Ruud van Nistelrooy

futbollist holandez From Wikipedia, the free encyclopedia

Ruud van Nistelrooy

Rutgerus Johannes Martinus van Nistelrooij (lindur më 1 korrik 1976), i njohur gjërësisht si Ruud van Nistelrooy, është një trajner holandez futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është trajneri i përkohëshëm i klubit anglez Manchester United. Van Nistelrooy konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në UEFA Ligën e Kampioneve në tre sezone të ndryshme, si dhe është golashënuesi i gjashtë më i mirë me 56 gola. Ai gjithashtu është shpallur golashënuesi më i mirë në tre kampionate të ndryshme. Në vitin 2004, ai u përfshi në listën e 100 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, të quajtur FIFA 100.[3]

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
Ruud van Nistelrooy
Thumb
Van Nistelrooy në vitin 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRutgerus Johannes Martinus van Nistelrooij[1]
Datëlindja1 korrik 1976 (48 vjeç)
VendlindjaOss, Holandē
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester United
(trajner i përkohshëm)
Karriera me të rinjtë
1981–1990Nooit Gedacht
1990–1991RKSV Margriet
1991–1993Den Bosch
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1993–1997Den Bosch69(17)
1997–1998Heerenveen31(13)
1998–2001PSV Eindhoven67(62)
2001–2006Manchester United150(95)
2006–2010Real Madrid68(46)
2010–2011Hamburger SV36(12)
2011–2012Málaga28(4)
Gjithsej449(249)
Karriera ndërkombëtare
1997–1998Holanda U214(0)
1998–2011Holanda70(35)
Skuadra të menaxhuara
2021–2022Jong PSV
2022–2023PSV Eindhoven
2024–Manchester United (i përkohëshëm)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
Mbylle

Van Nistelrooy e nisi karrierën e tij në Holandë te Den Bosch në vitin 1993, duke u transferuar te Heerenveeni në vitin 1997. Ai më pas fitoi famë te PSV Eindhoven, duke fituar dy tituj të Eredivisies. Performancat e tij tërhoqën vëmëndjen e Manchester United, të cilët siguruan kartonin e tij në vitin 2000. Megjjthatë, një dëmtim i sulmuesit bëri që transferimi të kryhej një vit më vonë për 19 milion £, një rekord në Britani në atë kohë. Koha e tij në Old Trafford ishte e suksesshme, duke i fituar të gjithë trofetë vendor si dhe çmimin Sir Matt Busby Lojtari i Vitit dy herë. Ai shënoi 150 gola në vetëm 219 ndeshje për klubin, duke u bërë edhe golashënuesi rekord i tyre në kompeticionet evropiane, por e humbi vendin e titullarit në vitin e fundit. Në vitin 2006, Van Nistelrooy u transferua te Real Madridi. Pavarësisht se periudha e tij në Madrid u kushtëzua nga dëmtimet, ai arriti të fitojë dy tituj të La Ligas si dhe një superkupë. Në janar 2010, ai u transferua te Hamburger në Gjermani si dhe e mbylli karrierën te Málaga në Spanjë.

Në nivel ndërkombëtar, Van Nistelrooy luajti 70 ndeshje dhe shënoi 35 gola me kombëtaren holandeze. Ai mori pjesë në dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian (2004 dhe 2008) si dhe në FIFA Kupën e Botës 2006.

Karriera me klube

Vitet e para

Van Nistelrooy lindi në Oos të Holandës dhe e nisi karrierën e tij në vitin 1993 në moshën 17 vjeç me Den BoschEerste Divisie. Ai fillimisht luante si mesfushor qëndror por u zhvendos në rolin e sulmuesit pasi luajti dy ndeshje kundër klubeve lokale Nooit Gedacht dhe RKSV Margriet.[4][5] Pasi shënoi 12 gola në sezonin 1996–97, ai u transferua te Heerenveeni për 360,000 €, duke regjistruar 13 gola në 31 ndeshje në sezonin e tij të vetëm në klub.

PSV Eindhoven

Në verën e vitit 1998, Van Nistelrooy u transferua te PSV Eindhoven për 6.3 milion €, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në futbollin holandez.[4] Ai ishte fillimisht një lojtar rezervë nën drejtimin e trajnerit Bobby Robson,[4] por arriti të shënonte 31 gola në 34 ndeshje, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Eredivisie dhe i dyti në Evropë. Më 25 nëntor 1998, Van Nistelrooy shënoi tregolëshin e parë në Ligën e Kampioneve kundër HJK Helsinkit në fazën e grupeve.[6][7] Ai e mbylli sezonin duke fituar çmimin Futbollisti Holandez i Vitit.[8] Në sezonin e ardhshëm, ai fitoi sërisht kampionatin, duke shënuar 29 gola.[9]

Në verën e vitit 2000, Van Nistelrooy ishte gati të transferohej te Manchester United për 18.5 milion £.[10] Katër ditë pas arritjes së marrëveshjes, ai do të prezantohej, por shqetësimi në gju që ndjente bëri që klubi ta anullonte transferimin.[11][12] PSV gjithashtu refuzoi teste të mëtejshme mjekësore për lojtarin.[13] Një ditë pas kësaj, ai këputi ligamentet e kryqëzuara anteriore të gjurit, duke qëndruar jashtë fushave për një vit.[14][15]

