From Wikipedia, the free encyclopedia
Ahmed Cevdet Pasha (22 mars 1822 – 25 maj 1895)[2] ka qenë një studiues, intelektual, burokrat, administrator dhe historian osman, i cili qe një figurë e shquar në reformat e Tanzimatit të Perandorisë Osmane. Ai ishte kreu i komisionit të Mexhelesë që kodifikoi ligjin islam për herë të parë në përgjigje të perëndimizimit të ligjit.[3] Ai shpesh konsiderohet si një pionier në kodifikimin e një të drejte civile të bazuar në sistemin ligjor evropian. Mexheleja mbeti e paprekur në disa shtete moderne arabe në fillim dhe në mes të shekullit të 20-të.[4] Krahas turqishtes, zotëronte arabisht, persisht, frëngjisht dhe bullgarisht. Ai shkroi libra të shumtë mbi historinë, ligjin, gramatikën, gjuhësinë, logjikën dhe astronominë.[5]
Ahmed Xhevdet Pasha | |
---|---|
Personal | |
Lindur | 22 mars 1822 |
Vdekur | 25 maj 1895 (73 vjet) Kostandinopojë, Perandoria Osmane |
Feja | Islam |
Kombësia | Osman |
Fëmijë | Ali Sedat Fatma Alije Emine Semiye |
Emërtimi | Sunni |
Jurispodenca | Hanefi[1] |
Puna (ët) e dukshme | Mecelle, Târîh-i Cevdet ("Historia nga Xhevdet Pasha") |
Profesioni | Historian, burrë i shtetit, sociolog, ligjvënës |
Për disa vite të mira qe eprori i Pashko Vasës, kur ky qe në fillimet e karrierës së vet në administratën osmane.
Ahmed Xevdet Pasha lindi në vitin 1822 në Lofça të Bullgarisë Osmane. Ai vinte nga familja e shquar e Yularkiranoglu që i kishte shërbyer shtetit dhe besimit si zyrtarë ushtarakë, administrativë dhe fetarë.[6] Ishte dëshira e gjyshit të tij, Haxhi Ali Efendiut, që Ahmedi të ndiqte një karrierë në radhët fetare, ilmije. Ahmed ishte emri i tij origjinal; emri "Cevdet" (Xhevdet) iu dha nga mësuesi i tij Süleyman Fehim Efendi në vitin 1843.[7]
Ahmed Xhevdet filloi shkollimin në moshë shumë të hershme. Ai filloi me studimin e gramatikës arabe nga Hafız Ömer Efendi, i cili ishte muftiu i Loveç në atë kohë. Me përparimin e tij të shpejtë të demonstruar, Ahmedi u njoh shpejt me shkencat islame. Në vitin 1836, ai filloi të lexonte me Haxhi Eshref Efendiun, zëvendësgjyqtarin e Loveç, i cili kishte një djalë në moshën e Ahmed Xhevdetit.[6] Këta dy djem, të cilët të dy quheshin Ahmed, u bënë të famshëm si Ahmet Xhevdet Pasha dhe Ahmed Midhat Pasha. Deri më tani, arsimi i tij fillor kishte ndjekur modelin tradicional musliman osman, duke u marrë përmes studimeve joformale me ulematë vendas.[6]
Në vitin 1839, pasi mbaroi shkollën fillore në Lofçë, arsimimi i Ahmedit mori një kthesë më të avancuar. Ai u transferua në Kostandinopojë (tani Stamboll), studioi teologji, matematikë, gjeologji dhe astronomi. Ai mësoi letërsinë arabe në disa medrese dhe mori një diplomë, ixhazet, e cila e kualifikoi për të shërbyer në një pozitë në Ilmije.[7][2] Ahmedi gjithashtu studioi persisht nën Mehmed Murad Efendi (vdiq më 1848) dhe Süleyman Fehim Efendi, duke studiuar divanet e Orfi Shirazit dhe Showkatit (vdiq më 1695/6).[7] Në vitin 1844, Ahmedit iu dha leja për të mësuar Mesnevin e Rumit.[7] Pas vdekjes së mësuesit të tij Süleyman Fehim Efendi më 1845, Ahmedi përfundoi një komentim turk për divanin persian të Saib Tabrizit.[7]
Ahmedi gjithashtu studioi shkencat matematikore në Shkollën Perandorake të Inxhinierisë Ushtarake (Hendesehâne).[6] Përveç kësaj, ai zhvilloi një interes në shkencën e historisë si një studim i përvojës njerëzore me anë të vlerësimit kritik të burimeve.[2] Ai madje vazhdoi t'i plotësonte interesat e tij me studime të së drejtës islame, franceze dhe ndërkombëtare, para moshës 30-vjeçare.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.