Amerika Veriore (ang.: North America, lexo: Noëth Amerika) është një kontinent[2]Hemisferën Veriore dhe PerëndimoreTokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti i Karaibeve, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugore shtrihet në juglindje. Amerika Veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga korriku 2007, popullsia ishte vlerësuar të ishte rreth 524 milion banorë. Ajo është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, pas Azisë dhe Afrikës, dhe është e katërta për nga popullsia pas Azisë, Afrikës, dhe Evropës. Amerika Veriore dhe Amerika Jugore njihen bashkarisht si Amerikat.

Më shumë informacion Sipërfaqja, Popullsia ...
Sipërfaqja 24,709,000 km2
Popullsia 592,296,233 (2021)
Dendësia 25.7/km²
Shtete 23 shtete sovrane
Varësi 23 territore jo-sovrane
Denonimi Amerikan verior, Amerikano-veriorë

Jashtqitje

Gjuhët Anglisht, Spanjisht, Frëngjisht, dhe shumë të tjera
Zonat Kohore Nga UTC-10 tek UTC±00:00
Qytetet
më të mëdha(2005)
Mexico City
New York City
Los Angeles
Çikago
Miami[1]
Mbylle

Amerika Veriore

Thumb

Etimologjia

Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit italian, Amerigo Vespucci dhe nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë për Evropianët. Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën "America" në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij Cosmographiae Introductio,

ab Americo inventore ... quasi Americi terram sive Americam (nga zbuluesi Americus ... si të ishte toka e Americusit, pra Amerika).

Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoi emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori versionin e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia".

Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin origjinal gjithashtu: më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.[3]

Janë propozuar edhe teori të tjera mbi emërimin e kësaj toke, por asnjë nga ato nuk ka arritur përkrahje të gjerë.

Disa sugjerojnë se tradita ishte që tokat e reja të mernin mbiemrin e zbuluesve, kështu që "Amerigo Vespucci" do të ishte problematik.[4] Ricardo Palma (1949) propozoi një rrjedhje nga Malet "Amerrique" të Amerikës Qendrore—Vespucci ishte i pari që zbuloi Amerikën Jugore dhe malet Amerique, të cilat lidhën zbulimet e tij me ato të eksploruesit Christopher Columbus.

Alfred E. Hudd propozoi një teori në vitin 1910 sipas së cilës kontinenti u emërua pas një tregtari mbretëror Uellsian i quajtur Richard Amerike nga Bristoli, i cili besohet se ka financuar udhëtimin e John Cabotit nga Anglia tek Newfoundland1497. Një teori ende më pak e përkrahur thotë se Amerika u emërua sipas një detari Spanjoll që mbante emrin e lashtë Visigothik 'Amairick'. Një tjetër sugjeron se emri rrjedh nga gjuha e vendasve të Amerikës.[3]

Historia

Shkenctarët kanë disa teori në lidhje me prejardhjen e popujve të parë në Amerikën Veriore. Popujt vendasë të Amerikës kanë shumë mite, me anë të të cilave ata pretendojnë të kenë qenë të pranishëm në Amerikën Veriore qysh nga krijimi i saj.

Para kontakteve me Evropianët, vendasit e Amerikës Veriore ndaheshin në sisteme të atëhershme politike, nga bandat e vogla të përbëra prej disa familjeve e deri tek perandoritë e mëdha. Ata jetonin në disa "zona kulturore", që relativisht i përshtaten zonave gjeografike dhe japin një indikim të mirë për gjallesat që banonin aty ose me çka mirreshin njerëzit (p.sh. gjahtarët e Bizonve e fushave të mëdha, ose fshatarët e Mezoamerikës). Grupet vendase mund të klasifikohen gjithashtu nga familjet gjuhësore (p.sh. Gjuhët Atabaskane ose Gjuhët Uto-Aztekane). Është e rëndësishme të thuhet se popujt me gjuhë të ngjashme nuk kishin gjithmonë kulturën e njëjtë materiale ,dhe as nuk ishin gjithmonë aleatë.

