From Wikipedia, the free encyclopedia
Tahir Zajmi (Gjakovë, 1897 - 1971) ka qenë aktivist politik në Shqipëri në periudhën e mesluftërave botërore dhe ndër themeluesit e drejtuesit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Lindi në Gjakovë, i biri i Shaban Zajmit.[1] Mësimet fillore i mori në vendlindje e më tej në Shkup. Ideja e pavarësisë e shtyu t'i bashkohej çetave të Bajram Currit. Më 1918 shtrëngohet me lanë Gjakovën, Një kohë qëndruan në Kukës dhe në Krumë e m'andej në Shkodër. Veproi pranë Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të irredentistëve Hoxha Kadri Prishtina, Salih Gjuka, etj. Përkrahu opozitën në Lëvizjen e Qershorit dhe Gurakuqi e merr pranë ministrisë së Financave. Me kthimin e Zogut në dhjetor të 1924, u largua nga Shqipëria, por pas amnistisë më 1925, u rikthye më 1929.[2]
Në vitin 1941 kthehet në Kosovë dhe angazhohet për jetësimin e Shqipërisë Etnike. Ishte njëri ndër drejtuesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Nga fundi i vitit 1944 sikurse edhe shumë atdhetarë tjerë detyrohet të marrë rrugën e mërgimit politik. Kalon në Austri, Itali dhe vendoset në Izmir të Turqisë ku disa vite punoi në ndërtim. Disa vjet ma vonë kaloi në Belgjikë ku pati kushte ma të mira dhe mundësi për kontakte me bashkëveprimtarët në kët vend dhe në vendet e tjera perëndimore. Ndërroi jetë në Bruksel më 1971.
Është autor i veprës "Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, Bruksel, 1964 dhe “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës”, Bruksel, 1970.[3]
Gjendja shpirtnore që u krijue, krahas sigurisë së një gjendje normale, ja bani të mundun të përgatiste për botim, mbas veprës interesante mbi Lidhjen e Dytë të Prizrenit, dhe veprën e dytë “Tallazet e jetës e lotët e zemrës”. Pat një bashkëpunim të vazhdueshëm me shtypin e diasporës, krysisht me “Shêjzat” të Ernest Koliqit.
Revista “Zëri” e Kosovës që në një varg numrash të saj gjatë vitit 1991, përkujtoi jetën dhe veprën e tij.
U dekorua prej Presidentit të Republikës se Shqiperise Sali Berisha me dekoratën për “Veprimtari Patriotike të Klasit të Parë”, me motivacionin “Udhëheqës Organizator i Penës e Pushkës, kontribuoi për Çështjen e Kosovës”. Po ashtu me rastin 7-vjetorit të Pavaresisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga më 17 shkurt 2015 e dekoroi me "Urdhërin e Lirisë".
Sot për nder të tij një rrugë e qytetit të Prishtinës, një tjetër në Prizren dhe një në Gjakove mbajnë emrin rruga “Tahir Zajmi”.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.