![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/d/dd/ExcelSaga1.jpg/640px-ExcelSaga1.jpg&w=640&q=50)
Excel Saga
seri manga / From Wikipedia, the free encyclopedia
Excel Saga (エクセル・サーガ Ekuseru Sāga) ose Excel Saga (Anime Eksperimentale Absurde) është një manga dhe anime nga Koushi Rikoduo, e frymëzuar nga një revistë dojinshi. Përderisa seriali manga i përket krejtësisht autorit të lart-përmendur, seriali anime është drejtuar nga Shinichi Watanabe. Excel Saga është një komedi absurde, ku në qendër të historisë qëndron organizata e fshehtë ACROSS (AKROS) si një organizatë sekrete ideologjike, që kërkon të pushtojë botën për t’a shpëtuar atë nga korrupsioni dhe nga shthurja. Kjo organizatë përpiqet që t’ia arrijë qëllimit të saj me pushtimin e një qyteti. Ngjarjet zhvillohen në Qytetin F, të Prefekturës F, që siç tregohet nga seriali manga është krahasimi i qytetit Fukuoka.
Excel Saga | |
---|---|
![]() Excel Saga Volumi i parë | |
Excel Saga | |
Gjinia | Anime, Komedi. |
Krijuar nga | Krijuesi i mangës: Koushi Rikoduo, Drejtuesi i anime: Shinichi Watanabe |
Luajnë |
|
kompozitori i muzikës hapëse | Ai Chuu Seishen kënduar nga Excel Girls, kompozua nga Toshio Masuda |
Shteti | Japoni |
Gjuha në prodhimin origjinal | Japonisht |
Nr. i episodeve | 26 |
Prodhimi | |
Kohëzgjatja | 22 min |
Kompania e prodhimit | Publikuar nga J.C.STAFF dhe prodhuar nga Victor Entertainment. |
Transmetimi | |
Transmetimi origjinal | 7 tetor 1999 |
Organizata e fshehtë AKROS, është e përbërë kryesisht nga tre pjesëtarë, ku Excel (Ekseli) është e dyta në komandë mbas figurës së Ilpalazzo (Il Palaco), që është lideri i organizatës sekrete. Bashkë me Ekselin shoqërohet edhe Hyatt (Hajat – një tjetër pjesëtare e AKROS-it). Kundra kësaj organizate, në mbrojtje të qytetit qëndron një tjetër organizatë qeveritare akoma më e fshehtë e udhëhequr nga Dr. Kabapu, që jo rrathë herë ndeshet me Ekselin dhe Hajatin.
Seriali manga (me 16 volume) ndryshon shumë nga seriali anime (me 26 seri). Megjithatë në qendër të të dyjave qëndron organizata sekrete ideologjike AKROS, me Ekselin si personazh kryesor dhe shumica e personazheve të tjerë janë të ngjashëm. Një anime tjetër që ka lidhje me Excel Saga, gjithashtu ka edhe një pjesë të njohur me emrin Poemat Puni Puni (vetëm me dy seri) që drejtohet nga vetë regjisori.
Excel Saga filloi publikimin e saj diku rreth viteve 1990. Atë kohë seritë manga të Excel Saga, publikoheshin në një revistë javore deri sa në gusht më 2006, të 16 volumet u publikuan në vete. Anime është publikuar nga J.C.STAFF dhe prodhuar nga Victor Entertainment. Për herë të parë u shfaq në TV Tokyo me datë 7 tetor 1999. Transmetimi i rregullt në Japoni ishte çdo të mërkurë në orën 1:45 të mëngjesit sipas orës standarde të Japonisë. Është për t’u theksuar se vetëm 25 seri nga 26 u transmetuan në televizion. Seria e fundit nuk u lejua, pra u censurua pasi përmbante material të papërshtatshëm për transmetim. Seriali manga, ashtu si edhe seriali anime ka pasur një publikim shumë të gjerë në shumë vende të botës dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja si në anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe portugalisht. Për fat të keq nuk ka pasur dhe akoma nuk ka një përkthim në shqip.