Shkenctarët besojnë se popujt Inuitë nga Arktiku erdhën në Amerikën Veriore shumë më vonë se grupet e tjera vendase, siç vërtetohet me zhdukjen e kulturës Dorset dhe artifakteve nga regjistrat arkeologjikë dhe zëvendësimin e tyre me popujt Thule.

Gjeografia

Relievi

Kordileret- të larta, të rrudhosura, piktoreske. Veçohen me: Parkun Jeloston (Yelloustoun), Kanjonin e Kolorados. Maja më e lartë në Amerikën Veriore është ''Mak Kini'' ( 6194 m).

Luginat e Mëdha Qendrore- shtrihen mes Kordilereve, gjirit Hadson, Apalsheve dhe gjirit të Meksikës.

Malet Apalshe janë në lindje mes Luginave të Mëdha Qendrore dhe Ultësirës së Atlantikut. Kanë një shtrirje verilindje-jugperëndim me një gjatësi 2500 km dhe gjerësi 300–500 km. Maja më e lartë është Maunt Micell (2037 m). Apalashet janë janë të pasura me minerale dhe fuqi uji.

Ultësira e Atlantikut shtrihet mes maleve Apalashe dhe Oqeanit Atlantik. Ajo shkon duke u zgjeruar në jugperëndim, është shumë e banuar, dhe ndodhen qytetet më të mëdha të Amerikës Veriore.

===Klima===yyy


Në Amerikën Veriore klima e zonës është e ftohtë : polare dhe subpolare. Në formimin e klimës kanë ndikuar: gjerësia gjeografike, relievi, hapja ndaj deteve të ftohtë kah veriut dhe gjirit të nxehtë të Meksikës. Pjesa më e madhe shtrihet në brezin e mesëm i cil, i cilësohet me tipare të klimës kontinentale dhe detare.

Bregdeti verior shtrihet në brezin e klimës së ftohtë-klima polare.

Bregdeti Jugor-zona rreth gjirit të Meksikës është nën ndikimin e klimës tropikale dhe subtropikale. Nën ndikimin e rrymës së Golfsrimit.

Bregdeti i Paqësorit-klimë të butë bregdetare me përjashtim të pjesës veriore. Cilësohet me rreshje të mëdha. Temperaturat maksimale prej 57 gradë celsius janë shënuar në Luginën e Vdekjes, në SHBA. Ndërsa pika më e ftohtë prej -66 gradë celsius është shënuar në Northice (Grenlandë). Rreshjet më të mëdha në Amerikën Veriore bien në Hederson Lake (6650 mm) (Kolumbia Britanike në Kanada). Ndërsa sasia minimale e rreshjeve bie në Bataque, në Meksikë, me vetëm 30 mm.[5] Ne te gjitha rajonet veriore (Kanada, Alaska) mbizotëron klima e zones se ftohtë; ku për shkak të temperaturave tepër të ulëta, shtresat e dheut qëndrojnë të ngrira gjatë pjesës më të madhe te vitit. Mjedisi jetësor i vetëm i këtyre rajoneve është TUNDRA, ku bimësia, që rritet në periudhën e shkurtër të verës, përbëhet nga barëra e gëmusha me trup të shkurtër e me lule shumëngjyrëshe. Bota shtazore përfaqësohet nga dreri i veriut, ariu i bardhe, zogj të shumtë në verë etj.

Hidrografia

Pasuritë ujore të Amerikes Veriore janë të shumta. Lumi më i rëndësishëm është MISISIPI me degën e tij më të madhe MISURIN, që derdhet në gjirin MAKENZI, dhe ky i fundit derdhet në OQEANIN E NGRIRË TË VERIUT; SHËN LORENCI që derdhet në oqeanin ATLANTIK. Lumenjtë që derdhen në oqeanin Paqësor,janë të tipit malor si psh: JUKONI në ALASKË, KOLORADO që derdhet në gjirin e KALIFORNISË etj. Ndër liqenet e shumta, më të rëndësishmit janë: Liqenet e Mëdha(i siperm, Micigan, Huron, Erie dhe Ontario),që ndodhen në kufirin SHBA-KANADA, si dhe liqeni Vinipeg, Liqeni i Madh i Skllevërve, Liqeni i Madh i Arinjve, në pjesen veriore etj.

Shih dhe këtë

Burimet

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.