Manchester United

Transferimi

Në prill 2001, Van Nistelrooy firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin pasi kaloi me sukses vizitat mjeksore.[16] Klubi pagoi 19 milion £ për kartonin e tij; i pyetur për këtë, Van Nistelrooy deklaroi: "Çmimi nuk është i madh për mua, më motivon sepse do të thotë që United ka besim të madh te unë."[17] Sipas një interviste të Alex Ferguson me The Daily Telegraph, ai tregoi se djali i tij, Darren, i cili më parë kishte qënë në provë te Heerenveeni, e luti babain e tij të firmoste me Van Nistelrooy, duke thënë: "Duhet të firmosësh me Van Nistelrooy menjëherë, ai është i jashtëzakonshëm. E kemi parë."[17] Stafi i Fergusonit dërgoi përfaqësues për të parë Van Nistelrooy në ndeshjen e rradhës të PSV-së dhe klubi firmosi me të një ditë më pas.[17]

2001–2003: Titulli i Premier Ligës dhe Këpuca e Artë

Thumb
Van Nistelrooy (majtas) shënoi 23 gola në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Van Nistelrooy bëri debutimin e tij me ekipin më 12 gusht 2001 në humbjen 2–1 kundër LiverpoolitFA Charity Shield, duke shënuar në minutën e 51të.[18] Një javë më pas, ai luajti ndeshjen e parë në Premier Ligë duke shënuar një dopietë në fitoren 3–2 kundër FulhamitOld Trafford.[19] Më 17 tetor, ai shënoi golat e parë në Ligën e Kampioneve në humbjen 3–2 kundër Deportivo La Coruñas në fazën e grupeve.[20]

Më 22 dhjetor, Van Nistelrooy shënoi tregolëshin e parë në Premier Ligë në suksesin 6–1 kundër Southamptonit.[21]FA Cup, ai e nisi si zëvëndësues ndeshjen e raundit të tretë kundër Aston Villës për shkak të një dëmtimi në kofshë. Megjithatë, ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola në tre minuta që rezultuan vendimtar në përmbysjen dhe fitimin e ndeshjes me rezultatin 3–2.[22]

Në sezonin e tij të parë në Angli, Van Nistelrooy shënoi 23 gola në 31 ndeshje. Ai gjithashtu barazoi rekordin e Mark SteinAlan Shearer dhe Thierry Henry duke shënuar në tetë ndeshje rresht në kampionat. Ai gjithashtu shënoi dhjetë gola në Ligën e Kampioneve si dhe u shpall fitues i çmimit PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve.

Në sezonin 2002–03, Van Nistelrooy fitoi Këpucën e Artë të Premier Ligës si golashënuesi më i mirë i kampionatit me 25 gola. Goli i tij në ndeshjen e fundit kundër Evertonit bëri që ai t'a mbyllte sezonin me një gol më shumë se Thierry Henry.[23] Gjatë këtij sezoni, ai regjistroi tregolësha kundër Newcastle United,[24] Fulhamit[25] dhe Charlton Athletic.[26] Van Nistelrooy shënoi në secilën nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke ndihmuar United të shpallej kampion. Ai gjithashtu u nderua me çmimin Lojtari i Sezonit i Premier Ligës.[27][28] Van Nistelrooyt i'u dha merita si udhëheqësi i ekipit drejt titullit si dhe mesatarja e shënimit të tij u quajt "e jashtëzakonshme".[29] Në Ligën e Kampioneve, ai shënoi 12 gola në 9 ndeshje[30] dhe u shpall sulmuesi më i mirë në Evropë nga UEFA.[31]

2003–2004: 100 gola dhe suksesi në FA Cup

Ambicia ime është të kombinojë më të mirën e numrit 9 dhe 10, si një sulmues i cili është gjithashtu një lojtar ekipi dhe krijues.

— Van Nistelrooy në 2003.[32]

Van Nistelrooy e nisi sezonin 2003–04 duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e para në kampionat. Ai vendosi një rekord të ri si lojtari që kishte shënuar në dhjetë ndeshje rresht në Premier Ligë,[33] e cila u thye në vitin 2015 nga Jaime Vardy i Leicester Cityt.[34] Më 21 shtator, në barazimin pa gola kundër Arsenalit, një ndeshje e etiketuar si Beteja e Old Trafford, Van Nistelrooy ishte në qëndër të një incidenteve më famëkeqe midis dy klubeve. Pasi humbi një penallti në minutën e fundit që do t'i kishte fituar ndeshjen Unitedit,[35] Van Nistelrooy u sulmua nga Martin Keown, e cila nisi një sherr midis lojtarëve të të dy ekipeve; pesë lojtarë të Arsenalit përfshirë Keown u pezulluan dhe u gjobitën kurse klubi u gjobit me një gjobë rekord prej 175,000 £.[36][37] Gjatë ndeshjes, Van Nistelrooy gjithashtu pësoi një ndërhyrje të gabuar nga Patrick Vieira, i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Trajneri Wenger dhe Vieira e akuzuan Van Nistelrooy se kishte shkelur këmbën e Vieiras dhe kishte bërë hile.[38][39] Holandezi më pas u mbrojt nga Ferguson, i cili hodhi poshtë akuzat e Wenger dhe Vieiras.[40]

Më 27 shtator, Van Nistelrooy shënoi një tregolësh në fitoren 4–1 kundër Leicester Cityt.[41] Goli i tij i 100të me klubin erdhi në fitoren dramatike 4–3 kundër Evertonit në shkurt 2004.[42] Ai ishte protagonisti kryesor në ecurinë e ekipit në FA Cup; ai fillimisht shënoi një dopietë në fitoren 4–2 kundër Manchester Cityt,[43] të cilën e ndoqi me një tjetër dopietë në fitoren 2–1 me përmbysje kundër Fulhamit në çerek-finale.[44] Ai shënoi edhe dy gola të tjerë, përfshirë një me penallti, në fitoren kundër Millwallit në finale.[45]

2004–2006: Golashënuesi më i mirë në Evropë dhe largimi

Thumb
Van Nistelrooy gjatë sezonit të tij të fundit në Old Trafford.

