![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/8/8f/My_Goddess_The_Movie.png/640px-My_Goddess_The_Movie.png&w=640&q=50)
Oh My Goddess!
From Wikipedia, the free encyclopedia
Oh My Goddess! (ああっ女神さまっ, Aa! Megami-sama! - në shqip Oh perëndesha ime!), njohur ndryshe edhe si Ah! My Goddess është një serial anime për të rritur, i përshtatur nga versioni origjinal i serive manga me të njëjtin titull. Prodhuar nga Kosuke Fujishima, manga do të nxirrej për herë të parë në qarkullim më 25 gusht 1988 si pjesë e revistës mujore "Afternoon" e firmës Kodansha. Si një komedi romantike, që nga dalja e mangës, ngjarjet dhe ndodhitë janë pasuruar me më shumë aksjon dhe mister (mbase kjo një mënyrë për të rritur audjencën e serialit).
Oh My Goddess! | |
---|---|
![]() Posteri i filmit Oh My Goddess! Në qëndër personazhi Belldandy. | |
Aa! Megami-sama! | |
Gjinia | Anime, Komedi, Dramë, Fantazi, Romancë. |
Krijuar nga | Kosuke Fujishima |
Luajnë |
|
kompozitori i muzikës hapëse | Open Your Mind |
Shteti | Japoni |
Gjuha në prodhimin origjinal | Japonisht |
Nr. i episodeve | 50 |
Prodhimi | |
Kohëzgjatja | 22 |
Kompania e prodhimit | Anime International Company |
Transmetimi | |
Transmetimi origjinal | 25 gusht 1988 |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
Rreth mangës dhe serialit anime janë prodhuar shumë filma të tjerë. Për t'u përmendur janë filmi OVA (Original Video Animation) me të njëjtin titull Oh My Goddess!, seriali telviziv anime Adventures of Mini-Goddess (Aventurat e Mini-Goddess) me 48 seri, filmi Ah! My Goddess: The Movie dhe seriali origjinal anime i përpunuar nga manga Ah! My Goddess që ndahet në dy sezone me gjithësej 50 seri.