Shêjzat (italisht: "Le Pleiadi") qe e përkohshmja kulturoro-shkencore më përfaqësuese e shqiptarëve në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore. U botua në Romë dhe u drejtua nga Ernest Koliqi prej 1957 gjer më 1973. Qe një zë i largët kundërvënë shkatërrimit kulturor që po kryente në Shqipëri regjimi hoxhist, por edhe një vend lëvrimi i letërsisë arbëreshe.

Fillimet

Koliqi kishte drejtuar të përkohshmen "Shkëndija" gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas realiteteve të reja që u paraqitën në Shqipëri pas luftës, mërgata shqiptare në përgjithësi dhe Koliqi në veçanti kërkonte një log ku të përshfaqej qëndrimi i tyre jo vetëm politik.

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.