Van Nistelrooy humbi një pjesë sezonit 2004–05 për shkak të një dëmtimi, por u shpall sërisht golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve me tetë gola. Mē 15 shtator 2004, Van Nistelrooy shënoi një dygolësh në barazimin 2–2 kundër Lyonit,[46] duke arritur në kuotën e 30 golave në kompeticionet evropiane me klubin. Ai theu rekordin e legjendës Denis Law, i cili deklaroi: "Jam i lumtur për Ruud. Nuk mund t'i ndodhte një njeriu më të mirë."[47]

Më 24 tetor, Arsenali u rikthye në Old Trafford për një tjetër ndeshje dramatike. Ata vinin si fituesit e Premier Ligës pa asnjë humbje, të quajtur The Invincibles (të pamposhturit) si dhe me një rekord prej 49 ndeshjesh pa humbje.[48] United fitoi 2–0 falë një goli të Van Nistelrooy, i cili shleu gabimin e sezonit të kaluar, dhe një goli të Wayne Rooney.[49][50] Ai më pas u pezullua me tre ndeshje për një ndërhyrje të gabuar nga Ashley Cole të cilën gjyqtari nuk e kishte parë.[51] Në Ligën e Kampioneve, ai shënoi plot katër gola në fitoren 4–1 kundër Sparta Pragës në fazën e grupeve.[52] Më 17 maj 2005, ai shënoi një dopietë në gjysëm-finalen e FA Cup kundër Newcastle United.[53] Manchester United fitoi ndeshjen 4–1 dhe kaloi në finale, ku u mposht me penallti nga Arsenali.[54]

Van Nistelrooy e nisi sezonin 2005–06 duke shënuar në katër ndeshjet e para të Premier Ligës. Ai e mbylli sezonin me 21 gola, por këtë herë e humbi Këpucën e Artë kundrejt Henry. Më 26 shkurt 2006, Van Nistelrooy u la në stol për finalen e Kupës së Ligës kundër Wigan Athletic,[55][56] duke hapur zërat se kishte një mosmarrëveshje midis tij dhe trajnerit Ferguson, të cilën ai e mohoi.[57] Pas kësaj, ai u la në stol për gjashtë ndeshjet e rradhës në kampionat, duke u rikthyer si titullar kundër West Ham United dhe Bolton Wanderers; ai shënoi golin e fitores në të dyja ndeshjet. Pavarësisht kësaj, dyshimet për të ardhmen e tij u rritën pasi u la në stol për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Charlton Athletic.[58] Ferguson deklaroi se Van Nistelrooy nuk ishte i lumtur me këtë vendim dhe u largua nga stadiumi tre orë para nisjes së ndeshjes.[59] Më 9 maj 2006, u raportua se përjashtimi i tij nga ekipi erdhi pas një zënke me portugezin Cristiano Ronaldo gjatë një seance stërvitore. Sipas raportimeve, Van Nistelrooy kritikoi Ronaldon për tendencën e tij për të mbajtur topin në vend që të pasonte, e cila shkaktoi një sherr. Gjatë sherrit, Van Nistelrooy u dëgjua duke i thënë Ronaldos: "Çfarë do të bësh? Do t'i ankohesh babit?" Van Nistelrooy i'u referua ndihmës-trajnerit portugez të ekipit, Carlos Queiroz,[60] por Ronaldo, i cili shpërtheu në lot, e mori të mirëqënë, duke menduar se ai e kishte me babain e tij, i cili kishte ndërruar jetë disa muaj më parë.[61] Van Nistelrooy i kërkoi falje Fergusonit për sjelljen e tij në muajt e fundit.[62]

Van Nistelrooy u largua nga Old Trafford në verën e vitit 2006. Ai regjistroi 150 gola në 219 ndeshje, 38 prej të cilave në kompeticionet evropiane. Rekordi i tij për numrin e golave në Evropë me United u thye nga Rooney. Goli i tij i fundit me klubin erdhi më 1 prill në fitoren kundër Boltonit.[63]

Real Madrid

2006–2007: Debutimi në Spanjë dhe Pichichi

Thumb
Van Nistelrooy duke luajtur në një ndeshje të La Ligës kundër Villarrealit.

