Gjuha perse
gjuhë indoevropiane e degës iraniane që flitet në Iran dhe në disa vise të Afganistanit e të Pakistanit From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha perse, persishtja ose farsishtja (فارسی Fārsī) është një gjuhë Iraniane që flitet në Iran, Afganistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan. Është gjuha më e folur Iraniane, pjesë e familjes së madhe të gjuhëve Indo-Evropiane. Është e shkruar zyrtarisht në Iran e Afganistan me alfabetin Pers të prejardhur nga shkrimi Arab, dhe e shkruar në Taxhikistan me alfabetin Taxhik të prejardhur nga alfabeti Cirilik.
Persishtja | |
---|---|
Farsishtja | |
فارسی (fārsī) | |
Shqiptimi | [fɒːɾˈsiː] |
Vendase për | Iranin, Afganistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin |
Rajoni | Azia Perëndimore e Qëndrore |
Folësit | Amtarë: 81 milionë Total: 130 milionë[1] |
Familje gjuhësore | Indo-evropiane
|
Format standarde |
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-3 | fas |
![]() Zona me numër domethënës njerëzish që kanë si gjuhë amtare Persishten |
Është e klasifikuar si vazhdim i persishtes së mesme, gjuhës zyrtare dhe letrare të Perandorisë Sasanide, vetë një vazhdim i persishtes së vjetër, gjuha e Perandorisë Akemenide. Gjuha perse është gjuhë pluricentrike (me disa forma të standartizuara) dhe gramatika e saj është e ngjashme me shumë gjuhët e sotme Evropiane.
Gjuha afgane Dari është përzier shumë me gjuhë të tilla si mongolishtja.[2]
Me një histori të gjatë para Islamit (kur ishte persishte e mesme), persishtja ishte gjuha e parë në botën Islame që e theu monopolinë e arabishtes në letërsi. Kështu u popullarizua persishtja në shkrimin e poezisë në botën islamike. Persishtja përdorej si gjuhë burokracie në këshillat e Perandorisë Osmane, Perandorisë Mogule e shtete të tjera myslimanë. Ka patur një influencë të madhe në gjuhët gjeografikisht të afërme si gjuhët e tjera Iraniane, gjuhët Turqike, Armenishten, Gjeorgjishten e gjuhët Indo-Ariane.
Klasifikimi
Persishtja është pjesë e grupit Iranian Perëndimor të gjuhëve Iraniane, të cilat përbëjnë një degë të gjuhëve Indo-Evropiane në nënndarjen Indo-Iraniane. Gjuhët Perëndimore Iraniane vetë janë të ndara në dy nëngrupe: gjuhët Jugperëndimore Iraniane, në të cilat Persishtja është gjuha më e folur, dhe gjuhët Veriperëndimore Iraniane, në të cilat Kurdishtja dhe Baloçishtja janë gjuhët më të folura.[3]
Historia
Përgjithësisht, gjuhët Iraniane ndahen në tre periudha: periudha e vjetër, e mesme dhe e re (moderne). Këto korrespondojnë me tre periudhat historike të historisë Iraniane; epoka e vjetër ishte nga koha e Perandorisë Akamenide (400–300 p.e.s.), epoka e mesme ishte rreth kohës së Perandorisë Sasanide, dhe epoka e re është periudha më pas deri në ditët e sotme.
Persishtja e vjetër
Persishtja e vjetër është e dëshmuar gjatë periudhës së Perandorisë Akamenide, si gjuhë e shkruar në mbishkrime perandorake.

Persishtja e mesme
Persishtja e mesme përshkruan gjuhën perse gjatë periudhës mesjetare. Shumë letërsi perse u krijua pas pushtimeve myslimane, si Shahnameja e poetit Ferdousi.

Persishtja moderne
Gjatë shekullit të 19-të, dialekti i folur në Teheran u rrit në prestigj.
Shih edhe
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.