From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 2019 ishte edicioni i 64-t i Festivalit Evropian të Këngës. Festivali u mbajt në Tel Aviv, Izrael, duke ndjekur fitoren e Izraelit në Festivalin e 2018-ës në Lisbonë, Portugali me këngën Toy, interpretuar nga Netta. Kjo ishte hera e tretë që Izraeli organizoi festivalin, pas organizimit më 1979 dhe 1999. Kishte dy gjysmëfinale më 14 dhe më 16 maj dhe finalen më 18 maj 2019. Këto tri spektakle u prezantuan drejtpërdrejt nga Erez Tal, Bar Rafaeli, Assi Azar dhe Lucy Ayoub. Ngjarja u organizua nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve dhe nga Korporata publike izraelite e Radio-Televizioneve.
Festivali Evropian i Këngës 2019 | |
---|---|
Dare to Dream | |
Datat | |
Gjysmëfinalja e parë | 14 maj 2019 |
Gjysmëfinalja e dytë | 16 maj 2019 |
Finalja | 18 maj 2019 |
Pritës | |
Vendi | Expo Tel Aviv, Tel Aviv, Izrael |
Prezantues |
|
Kryetar |
|
Mbikëqyrës ekzekutiv | Jon Ola Sand |
Producent ekzekutiv | Zivit Davidovich |
Transmetuesi pritës |
|
Akti hapës |
|
Akti interval |
|
Faqja zyrtare | eurovision |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 41 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | Asnjë |
Shtetet që nuk kthehen | Bullgaria Ukraina |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep dy palë pikë nga 12, 10, 8–1 pikë për këngët e tyre të preferuara: njëra nga juria e tyre profesionale dhe tjetra nga televotimi. |
Zero pikë | Asnjë |
Kënga fituese | Holanda "Arcade" |
Katërdhjetë e një shtete morën pjesë në festival me mungesë të Bullgarisë dhe Ukrainës, të dyja për herë të parë që nga 2015-ta.
Fitues ishte Holanda me këngën "Arcade", kënduar nga Duncan Laurence dhe shkruar nga Laurence, Joel Sjöö dhe Wouter Hardy. Kjo ishte fitorja e pestë e Holandës në garë, pas fitimeve të saj në vitin 1957, 1959, 1969 dhe 1975; Italia, Rusia, Zvicra dhe Norvegjia rrumbullakosën Top 5-shen. Poshtë tabelës, Maqedonia e Veriut dhe San Marino arritën rezultatin më të mirë ndonjëherë, duke përfunduar respektivisht në vendin e tetë dhe të njëzetë. Kjo ishte finalja e parë në Top 10-she e Maqedonisë së Veriut që kur u bashkua në konkurs më 1998.
Festivali i 2019-s u mbajt në Izrael për të tretën herë, pas viteve 1979 dhe 1999, pas fitores së këtij shteti në Festivalin e 2018-s me këngën "Toy", kënduar nga Netta Barzilai.
EBU njoftoi më 7 nëntor 2018 se dyzet e dy vende do të merrnin pjesë në garë, me Bullgarinë që mungonte për arsye financiare.
Më 27 shkurt 2019, Ukraina njoftoi tërheqjen e saj nga gara. Kjo reduktoi numrin e vendeve pjesëmarrëse në 41.
Më 6 mars 2019, EBU konfirmoi se Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë për herë të parë me emrin e saj të ri, në vend të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e cila ishte përdorur që nga pjesëmarrja e parë e vendit.
Gjysmëfinalja e parë u zhvillua më 14 maj 2019 në ora 22:00 IDT (21:00 CEST). Shtatëmbëdhjetë vende morën pjesë në gjysmëfinale të parë. Këto vende plus Franca, Izraeli dhe Spanja votuan në këtë gjysmëfinale. Ukraina u caktua fillimisht për të marrë pjesë në gjysmën e dytë të gjysmëfinales, por u tërhoq nga gara për shkak të polemikave brenda përzgjedhjes së saj kombëtare. Vendet e theksuara u kualifikuan për në finale.
Rendi | Shteti | Gjuha (ët) | Pjesëmarrësi | Kënga | Vendi | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Qipro | Anglisht | Tamta | "Replay" | 9 | 149 |
2 | Mali i Zi | Anglisht | D mol | "Heaven" | 16 | 46 |
3 | Finlanda | Anglisht | Darude me Sebastian Rejman | "Look Away" | 17 | 23 |
4 | Polonia | Polonisht Anglisht | Tulia | "Fire of Love (Pali się" | 11 | 120 |
5 | Sllovenia | Sllovenisht | Zala Kralj me Gašper Šantl | "Sebi" | 6 | 167 |
6 | Republika Çeke | Anglisht | Lake Malawi | "Friend of a friend" | 2 | 242 |
7 | Hungaria | Hungarisht | Joci Pápai | "Az én apám" | 12 | 97 |
8 | Bjellorusia | Anglisht | ZENA | "Like It" | 10 | 122 |
9 | Serbia | Serbisht | Nevena Božović | "Kruna" | 7 | 156 |
10 | Belgjika | Anglisht | Eliot | "Wake Up" | 13 | 70 |
11 | Gjeorgjia | Gjeorgjisht | Oto Nemsadze | "Keep on Going" | 14 | 62 |
12 | Australia | Anglisht | Kate Miller - Heidke | "Zero Gravity" | 1 | 261 |
13 | Islanda | Islandisht | Hatari | "Hatrid mun sigra" | 3 | 221 |
14 | Estonia | Anglisht | Victor Crone | "Storm" | 4 | 198 |
15 | Portugalia | Portugalisht | Conan Osiris | "Telemóveis" | 15 | 51 |
16 | Greqia | Anglisht | Katerine Duska | "Better Love" | 5 | 185 |
18 | San Marino | Anglisht | Serhat | "Say Na Na Na" | 8 | 150 |
Gjysmëfinalja e dytë u zhvillua më 16 maj 2019 në ora 22:00 IDT (21:00 CEST). Tetëmbëdhjetë vende morën pjesë në gjysmëfinale të dytë. Ato vende plus Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar votuan në këtë gjysmëfinale. Zvicra ishte e paracaktuar në këtë gjysmëfinale për shkak të çështjeve të planifikimit. Vendet e theksuara u kualifikuan për në finale.