Më 15 korrik 2006, Ferguson konfirmoi se Van Nistelrooy do të transferohej në Spanjë te Real Madridi. Dy javë më vonë, klubi konfirmoi transferimin dhe holandezi firmosi një kontratë tre-vjeçare. Reali pagoi 14 milion € për kartonin e tij.[64]

Van Nistelrooy debutoi me ekipin në fitoren 1–0 në miqësoren kundër ekipit italian Reggina.[65] Më 10 shtator, ai shënoi një tregolësh në fitoren 4–1 kundër Levantes në ndeshjen e tij të dytë në La Liga. Pas kësaj, ai shënoi katër gola një tjetër fitore 4–1, këtë herë kundër Osasunës në nëntor. Në gjashtë muajt e parë të sezonit 2006–07, Van Nistelrooy ishte shok ekipi me Ronaldo Nazárion, të cilin e konsideroi lojtarin më të mirë me të cilin ai kishte luajtur.[66] Ai e mbylli sezonin e parë në Madrid duke fituar çmimin Pichichi ai golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 gola në 37 ndeshje.[67] Real Madridi e fitoi kampionatin për herë të 30të nē histori.[68] Gjatë fundit të sezonit, Van Nistelrooy barazoi rekordin e Hugo Sánchez për ndeshjet rresht me gol në La Liga, duke shënuar në shtatë ndeshje rresht.[69]

2007–2010: Dëmtimet e vazhdueshme dhe largimi

Sezoni 2007–08 ishte i vështirë për Van Nistelrooy, i cili pësoi disa dëmtime. Në janar 2008, ai firmosi një kontratë të re deri në qershor 2010.[70] Dy muaj më pas, ai kreu një operacion në kyçin e këmbës, që e mbajti jashtë fushave për dy muaj.[71] Ai u rikthye në aksion më 7 maj në El Clásicon kundër Barcelonës, duke shënuar me penallti vetëm dy minuta pasi hyri në fushë si zëvëndësues.[72] Ai regjistroi 20 gola në 33 ndeshje në të gjitha kompedicionet, me Realin që fitoi një tjetër titull të La Ligës.[73]

Thumb
Van Nistelrooy në 2007.

Në nëntor 2008, klubi njoftoi se Van Nistelrooy do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit 2008–09 pasi kirurgjia eksploruese artroskopike zbuloi një menisk pjesërisht të këputur në gjurin e tij të djathtë, e cila do të duhej gjashtë deri në nëntë muaj për t'u shëruar pas një operacioni të dytë për të rregulluar dëmin.[74][75] Ai udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për t'u takuar me specialistin Richard Steadman, i cili e kishte operuar holandezin në të njëjtin gju në vitin 2000.[76] Në momentin e pësimit të dëmtimit, Van Nistelrooy kishte regjistruar 10 gola dhe 2 asiste në 12 ndeshje me ekipin. Pas dëmtimit, Van Nistelrooy u hoq nga ekipi për pjesën e mbetur të sezonit dhe numri i tij u mor nga Dani Parejo.[77]

Van Nistelrooy u rikthye në aksion më 24 gusht 2009 duke u aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes miqësore para-sezonale kundër Rosenborgut.[78] Më 20 shtator, në ndeshjen e tretë të kampionatit kundër Xeres, Van Nistelrooy luajti ndeshjen e parë zyrtare që nga dëmtimi që pësoi vitin e kaluar; ai hyri në fushë në minutën e 80të dhe asistoi golin e francezit Karim Benzema një minutë më vonë si dhe shënoi në minutën e 88të.[79] Megjjthatë, ai pësoi një dëmtim në kofshë që e mbajti jashtë fushave për një muaj.[80] Van Nistelrooy u rikthye sërisht më 27 tetor në humbjen 4–0 kundër AlcorcónKupën e Mbretit, duke zëvëndësuar kapitenin Raúl në minutën e 71të.[81]

Hamburger SV

Më 23 janar 2010, Van Nistelrooy firmosi një kontratë deri në qershor 2011 me klubin gjerman Hamburger SV.[82][83] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin më 6 shkurt në barazimin 3–3 kundër 1. FC Köln në kampionat, duke hyrë në fushë në dy minutat e fundit.[84] Ai regjistroi dy golat e parë me klubin një javë më pas në fitoren 3–1 kundër Stuttgartit, duke shënuar në minutat 75të dhe 77të pasi kishte hyrë si zëvëndësues disa minuta më parë.[85] Më 11 mars 2010, Van Nistelrooy shënoi golin e parë në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 3–1 kundër ekipit belg Anderlecht në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave.[86]

Van Nistelrooy e nisi sezonin e ri duke shënuar një tregolësh në fitoren 5–1 kundër Torgelower SV Greif në raundin e parë të kupës.[87] Ai gjithashtu shënoi dy gola të tjerë në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Schalkes, duke i dhënë ekipit fitoren. Gjatë merkatos së dimit, Van Nistelrooy u lidh me një rikthim te Reali pas dëmtimeve të sulmuesve Gonzalo Higuaín dhe Karim Benzema. Rikthimi i tij mori miratimin e trajnerit José Mourinho,[88] kurse Van Nistelrooy deklaroi se do ta konsideronte një rikthim në Madrid nëse klubi spanjoll do të bënte ofertë.[89] Oferta e Real Madridit u refuzua nga Hamburger, që deklaroi se holandezi do të qëndronte te klubi deri në fund të kontratës.[90] Pavarësisht pakënaqësisë për mos kryerjen e tratativës, Van Nistelrooy deklaroi se do të vazhdonte t'i pērkushtohej klubit.[91]

Më 16 prill 2011, Van Nistelrooy pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen kundër Hannover 96 qē e mbajti jashtë fushë deri në ndeshjen e fundit të sezonit.[92] Ai u rikthye në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Borussia Mönchengladbach, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 68të.[93] Ai e mbylli sezonin shtatë gola dhe dy asiste në 25 ndeshje.[94]

Málaga

Thumb
Van Nistelrooy gjatë prezantimit të tij te Málaga.

