From Wikipedia, the free encyclopedia
Sahabët (arabisht: الصحابة) janë gjenerata e parë e myslimanëve, shokët e Muhammedit, ata të cilët kanë jetuar në kohën e tije dhe me të dhe njihen si të besuar të pastër në besim dhe moral, pra besimtarët dhe pasuesit e parë të sinqertë të Islamit.
Shumica e myslimanëve si sahabë i llogarisin të gjithë ata pesona të cilët e kanë njohur apo parë Muhammedin (paqja qoft mbi të), i kanë besuar shpalljes së tij dhe kanë vdekur si mysliman.
Edhe pse në listën e sahabëve më të njihur rradhiten afërsisht pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë emra kjo nuk nënkupton se vetëm këta pesona kan qenë ata që e kanë parë apo njohur dhe i kanë besuar atij, por ka edhe shumë të tjerë.
Roli i sahabëve në Islam është shumë i madh sepse ata kan ndikuar shumë në përcjelljen e fjalëve, sjelljeve, këshillave, vërejtjeve, sugjerimeve, ndalimeve ose shpjegimeve të cilat i ka bërë Muhammedi në atë kohë e që të gjitha këto në islam njihen si hadithet e Muhammedit. Sahabët kanë përcjellur në detaje me mijëra situata, pyetje e përgjigje të drejtuara nga ata drejt Muhammedit dhe drejtuar nga Muhammedi drejt tyre.
Nga sahabët më të afërt me Muhammedin kan qenë: Ebu Bekër Sidik, Omer ibn el-Hatab, Othman ibn Afan, Ali ibn Ebi Talib etj.
إسلام | Ky artikull nga Feja Islame është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.