Anime
From Wikipedia, the free encyclopedia
Anime (アニメ - sq anime; gjatë アニメーション Animēshon - huazuar nga anglishtja animation - Animacion) janë seri dhe filma të animuar e prodhuar në Japoni. Është një stil origjinal i vizatimit i zhvilluar në Japoni që karakterizohet nga një larmi ngjyrash, që trajton tema të ndryshme, qofshin këto për fëmijë ose për të rritur.
Kuptimi i fjalës anime nuk është në të vërtetë një fjalë në gjuhën japoneze. Anime mendohet të jetë shkurtimi i fjalës animacion, dhe në Japoni me këtë term përfshihet çdo film i animuar. Megjithatë me këtë term, në shumicën e vendeve perëndimore si Anglia, Sh.B.A, Itali, Gjermania, Shqipëria e të tjerë, nënkuptohet një film i animuar prodhuar dhe zhvilluar në Japoni. Për më tepër një anime konsiderohet si nënkategori e animimit. [1][2]
Që nga fillimet e shfaqjes së filmave anime në televizione, anime-t pikturoheshin me dorë. Me zhvillimin e teknologjisë kompjuterike, shumë anime do të realizoheshin me anë të ndihmës së kompjuterëve. Zakonisht filmat anime përfshijnë tema fiktive, që zhvillohen në një botë imagjinare (për shembull përdoret teknologji që nuk ekziston, udhëtime në hapësirë, kolonizimi i planeteve, e të tjerë). Animet shfaqen në televizione publike ose private, publikohen në media në versionet e tyre DVD, VCD ose VHS, ose në internet. Shumë video lojëra gjithashtu mund të përmbajnë material të shumtë nga anime (shembull Ghost in the Shell për PlayStation, Tekken - mbyllja e personazhit Xiang Yu në Tekken 3, lojra online si Ragnarok Online, God Hand për PlayStation 2 e shumë të tjerë).
Filmat anime ndahen në shumë kategori. Shumë filma prodhohen me një kohëzgjatje të gjatë (aq sa mund të zgjasë normalisht një film i zakonshëm). Serialet anime dhe OVA-t janë shumë të përhapura gjithashtu. Zakonisht një anime influencohet shumë nga libra manga dhe novela të shkurtra. Ky fenomen shikohet shumë shpesh. Zakonisht një serial anime, ka edhe serialin e saj manga ose anasjelltas (për shembull Oh My Goddess!, Excel Saga, Dragon Ball dhe Dragon Ball Z, Black Lagoon e të tjerë). Influenca e disa filmave anime ka qenë shumë e madhe, duke bërë që shumë histori të marra nga këto filma, të ktheheshin në filma të vërtetë (shembull Dragonball Evolution). Mangat janë anime të shkruara në formë të komik stripeve, prej të cilave shumë anime vazhdohen, ose në rastin e kundërt shërbejnë si origjinë e mangës.