Më 1 qershor 2011, Van Nistelrooy u rikthye në Spanjë dhe firmosi një kontratën një-vjeçare me klubin e La Ligës, Málaga, si lojtar i lirë.[95] Ai u prit nga 15,000 tifozë gjatë prezantimit të tij në Stadiumin La Rosaleda.[96] Debutimi i tij erdhi në humbjen 2–1 kundër Seviljes në ndeshjen hapëse të sezonit 2011–12.[97][98]

Van Nistelrooy shënoi golin e parë me klubin më 1 tetor në fitoren kundër Getafes.[99] Ai i shënoi të njëjtit kundërshtar më 21 dhjetor në Kupën e Mbretit, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje volley; Málaga u kualifikua në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[100] Pas kësaj, ai shënoi dopieta në ndeshjet kundër Espanyol dhe Racing Santander;[101][102] golat kundër Racing Santander ishin të fundit në karrierën e tij.[98] Ai luajti ndeshjen e fundit në karrierë më 13 maj kundër Sporting Gijón, duke zëvëndësuar në minutën e 75të autorin e golit të vetëm të ndeshjes Salomón Rondón.[98][103]

Më 14 maj, Van Nistelrooy njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 35 vjeç.[104] Në një intervistë për Sport1, ai tregoi se e kishte paralajmëruar tërheqjen duke deklaruar se Málaga do të ishte klubi i tij i fundit në karrierë.[105]

Karriera ndërkombëtare

Thumb
Van Nistelrooy në stërvitje me Holandën.

Van Nistelrooy e nisi karrierën e tij me kombëtaren holandeze duke luajtur katër ndeshje me ekipin nën-21 në vitet 1997 dhe 1998. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 18 nëntor 1998 në një ndeshje miqësore kundër Gjermanisë.[106] Dëmtimi që pësoi në ligamentin e gjurit gjatë kohës me PSV-në bëri që ai të humbiste Euro 2000.[107]

Van Nistelrooy shënoi gjashtë gola gjatë kualifikueseve të FIFA Kupën së Botës 2002, përfshirë dygolësha në ndeshjet kundër Estonisë dhe Andorrës. Pavarësisht kontributit të tij, Holanda nuk u kualifikua në finalet e turnamentit, duke u mposhtur në play-off nga Irlanda.[108] Më 19 nëntor, Van Nistelrooy shënoi një tregolësh në ndeshjen kualifikuese të Euro 2004 kundër Skocisë, duke i dhënë Holandës një fitore 4–1 dhe kualikimin në turnament.[109] Në turnamentin e luajtur në Portugali, Van Nistelrooy shënoi në barazimin kundër Gjermanisë, në humbjen kundër Republikës Çeke si dhe një dopietë kundër Letonisë. Ai sëbashku me Milan Baroš ishin lojtarët e vetëm që shënuan në të tre ndeshjet e fazës së grupeve.[110]

Gjatë një ndeshje kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2006, Van Nistelrooy shënoi në fitoren 4–0 të Holandës kundër vendit të fundit Andorrës.[111] Pasi shënoi golin, ai u ndëshkua me karton të verdhë pasi festoi para mbrojtësit kundërshtar Antoni Lima. Gjashtë minuta më parë, Van Nistelrooy kishte humbur një penallti dhe ishte tallur nga Lima, i cili i qeshi në fytyrë.[112][113] Në maj 2006, trajneri Marco van Basten e përfshiu në listën me 23 lojtarë për turnamentin, ku ai ishte ambasadori zyrtar i FIFAs dhe SOS.[114] Van Nistelrooy u aktivizua në të tre ndeshjet e grupit si titullar si dhe u zëvëndësua në pjesën e dytë në të treja rastet. Goli i tij i vetëm në turnament erdhi në fitoren 2–1 kundër Bregut të Fildishtë.[115] Ai më pas u la në stol nga Van Basten pa asnjë shpjegim për ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Portugalisë, me Holandën që u mposht 1–0 dhe u eliminua nga kompeticioni.[116]

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Van Nistelrooy u la jashtë ekipit nga Van Basten për ndeshjen miqësore kundër Irlandës më 16 gusht.[117] Ai gjithashtu u zëvëndësua nga Dirk Kuyt për ndeshjen e rradhës kundër Portugalisë në shtator.[118] Pas dëmtimit të Klaas-Jan Huntelaar, Van Nistelrooy refuzoi ftesën për ndeshjet kualifikuese të Euro 2008 kundër Bullgarisë dhe Bjellorusisë.[119]

Thumb
Van Nistelrooy (majtas) dhe Robin van Persie (djathtas) gjatë një seance stërvitore në Euro 2008.

