From Wikipedia, the free encyclopedia
Page Stampa:Infobox political division/styles.css has no content.
Grenlanda | |
---|---|
Autonomous territory in the Kingdom of Denmark | |
| |
Himni: "Nunarput, utoqqarsuanngoravit" "Ti Toka jonë e lashtë" | |
Kënga e Kalaallit: "Nuna asiilasooq" "Toka me Gjatësi të Madhe"[lower-alpha 1] | |
Shteti sovran | Danimarka |
Bashkimi me Norvegjinë | 1262 |
Rikolonizimi danezo-norvegjez | 1721 |
Cedimi në Danimarkë | 14 janar 1814 |
Home rule | 1 maj 1979 |
Autonomi dhe vetëqeverisje të mëtejshme | 21 qershor 2009[2][3] |
Kryeqyteti and largest city | Nuuk 64°10′N 51°44′W |
Gjuhët zyrtare | Grenlandisht[lower-alpha 2] |
Gjuhë të njohura | Danisht, Anglisht, dhe gjuhë të tjera nëse është e nevojshme[lower-alpha 2] |
Grupet etnike (2020[5]) | |
Feja | Krishterimi (Kisha e Grenlandës) |
Demonym(s) |
|
Government | Qeveri e devoluar brenda një monarkie kushtetuese parlamentare |
• Monark | Frederik X |
• Kryeministri mbretëror | Mette Frederiksen |
• Komisioneri i Lartë | Julie Præst Wilche |
• Kryeministri i Grenlandës | Múte Bourup Egede |
• Kryetari i Inatsisartut | Mimi Karlsen |
Legjislativi | Folketing (legjislativ mbretëror) Inatsisartut (legjislativ vendor) |
National representation | |
• Folketing | 2 anëtarë |
Area | |
• Gjithsej | 2,166,086 km2 (836,330 sq mi) |
• Uji (%) | 83.1[lower-alpha 3] |
Highest elevation | 3.700 m (12.139 ft) |
Population | |
• 2022 estimate | 56,583[7] (210th) |
• Dendësia | 0.028/km2 (0.1/sq mi) |
PBB (PPP) | 2011 estimate |
• Gjithsej | $1.8 billion[8] |
• Per capita | $37,000 |
GDP (nominal) | 2020 estimate |
• Total | DKK 20.1 trilion[9] $3.08 trilion[10] |
• Per capita | DKK 358,000[9] $54,694[11] |
Gini (2015) | 33.9[12] medium |
HDI (2010) | 0.786[13] high · 61st |
Monedha | Krone daneze (DKK) |
Time zone | UTC±00:00 to UTC-04:00 |
Date format | dd-mm-yyyy |
Ana e drejtimit | right |
Kodi i thirrjes | +299 |
Kodet postare | 39xx |
ISO 3166 code | GL |
Internet TLD | .gl |
Grenlanda (Danisht : Grønland) - "vend i gjelbër" është një krahinë vetqeverisëse e Danimarkës, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me Europën prej të shkuarës së saj kur ka qenë e kolonizuar nga Norvegjia dhe Danimarka, por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, Islandën.
Groenlanda është ishulli më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit Nuuk. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të Kanadasë drejt ishullit.
Groenlanda është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit.
Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.[14] Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili përfshin pjesët e Groenlandës Veriore dhe Lindore, nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh kombëtar në botë.
Në pjesën qendrore të Groenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.
Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Groenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Groenlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag.[15]
Konsiderohet se banorët e parë kanë qenë vikingët, pas shekullit XVI në bregdetin e Grenlandës kanë jetuar eskimezët, të cilët janë marrë me peshkim. Në shekullin XVIII fillon kolonizimi i danezëve dhe në vitin 1953 bëhet pjesë përbërëse e Danimarkës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.