Bashkimin Euroazian Doganor në shtator 2013. Presidenti Serj Sargsyan njoftoi vendimin pas bisedimeve me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë.[53] Marrëveshje që zgjeron EEU-në me Armeninën u nënshkrua në 9 tetor 2014.[33] Armenia është i vetmi vend i EEU-së që nuk ka kufi të përbashkët me vendet e tjera anëtare të bashkimit. Gjeorgjia garantoi një korridor tranziti falas për eksportimin e mallrave të tij në Bashkimin Ekonomik Euroazian, deklaroi zëvendësministri armen i ekonomisë Emil Tarasyan.[54]
Moldavisë j'u garantua statusi "Shtet Vëzhgues" në prill 2017.[55]
Çdo vit, një shtet anëtar zgjidhet kryetar për të kryesuar Bashkimin. Kryesia kalohet nga një vend në tjetrin sipas alfabetit rus. Aktualisht, Armenia kryeson Bashkimin deri më 31 dhjetor 2019.
Viti | # | Shteti | Kreu i shtetit apo qeverisë | Marrëveshjet kryesore tregtare |
---|---|---|---|---|
2015 | 1ri | Bjellorusia[56] | Alexander Lukashenko | Vietnami |
2016 | 2ti | Kazakistani[57] | Nursultan Nazarbayev | ska |
2017 | 3ti | Kirgistani[58][59] | Almazbek Atambayev (deri më 1 dhjetor); Sooronbay Jeenbekov (nga 1 dhjetori) | |
2018 | 4ti | Rusia[60] | Vladimir Putin | Kina, Irani |
2019 | 5ti | Armenia[61] | Nikol Pashinyan | Serbia,[62] Singapori[63] |
2020 | 6ti | Bjellorusia | Alexander Lukashenko (të paktën deri në zgjedhjet e 2020) | Indonezia |
2021 | 7ti | Kazakistani | Kassym-Jomart Tokayev | |
2022 | 8ti | Kirgistani | Sooronbay Jeenbekov | |
2023 | 9ti | Rusia | Vladimir Putin |
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se qëllimi i tij ishte zgjerimi i Bashkimit Doganor në të gjitha shtetet post-sovjetike, duke përjashtuar tre vendet anëtare të BE-së Balltike. Sipas gazetës The Guardian, plani i Putinit është që Bashkimi Euroazian të shndërrohet në një "bashkim të fuqishëm, mbikombëtar" të shteteve sovrane si Bashkimi Evropian, duke bashkuar ekonomitë, sistemet ligjore, shërbimet doganore dhe aftësitë ushtarake për të formuar një urë lidhëse midis Evropës dhe Azisë për të balancuar BE-në dhe Shba-në.[64]
Në maj 2015, u nënshkrua një marrëveshje integrimi midis Federatës Ruse dhe Osetisë së Jugut, nëse Osetia e Jugut do të anëtarësohej do të ishte duke u anëtarësuar në Federatën Ruse.
Taxhikistani u ftua zyrtarisht t'i bashkohej organizatës dhe ka shprehur interesin e saj për t'u pranuar.[65][66][67][68] Ky shtet njihet si një kandidat i mundshëm dhe negociatat për anëtarësim janë duke u zhvilluar.[67][68][69][70] Në vitin 2015, u bënë përpjekje të mëtejshme për integrimin e Taxhikistanit në EAEU.[71][72]
Uzbekistani mbetet ende në mëdyshje për antarsimin në Bashkimin Ekonomik, edhe pse zyrtarët uzbekistanas bëjnë pretendime të kundërta për perspektivën e integrimit.[73][74] Ky shtet preferon që të mos ndjekë integrimin ekonomik dhe politik që tani.[75][76][77] Zyrtarët rusë kanë deklaruar se integrimi me Uzbekistanin do të jetë i ngadaltë dhe analistët deklarojnë se rritja e ndikimit dhe tregtisë ruse në Kirgistan dhe Taxhikistan mund të bindë Uzbekistanin të bashkohet në të ardhmen.[78][79][80] Uzbekistani filloi procesin e saj të integrimit kur Rusia njoftoi se do të shlyente 865 milion $ nga borxhi që i detyrohej ky vendi. Ata j'u bashkuan Zonën e Tregtisë së Lirë të CIS në vitin 2014, që do të thotë se ata kanë tregti të lirë me vendet anëtare të EAEU.[81][82][83]
Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia kanë marrë ftesa nga Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Ekonomik Eurazian për t'u bashkuar me organzitat e tyre integruese. Të tre vendet nënshkruan marrëveshje të asociimit me BE-në më 21 mars 2014.[84] Megjithatë, rajonet e shkëputura të Moldavisë (Transnistria)[85] Ukrainës (Donetsk dhe Luhansk)[86] dhe Gjeorgjisë (Osetia e Jugut dhe Abkhazia)[87] kanë shprehur një dëshirë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Doganor Euroazian dhe në Bashkimin Ekonomik Euroazian. Marrëveshjet e asocimit me BE-në janë përjashtuese për statusin e vëndit vëzhguesit në EAEU, pasi në vitin 2017 Moldavia u bë shteti i parë vëzhgues i EAEU-së dhe kanë marrë pjesë në forumet e EAEU-së në vite.
Ukraina paraqiti një kërkesë për të marrë pjesë në Bashkimin Ekonomik Euroazian si shtet vëzhgues në gusht 2013.[88] Vendimi i Viktor Yanukovych për të braktisur një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian dhe ekskluzivisht të ndjekë integrimin me EAEU ishte një faktor kryesor në protestat e Euromaidan që i dhanë fund mandatit të tij si president i Ukrainës dhe çuan në Krizën e Krimesë. Anëtarësimi i vendit në EAEU u pa nga disa analistë si çelësi i suksesit të bashkimit pasi Ukraina ka ekonominë e dytë më të madhe nga secila prej 15 ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, për shkak të tensioneve të mëdha midis Rusisë dhe Ukrainës në vazhdën e krizës, Ukraina vendosi të ndjekë integrimin me BE-në.[89]
Turqisë j'u dha një ftesë për t'u bashkuar me EAEU-në nga Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev më 6 qershor 2014, por vendi preferon të anëtarësohet në BE.[90]
Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, tha në shtator 2013 se ai po studionte mundësinë e pranimit në Bashkim, megjithëse ai më vonë sqaroi se strategjia kryesore e Gjeorgjisë ishte sërisht për t'u integruar në Bashkimin Evropian.[91][92] Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev përfshiu Gjeorgjinë si një anëtar të ardhshëm në deklaratat e bëra në gusht 2013.[93]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.