Video loja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Video loja është lojë, rregullat e së cilës janë të administruara nga një dispozitiv elektronik që përdorë një mënyrë (interface) njeri-makineri të bazuar te monitori, displai ose televizioni, si sistem për dalje.
Si çdo lojë, videoloja riprodhon simbolikisht konteste kulturore të caktuara duke i marrë nga ai kontekst dhe duke i aplikuar në kontekste dhe gjendje/situata që mund të shkojnë nga simulacioni më real deri te parodia ose komplet transformimi.
Pas sukseseve të shumta këto lojëra u shndërruan në një fenomen kulturorë të masës së gjerë. Falë zhvillimit të lartë të informatikës dhe aparateve të automatizuara është arritur edhe ekzistimi këtij lloj të argëtimit. E lindur po thuaj se rastësisht, në vitet 1950-ta, në dhomat e shkencëtarëve dhe të universitete amerikane, ky lloj argëtimi mori hov duke u nisur nga mesi i viteve 70-ta të shekullit të kaluar.