Më 23 janar 2007, Van Nistelrooy njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me trajnerin Van Basten, të cilat kisin nisur gjatë Kupës së Botës 2006.[120] Megjithatë, pas disa telefonatave si dhe këmbënguljes së portierit veteran Edwin van der Sar, Van Nistelrooy dhe Van Basten bënë paqe dhe sulmuesi u rikthye në kombëtare katër muaj më pas.[121][122] Më 8 shtator, Van Nistelrooy zuri vëndin e Huntelaar, ashtu siç Van Basten kishte kërkuar më parë, për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, duke shënuar në një fitore 2–0,[123] kurse katër ditë më vonë shënoi golin e fitores në minutat shtesë kundër Shqipërisë në transfertë.[124]

Në Euro 2008, Van Nistelrooy shënoi në fitoren vendimtare 3–0 kundër Italisë në fazën e grupeve.[125] Ai gjithashtu shënoi golin e vetëm në humbjen 3–1 kundër Rusisë në çerek-finale, e cila solli eleminimin e Holandës nga kompeticioni.[126] Pas përfundimit të turnamentit, Van Nistelrooy njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar për herë të dytë.[127][128]

Para nisjes së FIFA Kupës së Botës 2010, Van Nistelrooy deklaroi se do të ishte i disponueshëm për t'u rikthyer në ekipin kombëtar, por nuk u ftua nga trajneri Bert van Marwijk.[129] Pasi e mori vesh këtë vendim, Van Nistelrooy deklaroi se karriera e tij ndërkombëtare kishte marr fund.[130]

Pas një dëmtimi të sulmuesit kryesor Van Persie me klubin e tij Arsenal, Van Marwijk i dha një mundësi Van Nistelrooyt për t'u bërë sërisht sulmuesi kryesor i Holandës, duke e ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2012 kundër Finlandës dhe San Marinos.[131] Ai shënoi në fitoren 5–0 kundër San Marinos më 3 shtator 2010.[132]

Van Nistelrooy u rikthye sërisht në ekipin kombëtar në mars 2011 për ndeshjet e rradhës kualifikuese të Euro 2012 kundër Hungarisë, pas dëmtimeve të Huntelaar, Arjen Robben dhe Theo Janssen.[133] Në ndeshjen e parë në transfertë më 25 mars, ai u aktivizua në minutat e fundit në vend të Dirk Kuyt.[134] Në ndeshjen e luajtur në Amsterdam, ai hyri si zëvëndësues dhe shënoi golin e 35të ndërkombëtar.[135] Në intervistën pas ndeshjes me Berend Scholten, ai deklaroi se ishte ce mrekullueshme të jesh në gjendje të shtosh diçka në këtë ekip".[136]

Profili i lojtarit

Van Nistelrooy ishte një golashënues i njohur i cili dallohej për cinizmin e tij në zonë, lëvizjet brënda zonës si dhe për finalizimin e tij të jashtëzakonshëm.[137][5] Ai mund të gjuante me saktësi me të dyja këmbët si dhe ishte një lojtar i rrezikshëm në duelet ajërore,[138] duke shënuar shumë gola me kokë.[139] Këto dhunti bënë që ai të fitonte reputacionin si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij.[140] Van Nistelrooy shkëlqente në gjetjen e hapsirave brënda zonës kundërshtare falë pozicionimit të tij, manovrave të shpejta si dhe inteligjencës ofensive që zotëronte.[141] Ai gjithashtu bënte vrapime të shpejta për t'ju shmangur mbrojtësve kundërshtar, duke mposhtur kurthin e pozicionit jashtë loje dhe duke finalizuar krosimet dhe pasimet e shokëve të ekipit;[142][143] tendenca e tij për të qënë nē vendin e duhur dhe momentin e duhur bëri që media t'a etiketonte si "gjahtar" në zonë.[144][145][137][5][139]

Van Nistelrooy ishte një sulmues i kompletuar i cili zotëronte shpejtësi, forcë fizike si dhe gjuajtje të fuqishme.[5][32][140] Ai gjithashtu zotëronte teknikë si dhe shquhej për lojën me kurriz nga porta si dhe asistet.[145][146] Van Nistelrooy ishte një gjuajtës i saktë i penalltive, duke pasur një mesatare të lartë shënimi.[147] Pavarësisht talentit dhe aftësisë së shënimit të golave, Van Nistelrooy është kritikuar disa herë nga trajnerë dhe analistë për sjelljen e tij polemizuese, tendencën e të qënit egoist si dhe simulimet në fushë.[137]

Karriera si trajner

PSV

Më 22 qershor 2013, Van Nistelrooy i'u bashkua PSV-së si trajneri i ekipit nën-17.[148] Tre vite më pas, ai punoi si trajneri i sulmuesve të ekipit nën-17, -19 dhe ekipit rezervë.[149]

Më 25 qershor 2018, Van Nistelrooy u emërua trajneri i ekipit nën-19, duke zëvëndësuar Mark van Bommel, i cili u vendos trajner i ekipit të parë.[150] Në dhjetor 2019, ai gjithashtu u bë pjesë e stafit të trajnerit të Holandës Ronald Koeman në rolin e zëvëndës-trajnerit sëbashku me Maarten Stekelenburg.[151]

Në mars 2022, Van Nistelrooy u emërua trajneri i ekipit të parë të PSV-së pas largimit të Roger Schmidt. Ai firmosi një kontratë tre-vjeçare dhe e mori drejtimin e ekipit para nisjes së sezonit 2022–23.[152] Pasi fitoi superkupën dhe kupën, Van Nistelrooy dha dorëheqjen një ndeshje para mbarimit të kampionatit, duke cituar mungesën e mbështjetjes nga klubi.[153]

