Abdullah ibn Omer

From Wikipedia, the free encyclopedia

Ibën Omeri ose Abdullah ibn Omer ibn el-Hatabi (Arabisht: عبد الله بن عمر بن الخطاب) ishte djali i Omer ibn el-Hatabi dhe Zejneb bint Madhun.[1]:207 Ai ishte kunati dhe një nga shokët e profetit Muhammed.

Ai ishte transmetuesi i dytë i haditheve që transmetoi gjithsej 2,630 hadithe.[2]

Familja

Abdullah ibn Omer ishte djali i Omerit dhe Zejnebes. Vëllau dhe motra e tij e plotë ishte Abdulrahmani dhe Hafsa. Vëllezërit e tij Zejdi dhe Ubejdullahu lindën nga njerka e tij Umm Kulthum bint Xheruel. Ai kishte edhe një tjetër njerkë Kurejbe bint Ebi Umeje, por ajo nuk kishte asnjë fëmijë të vetit.[1]:204

Thumb
"Safiyyah bint Ebu Ubejd, gruaja e Abdullah bin Umarit" (emrat e shënuar me të kuqe) në një dorëshkrim hadithi të vitit 866 të erës sonë.

Si i ri, Abdullahu u martua me një grua që ai e dëshironte, por babai i tij nuk e pëlqente dhe deshi që djali i tij të divorcohet nga ajo. Kur Ibn Omeri refuzoi, babai i tij u ankua tek Muhammedi. Ibn Omeri gjithashtu e përmendi çështjen tek Muhamedi, i cili tha: "O Abdullah ibn Umer! Divorcoje gruan tënde!" Kështu Ibn Umari u pajtua.[3][4][5]

Pasi babai i tij u bë kalif në vitin 634, Ibn Umar u martua me Safije bint Ebi Ubejd, me të cilën kishte gjashtë fëmijë: Ebu Bekr, Ebu Ubejde, Uakid, Umer, Hafsa dhe Seude.[6]:152 Ai kishte djem tjerë prej Ummul Ualad, përfshirë Abdulrahmani, Selimi dhe Hamza.

Referime

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.