Black Lagoon
Seri japoneze manga / From Wikipedia, the free encyclopedia
Black Lagoon (Japonisht: ブラックラグーン Burakku ragūn; Shqip: Laguna e Zezë) është emri i një manga japoneze dhe serialit anime (film i animuar) e krijuar nga Rei Hiroe. Historia ka në qendër ngjarjet e një organizate mercenarësh të njohur me emrin Black Lagoon, që bëjnë dërgesa të shumta në pjesën detare juglindore të Azisë. Baza e tyre e operimit ndodhet në qytetin Roanapur në Tailandë dhe ata shpërndajnë mallra me PT Boat Black Lagoon (anije torpedo). Kompania Lagoon bën marrveshje me klientë të ndryshëm, por në veçanti kanë lidhje shumë miqësore me Sindikatën e Krimit Rus, Hotel Moscow. Skuadra e Black Lagoon përbëhet nga 4 anëtarë që janë Rock (Rokuro Okajima), Revi (Rebeka), Datç (Kapiteni i Black Lagoon) dhe Beni (Përgjegjës për riparimet në anije dhe një gjeni ne kompiuter). Antarët e Lagoon zakonisht e shpenzojnë kohën e tyre të lirë në lokalin ‘The Yellow Flag’ (Flamuri i Verdhë), një bar në Roanapur.
Black Lagoon | |
![]() Revy me Berreta 92Fs, dy armë që përdor në shumicën e kohës. | |
Zhanri | |
---|---|
Manga | |
Shkruar nga | Rei Hiroe |
Publikuar nga | Shogakukan |
Vulosja | Sunday GX Comics |
Revista | Monthly Sunday Gene-X |
Demografia | Seinen |
Vazhdimësia origjinale | 19 prill 2002 – sot |
Vëllimet | 12 (Lista e vëllimeve) |
Roman i lehtë | |
Shkruar nga | Gen Urobuchi |
Ilustruar nga | Rei Hiroe |
Publikuar nga | Shogakukan |
Vulosja | Gagaga Bunko |
Demografia | Male |
Vazhdimësia origjinale | 18 korrik 2008 – 18 janar 2011 |
Vëllimet | 2 |
Manga | |
Sōjiya Sawyer – Kaitai! Gore Gore Musume | |
Shkruar nga | Tatsuhiko Ida |
Publikuar nga | Shogakukan |
Vulosja | Sunday GX Comics |
Revista | Monthly Sunday Gene-X |
Demografia | Seinen |
Vazhdimësia origjinale | September 19, 2019 – sot |
Vëllimet | 5 (Lista e vëllimeve) |
Manga | |
Eda -Initial Stage- | |
Shkruar nga | Hajime Yamamura |
Publikuar nga | Shogakukan |
Vulosja | Sunday GX Comics |
Revista | Monthly Sunday Gene-X |
Demografia | Seinen |
Vazhdimësia origjinale | 19 prill 2022 – sot |
Vëllimet | 1 |
Serial televiziv anime | |
|
Skuadra merr pjesë në një sërë ngjarjesh që përfshinë një sërë aksionesh ku dhuna, gjakderdhja dhe luftimet e ashpra (ndonjëherë edhe trup më trup), nuk mungojnë asnjëherë në këtë pjesë të Azisë Juglindore.
Black Lagoon është shfaqur premierë në ‘Tokyo International Anime Fair’ në mars të 2006 dhe filloi të transmetohej për herë të parë 8 Prrill të 2006 në Japoni dhe seria e fundit e sezonit të parë u transmetua në 24 korrik të po atij viti. Sezoni i dytë i Serisë së animuar (e quajtur gjithashtu Black Lagoon: The Second Barrage), fillo transmetimin e saj në Japoni me 2 tetor, 2006.