From Wikipedia, the free encyclopedia
Platoni (greqisht Πλάτων; latinisht Plato; emri origjinal "Aristokles") ishte një filozof i Greqisë antike që ka jetuar në Athinë prej vitit 427 p.e.s. e deri në vitin 347 p.e.s., ai konsiderohet si njeri ndër filzofët më të rëndësishem të antikitetit, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi vazhdoi aktivitetin e saj për nëntë shekuj me rradhë.[1]
Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s nga një familje fisnike athinase me traditë politike dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës, kishte 2 vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.
E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike. Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali) ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht. Më vonë shkoi në Sicili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Sicilia. Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë). Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 e.s. Për të tretën here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij. Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.
Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.
Tipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend – Në fund të fundit etimologjia e së vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme, (pra, “realitetin”). Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave. Janë gjërat thelbësore që perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Të ndjeshmet i konsideron idhuj të ideve. Kështu identifikon dy botë: të ndjeshmen që ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet në rrjedhë të pandalshme kundër Heraklitit dhe atë të mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetë e së cilës strehohen në tokë qiellore. Këta janë tipat e lashtë të kësaj bote të dukshme, modelet dhe shembujt e përjetshëm. Në shpirt dallon tri pjesë, logjistiken, spiritualen dhe të dëshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hynji, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit. Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve përbëhet drejtësia që është harmonia e tri virtyteve të tjera. Sepse qyteti është reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Të cilat janë respektive me tri pjesë të shpirtit. Ashtu si tek njeriu edhe në qytet duhet të ketë drejtësi, domethënë harmonia që arrihet në qytet kur secila prej gjinive kryen punën e vet pa synuar të bëjë të të tjerëve.
Ndikimi i tij ishte jashtëzakonisht i madh. Historia e filozofisë deri te Ciceroni është e mbushur me atë. Madje shumë kishin thënë se nuk kishte qenë kurrë nxënës i tij. Eterit e kishës nga ai huazojnë ide dhe argumente duke e konsideruar përfaqësuesin më të rëndësishëm të filozofisë njerëzore. Por edhe mendimi më i ri filozofik nuk mbeti i pandikuar. Sistemet e ndryshme filozofike ose mundohen të përmbysin idetë e tij ose mundohen të ndërtojnë mbi to. Mendimi i tij filozofik përbënte, përbën dhe do të përbëjë bazë moderne hulumtimi dhe analize të shumëanshme të filozofëve të atëhershëm.
Sokrati është një karakter i zakonshëm në Dialogjet e Platonit.
Platoni shihte si idhullin e tij Sokratin prandaj ai shkruan ne veprat e tij ne formen e djalogut ate cka shpreh sokrati.ne veprat e tij si republika ai ve theksin tek drejtesia duke e theksuar se drejtesia eshte ti besh mire miqve dhe keq armiqve por ky ishte thejeshte nje perkufizim paraprak per platonin drejtesia eshte harmoni e shpirtit eshte e cuditshme qe platoni qe ne ate kohe tregon mbi barazine qe duhet te kishte femra me mashkullin.nje femer mund te ishte edhe mbrete filozofe qe do te thote te ishte kryetare e shtetit Per Platonin femrat jane te barabarta per nga aftesite me meshkujt vetem se ne shumicen e tyre meshkujt ne pergjithesi jane me dominante.
Platoni shkroi 36 vepra gjithësej, përveç “Apologjisë” dhe dialogje. Në shkrimet e Platonit vërehet imitimi i mësimdhënies së Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetëm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnë tituj nga përmbajtja e tyre. Në të gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati, Në dialogjet më të vjetra ruan imazhin e Sokratit të vërtetë, ndërsa tek më të rejat fshihet vetë nxënësi. Të gjitha veprat e Platonit ndahen në tri periudha të dallueshme në mënyrë kronologjike:
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!) ISBN 978-0-8020-9783-5{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Wikiquote ka thënie në lidhje me: Platoni |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.