Manchester United

Më 11 korrik 2024, Van Nistelrooy u emërua në rolin e zëvëndës-trajnerit nga klubi anglez Manchester United në një marrëveshje dy-vjeçare. Ai supozohej të punonte me trajnerin Erik ten Hag, por shkarkimi i tij më 28 tetor bëri që Van Nistelrooy të emërohej trajneri i përkohëshëm i ekipit.[154] Dy ditë më pas, në ndeshjen e tij të parë, United fitoi 5–2 kundër Leicester Cityt në Kupën e Ligës.[155] Më 7 nëntor, Van Nistelrooy udhëhoqi ekipin drejt fitores së parë në Evropë pas 13 muajsh pas suksesit 2–0 kundër PAOK.[156] Me mbërritjen e trajnerit të ri Ruben Amorim, Van Nistelrooy u largua nga klubi. Ai e drejtoi ekipin në katër ndeshje, duke fituar tre dhe barazuar një.[157]

Jashtë futbollit

Jeta personale

Van Nistelrooy u martua me të dashurën e tij Leontien Slaats në korrik 2004.[158] Ata sëbashku një vajzë dhe një djal.[159][160][161] Ai është katolik.[162][163]

Bamirësia

Van Nistelrooy dhe gruaja e tij janë të dy të përfshirë në organizatën bamirëse SOS Children's Villages. Organizata ekziston që nga viti 1949 dhe është një shoqatë bamirësie ndërkombëtare e cila shërben për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e fëmijëve. Van Nistelrooy u emërua zyrtarisht ambasadori në Holandë i "FIFAs për SOS Children's Villages" më 1 shtator 2001.[164]

Më 17 nëntor 2009, Van Nistelrooy dhe gruaja e tij pritën SOS në Ciudad Real Madrid. Qëllimi i këtij eventi ishte të ndihmonte në krijimin e një kalendari i cili do të shitej për t'i sigurar fitime organizatës.[165]

Angazhimet

Van Nistelrooy u sponsorizua nga kompania e veshjeve sportive Nike, duke u shfaqur në reklamat e tyre. Në një fushatë reklamuese globale të Nike në prag të Kupës së Botës 2002 në Kore dhe Japoni, ai mori pjesë në një reklamë të quajtur "Secret Tournament" (e markës "Scorpion KO") me regjizor Terry Gilliam, duke u shfaqur përkrah lojtarëve si Thierry HenryRonaldoEdgar DavidsFabio CannavaroFrancesco TottiRonaldinhoLuís Figo dhe Hidetoshi Nakata, me ish-lojtarin Eric Cantona si "arbitër" i turneut.[166][167]

Media

Gjatë FIFA Kupës së Botës 2014, Van Nistelrooy punoi si analist në studion e ESPN.[168]

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi: [169][170][171]

Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Den Bosch 1993–94 Eerste Divisie 200020
1994–95 Eerste Divisie 15323176
1995–96 Eerste Divisie 21200212
1996–97 Eerste Divisie 3112003112
Gjithsej 6917237120
Heerenveen 1997–98 Eredivisie 3113534[a]04016
PSV 1998–99 Eredivisie 3431447[b]61[c]04641
1999–2000 Eredivisie 2329108[b]33232
2000–01 Eredivisie 10222124
Gjithsej 676276159109077
Manchester United 2001–02 Premier League 3223220014[b]101[d]14936
2002–03 Premier League 3425344111[b]14005244
2003–04 Premier League 322046007[b]41[d]04430
2004–05 Premier League 17632007[b]8002716
2005–06 Premier League 352120218[b]2004724
Gjithsej 15095141462473821219150
Real Madrid 2006–07 La Liga 3725327[b]6004733
2007–08 La Liga 2416107[b]41[e]03320
2008–09 La Liga 64004[b]32[e]31210
2009–10 La Liga 11201[b]00041
Gjithsej 6846621913339664
Hamburger SV 2009–10 Bundesliga 115007[f]200187
2010–11 Bundesliga 257132610
Gjithsej 36121372004417
Málaga 2011–12 La Liga 28441325
Gjithsej karriera 449249393262926264592349
Mbylle
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Kupën Intertoto
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  4. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja

Burimi: [172][173]

Më shumë informacion Ekipi kombëtar, Viti ...
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Holanda 199810
199981
200010
200177
200241
200385
2004116
200595
200653
200752
200853
200900
201031
201131
Gjithsej7035
Mbylle

Golat me kombëtaren

Burimi: [172]

