gjini e bimëve From Wikipedia, the free encyclopedia
Rrapi ose çinari (lat. Platanus) është një dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, që bën lëndë të vogla me gjemba të imët përsipër. Rrapi paraqet një familje të pavarur të grupit Platanaceae. [1] Atdheu i kësaj gjinie është Amerika e Veriut: në jug dhe jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, Meksika, Guatemala, dhe në Evropë, Gadishulli Ballkanik duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Rrapi mund të rritet deri në 50 metra në lartësi. Këto pemë mund të jetojnë për një kohë të gjatë, janë rezistente ndaj ndotjes, kështu që shpesh mbjellen në qytete përgjatë rrugëve si dhe në parqe. [2] [3]
Llojet më të njohura të rrapit janë:[4]
Emri botanik | Emri i zakonshëm | Shpërndarja | |
---|---|---|---|
Platanus × acerifolia (P. occidentalis × P. orientalis; syn. P. × hispanica, P. × hybrida) | Lloje hibride | Prejardhje e kultivuar | |
Platanus chiapensis | Rrapi Chiapas | Meksika | |
Platanus gentryi | Rrapi Gentry | Meksika | |
Platanus mexicana | Rrapi Meksikan (sycamore) | Meksika | |
Platanus oaxacana | Rrapi Oaxaca | Meksika | |
Platanus occidentalis | Rrapi amerikan (American sycamore, buttonwood, occidental plane) | Amerika e Veriut | |
Platanus orientalis | Rrapi Oriental | Evropa, Azia | |
Platanus racemosa | Rrapi i Kalifornisë (California sycamore, western sycamore, aliso) | California, SHBA | |
Platanus rzedowskii | Rrapi Rzedowski | Meksika | |
Platanus wrightii | Rrapi i Arizonës (Arizona sycamore) | Arizona, New Mexico, Meksika | |
Wikimedia Commons has media related to Rrapi. |
Wikispecies ka informacione në lidhje me: Rrapi |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.