From Wikipedia, the free encyclopedia
Termi arab ulema, shqiptuar ylema po ashtu (arabisht: علماء; /ˈuːleˌmɑː/ /ˈuːləˌmɑː/ arabisht: علماء ʿUlamāʾ, njëjës عالِم ʿĀlim, "studiues", fjalë për fjalë "të kënduarit/leçiturit",[1] e halim në njëjës; femërore: alimah [njëjës] dhe uluma [shumës]), sipas Enciklopedisë së Islamit (2000), në kuptimin zanafillor "nënkupton dijetarët e pothuajse të gjitha disiplinave".[2] Më saktësisht, në kontekst të Islamit sunit, ulematë konsiderohen si "ruajtësit, transmetuesit dhe interpretuesit e njohurisë fetare, doktrinës dhe ligjit islam".
Nga një traditë jetëgjatë, ulematë janë arsimuar në institucione fetare (medrese). Në Kur'an, syneti (hadithi autentik), kijasi (arsyetimi analogjik, për Islamin suni) ose akli ("arsyetimi dialektik", për Islamin shi'i), ixhma (konsensusi) janë burimet tradicionale të ligjit Islamik.
Me kalimin e kohës, bisedat intelektuale dhe mësimet e ulemave kanë kontribuar për debate në sferën publike myslimane, dhe ende vijon në ditën e sotme. Gjithnjë e më shumë, dijetarët tradicionalë të Islamit janë duke u bërë aktorë të spikamë në shoqërinë dhe politikën bashkëkohore myslimane.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.