From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull merret me Komunën e Albanikut. Për qytezën e Albanikut shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Albanikut e njohur edhe si Komuna e Leposaviqit, është një komunë e cila ndodhet në rrethin e Mitrovicës, në pjesën më veriore të Kosovës. Selia administrative e kësaj komune gjendet në qytetin e Albanikut (Leposavićit).
Komuna e Albanikut ndodhet në veri të Kosovës. Komuna kufizohet në veri me kufirin e Serbisë, në jugperëndim kufizohet me territorin e komunës së Zubin Potokut, në jug me komunën e Zveçanit dhe të Mitrovicës së Veriut, ndërsa në një pjesë të vogël në juglindje kufizohet me territorin e Komunës së Besianës. Komuna ka gjithsej 42 fshatra. [1] territori i përgjithshëm i komunës përfshin një sipërfaqe prej 539 km². Lumi i Ibrit rrjedh nëpër territorin e komunës dhe qytetin e Albanikut. Së bashku me komunat: Komuna e Zubin Potokut, Mitrovica Jugut, Mitrovica e Veriut, komuna e Skënderajit, komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Zveçanit, formon Rajonin e Mitrovicës.
Regjistrimi i vitit 2011 nuk u mbajt në komunën e Albanikut. Të dhënat e vitit 2009 bazohen vetëm në një vlerësim.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2009 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 14949 | 17015 | 19006 | 18124 | 16906 | 16395 | 13773 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.