Shkenca (lat. "scientia" - njohuri, dituri, dije)[1] është tërësia e veprimtarive njohëse dhe përgjithësuese, një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës, shoqërisë, dukurive dhe objekteve dhe që është formuar historikisht duke hulumtuar, studiuar dhe vëzhguar botënreale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike. Ajo zakonisht mbështetet në argumente dhe njohuri ekzakte. Shkencë është edhe veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.
Në literaturën profesionale shkenca zakonisht përkufizohet si një "sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën si dhe duke bërë përgjithësime teorike; sistem dijesh e njohurish të tilla për një fushë a për një degë të caktuar." E përkufizuar në këtë mënyrë ajo paraqet një veprimtari që zhvillohet në një fushë a në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë i punës ose veprimtarisë.
Shkenca në kuptimin e saj më të gjerë, është njohuri bazike sistematike e normative apo praktike e cila është e aftë të rezultojë në një parashikim ose një lloj të parashikueshëm të rezultatit. Në këtë kuptim, shkenca mund t'i referohet një teknike shumë të aftë ose praktike. Në kuptim më të kufizuar dhe më bashkëkohorë të saj, shkenca i referohet një sistemi të organizuar njohurish të bazuara në metodën shkencore, si dhe në një strukture të organizuar. [2][3]
Rrënjët më të hershme të shkencës mund të gjurmohen që në kohën e Egjiptit të Lashtë dhe Mesopotami rreth viteve 3500-3000 p.e.s. Kontributet e tyre në matematikë, astronomi dhe mjekësi ndikuan në formësimin e filozofisë klasike të antikitetit grek, me anë të së cilës u bënë përpjekje për të dhënë shpjegime rreth ngjarjeve dhe dukurive të botës fizike duke u bazuar në shkaqe natyrore.[4][5] Pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore, njohja e konceptimeve greke të botës u dobësua në Evropën Perëndimore, kjo sidomos gjatë shekujve të pare të Mesjetës (400 - 1000) [6] por ajo u ruajt në botën myslimane gjatë Epokës së Artë Islame.[7] Rimëkëmbja dhe asimilimi i veprave greke dhe kërkimeve mesjetare islame në Evropën Perëndimore nga shekulli X deri XIII ringjalli "filozofinë natyrore", [6][8][9] e cila më vonë u transformua nga Revolucioni shkencor.[10][11]Metoda shkencore luajti një rol më të madh në krijimin e njohurive dhe deri në shekullin XIX shumë nga tiparet institucionale dhe profesionale të shkencës filluan të marrin formë; [12][13] krahas me ndryshimin e "filozofisë natyrore" në " shkenca natyrore.” [14]
Shkenca bazohet në hulumtime kërkimore - shkencore, të cilat zakonisht zhvillohen në institucione akademike, kërkimore, kompani të ndryshme, si dhe në agjenci qeveritare. Ndikimi praktik i veprimtarisë kërkimore shkencore ka çuar në shfaqjen e politikave shkencore që kërkojnë të ndikojnë në ndërmarrjet shkencore duke i dhënë përparësi zhvillimit të produkteve tregtare, armatimit, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së mjedisit.
Përpjekjet për të klasifikuar në mënyrë skematike sistemin e shkencave kanë rezultuar nga nevoja për të mbledhur të dhëna statistikore për dhe nga institucionet kërkimore, rezultatet e të cilave do të mund të krahasoheshin ndërkombëtarisht. Njëra nga përpjekjet e tilla është sistemi i Fushave të Shkencës dhe Teknologjisë i përpiluar nga ana e Drejtorisë për Shkencë, Teknologji dhe Industri të OECD-së në vitin 2002. Në një version të rishikuar të vitit 2007, skema e sistemit të shkencave sipas OECD duket si më poshtë:[22]
Hulumtimi ose kërkimi shkencor mund të ndahet në hulumtim themelor ose bazik dhe hulumtim i aplikuar. Hulumtimi themelor është hulumtimi i njohurive ndërsa hulumtimi i aplikuar është kërkimi i zgjidhjeve për problemet e caktuara praktike duke përdorur ato njohuri. Megjithëse disa kërkime shkencore janë hulumtime të zbatuara për probleme specifike, një pjesë e mirë e njohjes dhe të kuptuarit tonë vjen nga aktivitetet e hulumtimeve bazike të nxitura nga kurioziteti. Një gjë e tillë ofron mundësi për përparime shkencore dhe teknologjike që nuk ishin planifikuar fare ose në zbulime të paimagjinueshme. Nganjëherë mund të ndodhë që edhe hulumtimet themelore gjatë ecurisë së tyre të marrin kthesa të papritura, gjë që mund të ndikojë në rifolmulimin dhe ndryshimin e hipotezave fillestare.[23][24]
Hulumtimi kërkimoro-shkencor përfshin përdorimin e metodës shkencore, e cila kërkon të shpjegojë objektivisht fenomenet e natyrës në një mënyrë të riprodhueshme. Metoda shkencore është një proces me të cilin shkencëtarët arrijnë të njohin fenomene të caktuara duke formuluar supozime dhe duke i testuar ato përmes eksperimenteve. Në mënyrë që të ketë një karakter shkencor, metoda e hulumtimit duhet të bazohet në mbledhjen e dhënave të dukshme, empirike dhe të verifikueshme (të matshme).
Del Soldato, Eva (2016). Zalta, Edward N. (red.). The Stanford Encyclopedia of Philosophy (në anglisht) (bot. Fall 2016). Metaphysics Research Lab, Stanford University.
