fushë që merret kryesisht me analizën, mbledhjen, klasifikimin, manipulimin, ruajtjen, marrjen dhe shpërndarjen e informacionit From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkenca e informacionit është një fushë ndërdisiplinore që kryesisht merret me analizën, mbledhjen, klasifikimin, manipulimin, ruajtjen, rikthimin, lëvizjen, përhapjen dhe mbrojtjen e informacionit.[1] Praktikuesit e fushës studiojnë aplikimin dhe përdorimin e njohurive në organizata, së bashku me ndërveprimin midis njerëzve, organizatave dhe çdo sistem të informacioneve ekzistues, me qëllim të krijimit, zëvendësimit, përmirësimit, ose të kuptuarit e sistemeve të informacionit. Shkenca e informacionit shpesh (gabimisht) konsiderohet si një degë e shkencave kompjuterike; megjithatë, ajo daton para shkencave kompjuterike dhe në fakt është e gjerë, fushë ndërdisiplinore, që përfshinë jo vetëm aspektet të shkencës kompjuterike, por shpesh fusha të ndryshme të tilla si shkenca e arkivimit, shkenca kognitive, tregti, komunikimi, ligji, shkenca e bibliotekës, muzeologjia, menaxhimi, matematika, filozofia, politika publike, dhe shkencat shoqërore.
Shkenca e informacionit fokusohet në të kuptuarit e problemeve nga perspektiva e palëve të përfshirë dhe më pas aplikimin e informacionit dhe teknologjive të tjera sipas nevojës. Me fjalë të tjera, ajo së pari trajton problemet sistematike e jo pjesë të veçanta të teknologjisë brenda atij sistemi. Në këtë drejtim, mund të shohim shkencën e informacionit si një përgjigje ndaj determinizmit teknologjik, besimin se teknologjia "zhvillon me ligjet e veta, që të realizojë potencialin e vet, i kufizuar vetëm nga burimet materiale në dispozicion dhe krijimtaria e zhvilluesve të saj. Prandaj, duhet të konsiderohet si një sistem autonom që kontrollon dhe përfundimisht depërton në të gjitha nënsistemet e tjera të shoqërisë"[2].
Një përkufizim i hershëm i Shkencës së informacionit (duke u rikthyer pas në vitin 1968, viti kut Instituti i Dokumentacionit Amerikan "American Documentation Institute" u riemërua në Shoqata Amerikane për Shkencë dhe Teknologjinë e Informacionit "American Society for Information Science and Technology") deklaron:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.