Rendi | Shteti | Gjuha (ët) | Pjesëmarrësi | Kënga | Vendi | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Armenia | Anglisht | Srbuk | "Walking Out" | 16 | 49 |
2 | Irlanda | Anglisht | Sarah McTernan | "22" | 18 | 16 |
3 | Moldavia | Anglisht | Anna Odobescu | "Stay" | 12 | 85 |
4 | Zvicra | Anglisht | Luca Hänni | "She Got Me" | 4 | 232 |
5 | Letonia | Anglisht | Carousel | "That Night" | 15 | 50 |
6 | Rumania | Anglisht | Ester Peony | "On a Sunday" | 13 | 71 |
7 | Danimarka | Anglisht Frëngjisht | Leonora | "Love Is Forever" | 10 | 94 |
8 | Suedia | Anglisht | John Lundvik | "Too Late for Love" | 3 | 238 |
9 | Austria | Anglisht | PÆNDA | "Limits" | 17 | 21 |
10 | Kroacia | Anglisht Kroatisht | Roko | "The Dream" | 14 | 64 |
11 | Malta | Anglisht | Michela | "Chameleon" | 8 | 157 |
12 | Lituania | Anglisht | Jurij Veklenko | "Run with the Lions" | 11 | 93 |
13 | Rusia | Anglisht | Sergey Lazarev | "Scream" | 6 | 217 |
14 | Shqipëria | Shqip | Jonida Maliqi | "Ktheju tokës" | 9 | 96 |
15 | Norvegjia | Anglisht | KEiiNO | "Spirit in the Sky" | 7 | 210 |
16 | Holanda | Anglisht | Duncan Laurence | "Arcade" | 1 | 280 |
17 | Maqedonia e Veriut | Anglisht | Tamara Todevska | "Proud" | 2 | 239 |
18 | Azerbajxhani | Anglisht | Chingiz Mustafayev | "Truth" | 5 | 224 |
Finalja u mbajt më 18 maj 2019 në ora 22:00 IDT (21:00 CEST). Njëzet e gjashtë vende morën pjesë në finale, me të gjitha 41 vendet pjesëmarrëse që kanë të drejtë vote.
Rendi | Shteti | Gjuha (ët) | Pjesëmarrësi | Kënga | Vendi | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Malta | Anglisht | Michela | "Chameleon" | 16 | 95 |
2 | Shqipëria | Shqip | Jonida Maliqi | "Ktheju tokës" | 18 | 90 |
3 | Republika Çeke | Anglisht | Lake Malawi | "Friend of a Friend" | 11 | 157 |
4 | Gjermania | Anglisht | S!sters | "Sister" | 24 | 32 |
5 | Rusia | Anglisht | Sergey Lazarev | "Scream" | 3 | 369 |
6 | Danimarka | Anglisht Frëngjisht | Leonora | "Love Is Forever" | 12 | 120 |
7 | San Marino | Anglisht | Serhat | "Say Na Na Na" | 20 | 81 |
8 | Maqedonia e Veriut | Anglisht | Tamara Todevska | "Proud" | 8 | 295 |
9 | Suedia | Anglisht | John Lundvik | "Too Late for Love" | 6 | 332 |
10 | Sllovenia | Sllovenisht | Zala Kralj me Gašper Šantl | "Sebi" | 13 | 105 |
11 | Qipro | Anglisht | Tamta | "Replay" | 15 | 101 |
12 | Holanda | Anglisht | Duncan Laurence | "Arcade" | 1 | 492 |
13 | Greqia | Anglisht | Katerine Duska | "Better Love" | 21 | 71 |
14 | Izraeli | Anglisht | Kobi Marimi | "Home" | 23 | 47 |
15 | Norvegjia | Anglisht | KEiiNO | "Spirit in the Sky" | 5 | 338 |
16 | Britania e Madhe | Anglisht | Michael Rice | "Bigger than Us" | 26 | 16 |
17 | Islanda | Islandisht | Hatari | "Hatrid mun sigra" | 10 | 234 |
18 | Estonia | Anglisht | Victor Crone | "Storm" | 19 | 86 |
19 | Bjellorusia | Anglisht | Zena | "Like It" | 25 | 31 |
20 | Azerbajxhani | Anglisht | Chingiz | "Truth" | 7 | 297 |
21 | Franca | Frëngjisht Anglisht | Bilal Hassani | "Roi" | 14 | 105 |
22 | Italia | Italisht | Mahmood | "Soldi" | 2 | 465 |
23 | Serbia | Serbisht | Nevena Božović | "Kruna" | 17 | 92 |
24 | Zvicra | Anglisht | Luca Hänni | "She Got Me" | 4 | 360 |
25 | Australia | Anglisht | Kate Miller - Heidke | "Zero Gravity" | 9 | 285 |
26 | Spanja | Spanjisht | Miki | "La Venda" | 22 | 60 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.