"The historian... requires a very broad definition of "science"– one that... will help us to understand the modern scientific enterprise. We need to be broad and inclusive, rather than narrow and exclusive... and we should expect that the farther back we go [in time] the broader we will need to be." p.3—Lindberg, David C. (2007). "Science before the Greeks". The beginnings of Western science: the European Scientific tradition in philosophical, religious, and institutional context (në anglisht) (bot. Second). Chicago, Illinois: University of Chicago Press. fq.1–27. ISBN978-0-226-48205-7.
Principe, Lawrence M. (2011). "Introduction". Scientific Revolution: A Very Short Introduction (në anglisht) (bot. First). New York, New York: Oxford University Press. fq.1–3. ISBN978-0-199-56741-6.
Lindberg, David C. (1990). "Conceptions of the Scientific Revolution from Baker to Butterfield: A preliminary sketch". përmbledhur nga David C. Lindberg; Robert S. Westman (red.). Reappraisals of the Scientific Revolution (në anglisht) (bot. First). Chicago, Illinois: Cambridge University Press. fq.1–26. ISBN978-0-521-34262-9.
Cahan, David, red. (2003). From Natural Philosophy to the Sciences: Writing the History of Nineteenth-Century Science (në anglisht). Chicago, Illinois: University of Chicago Press. ISBN978-0-226-08928-7.
Harrison, Peter (2015). The Territories of Science and Religion (në anglisht). Chicago: University of Chicago Press. fq.164–165. ISBN9780226184517. The changing character of those engaged in scientific endeavors was matched by a new nomenclature for their endeavors. The most conspicuous marker of this change was the replacement of "natural philosophy" by "natural science". In 1800 few had spoken of the "natural sciences" but by 1880, this expression had overtaken the traditional label "natural philosophy". The persistence of "natural philosophy" in the twentieth century is owing largely to historical references to a past practice (see figure 11). As should now be apparent, this was not simply the substitution of one term by another, but involved the jettisoning of a range of personal qualities relating to the conduct of philosophy and the living of the philosophical life.
Bunge, Mario (1998). "The Scientific Approach". Philosophy of Science: Volume 1, From Problem to Theory (në anglisht). Vëll.1 (bot. revised). New York, New York: Routledge. fq.3–50. ISBN978-0-765-80413-6.
Fetzer, James H. (2013). "Computer reliability and public policy: Limits of knowledge of computer-based systems". Computers and Cognition: Why Minds are not Machines (në anglisht) (bot. 1st). Newcastle, United Kingdom: Kluwer Academic Publishers. fq.271–308. ISBN978-1-443-81946-6.
Stanovich, Keith E. (2007). How to Think Straight About Psychology. Boston: Pearson Education. fq.106–147. ISBN978-0-205-68590-5.{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Augros, Robert M., Stanciu, George N., The New Story of Science: mind and the universe, Lake Bluff, Ill.: Regnery Gateway, c1984. ISBN0-89526-833-7
Burguete, Maria, and Lam, Lui, eds.(2014). All About Science: Philosophy, History, Sociology & Communication. World Scientific: Singapore. ISBN978-981-4472-92-0
Cole, K.C., Things your teacher never told you about science: Nine shocking revelations Newsday, Long Island, New York, March 23, 1986, pp.21+
Lydia Denworth, "A Significant Problem: Standard scientific methods are under fire. Will anything change?", Scientific American, vol. 321, no. 4 (October 2019), pp. 62–67. "The use of p values for nearly a century [since 1925] to determine statistical significance of experimental results has contributed to an illusion of certainty and [to] reproducibility crises in many scientific fields. There is growing determination to reform statistical analysis... Some [researchers] suggest changing statistical methods, whereas others would do away with a threshold for defining "significant" results." (p. 63.)
Parkin, D. (1991). "Simultaneity and Sequencing in the Oracular Speech of Kenyan Diviners". përmbledhur nga Philip M. Peek (red.). African Divination Systems: Ways of Knowing (në anglisht). Indianapolis, IN: Indiana University Press.
Russell, Bertrand (1985) [1952]. The Impact of Science on Society (në anglisht). London: Unwin. ISBN978-0-04-300090-8.
Rutherford, F. James; Ahlgren, Andrew (1990). Science for all Americans (në anglisht). New York, NY: American Association for the Advancement of Science, Oxford University Press. ISBN978-0-19-506771-2.
Smith, A. Mark (2001). Alhacen's Theory of Visual Perception: A Critical Edition, with English Translation and Commentary, of the First Three Books of Alhacen's De Aspectibus, the Medieval Latin Version of Ibn al-Haytham's Kitāb al-Manāẓir, 2 vols. Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). Vëll.91. Philadelphia: American Philosophical Society. ISBN978-0-87169-914-5. OCLC47168716.
Smith, A. Mark (2001). "Alhacen's Theory of Visual Perception: A Critical Edition, with English Translation and Commentary, of the First Three Books of Alhacen's "De aspectibus", the Medieval Latin Version of Ibn al-Haytham's "Kitāb al-Manāẓir": Volume One". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 91 (4): i–337. JSTOR3657358.
Smith, A. Mark (2001). "Alhacen's Theory of Visual Perception: A Critical Edition, with English Translation and Commentary, of the First Three Books of Alhacen's "De aspectibus", the Medieval Latin Version of Ibn al-Haytham's "Kitāb al-Manāẓir": Volume Two". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 91 (5): 339–819. doi:10.2307/3657357. JSTOR3657357.