Rezultatet e Holandës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga van Nistelrooy.
Më shumë informacion Nr., Data ...
List of international goals scored by Ruud van Nistelrooy
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 28 prill 1999GelreDome, Arnhem, Holandë3 Morocco1–21–2Ndeshje miqësore
2 25 prill 2001Philips Stadion, Eindhoven, Holandë11 Qiproja4–04–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
3 2 qershor 2001Lilleküla Stadium, Tallinn, Estoni12 Estonia2–24–2Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
4 4–2
5 15 gusht 2001White Hart Lane, Londër, Angli13 Anglia2–02–0Ndeshje miqësore
6 5 shtator 2001Philips Stadion, Eindhoven, Holandë15 Estonia5–05–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
7 6 tetor 2001GelreDome, Arnhem, Holandë16 Andorra3–04–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
8 4–0
9 20 nëntor 2002Arena AufSchalke, Gelsenkirchen, Gjermani21 Gjermania3–13–1Ndeshje miqësore
10 29 mars 2003De Kuip, Rotterdam, Holandë23 Republika Çeke1–01–1Kualifikueset e UEFA Euro 2004
11 2 prill 2003Sheriff Stadium, Tiraspol, Moldovi24 Moldavia1–12–1Kualifikueset e UEFA Euro 2004
12 19 nëntor 2003Amsterdam Arena, Amsterdam, Holandë29 Skocia3–06–0Kualifikueset e UEFA Euro 2004
13 4–0
14 6–0
15 15 qershor 2004Estádio do Dragão, Porto, Portugali34 Gjermania1–11–1UEFA Euro 2004
16 19 qershor 2004Estádio Municipal de Aveiro, Aveiro, Portugali35 Republika Çeke2–02–3UEFA Euro 2004
17 23 qershor 2004Estádio Municipal de Braga, Braga, Portugali36 Letonia1–03–0UEFA Euro 2004
18 2–0
19 13 tetor 2004Amsterdam Arena, Amsterdam, Holandë39 Finlanda2–13–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
20 3–1
21 30 mars 2005Philips Stadion, Eindhoven, Netherlands42 Armenia2–02–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
22 8 qershor 2005Stadiumi Olimpik i Helsinkit, Helsinki, Finland44 Finlanda1–04–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
23 3 shtator 2005Hanrapetakan Stadium, Yerevan, Armeni46 Armenia1–01–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
24 7 shtator 2005Philips Stadion, Eindhoven, Holandë47 Andorra3–04–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
25 4–0
26 27 maj 2006De Kuip, Rotterdam, Holandë50 Kameruni1–01–0Ndeshje miqësore
27 4 qershor 2006De Kuip, Rotterdam, Holandë51 Australia1–01–1Ndeshje miqësore
28 16 qershor 2006Gottlieb-Daimler-Stadion, Stuttgart, Gjermani53 Bregu i Fildishtë2–02–1FIFA Kupa e Botës 2006
29 8 shtator 2007Amsterdam Arena, Amsterdam, Holandë56 Bullgaria2–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2008
30 12 shtator 2007Qemal Stafa Stadium, Tiranë, Shqipëri57 Shqipëria1–01–0Kualifikueset e UEFA Euro 2008
31 29 maj 2008Philips Stadion, Eindhoven, Holandë60 Danimarka1–01–1Ndeshje miqësore
32 9 qershor 2008Stade de Suisse, Bern, Zvicër62 Italia1–03–0UEFA Euro 2008
33 21 qershor 2008St. Jakob-Park, Basel, Zvicër64 Rusia1–11–3UEFA Euro 2008
34 3 shtator 2010Stadio Olimpico, Serravalle, San Marino65 San Marino5–05–0Kualifikueset e UEFA Euro 2012
35 29 mars 2011Amsterdam Arena, Amsterdam, Holandë70 Hungaria3–25–3Kualifikueset e UEFA Euro 2012
Mbylle

Statistikat si trajner

Redaktuar më 10 nëntor 2024
Më shumë informacion Ekipi, Nga ...
Rekordi si trajner sipas ekipit dhe periudhës
Ekipi Nga Deri më Rekordi Ref
N F B H Gsh Gp G % F
Jong PSV 1 qershor 2021 18 maj 2022 &0000000000000038.00000038 &0000000000000011.00000011 &0000000000000011.00000011 &0000000000000016.00000016&0000000000000061.00000061&0000000000000063.00000063−2 &0000000000000028.95000028,95 [174]
PSV Eindhoven 19 maj 2022 24 maj 2023 &0000000000000051.00000051 &0000000000000033.00000033 &0000000000000010.00000010 &0000000000000008.0000008&0000000000000126.000000126&0000000000000060.00000060+66 &0000000000000064.71000064,71 [175]
Manchester United (i përkohshëm) 28 tetor 2024 10 nëntor 2024 &0000000000000004.0000004 &0000000000000003.0000003 &0000000000000001.0000001 &-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1.0000000&0000000000000011.00000011&0000000000000003.0000003+8 &0000000000000075.00000075,00 [176]
Mbylle

Trofe

Si lojtar

Klube

PSV[177]

Manchester United[177]

Real Madrid[177]

Personale

  • Futbollisti Holandez i Vitit: 1998–99, 1999–2000[8]
  • Golashënuesi më i mirë i Eredivisies: 1998–99, 1999–2000[178][9]
  • Lojtari i Muajit i Premier Ligës: dhjetor 2001, shkurt 2002, prill 2003[2]
  • Sir Matt Busby Lojtari i Vitit: 2001–02, 2002–03[179]
  • ESM Ekipi i Vitit: 2001–02
  • Golashënuesi më i mirë i UEFA Ligës së Kampioneve: 2001–02, 2002–03, 2004–05[180][181][182]
  • Asistuesi më i mirë i UEFA Ligës së Kampioneve: 2001–02
  • Golashënuesi më i mirë i FA Cup: 2002–03, 2003–04[183][184]
  • PFA Lojtari i Vitit i Tifozëve: 2001–02
  • PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve: 2001–02[185]
  • PFA Ekipi i Vitit: 2001–02, 2003–04
  • IFFHS Golashënuesi më i mirë në botë i vitit: 2002[186]
  • BBC Goli i Muajit: mars 2003
  • Lojtari i Sezonit i Premier Ligës: 2002–03[2]
  • Këpuca e Artë e Premier Ligës: 2002–03[2]
  • UEFA Sulmuesi i Vitit: 2002–03
  • UEFA Ekipi i Vitit: 2003
  • FIFA 100
  • Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian: 2004
  • Trofeu Pichichi: 2006–07[187]
  • ESPN Ekipi i Dekadës: 2009[188]
  • IFFHS Golashënuesi më i mirë në botë i dekadës së fundit: 2012[189]

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.