Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Omer ibën Hatabi (Arabisht: عمر بن الخطاب) gjithashtu shqiptohet Ymer ishte një nga kalifët më të fuqishëm në historinë islame.[4] Ai ishte një nga shokët e profetit Muhammed. Ai u bë halife i dytë më 23 gusht 634. Ai ishte i njohur për sinqeritetin e tij, i cili e meritoi epitetin el-Faruk (ai i cili e dallon të vërtetën nga e pavërteta). Nën udhëheqjen (kalifatin) e Omerit, hilafeti i tij u zgjerua në një shkallë të paparë, duke sunduar Perandorinë Sasanian dhe më shumë se dy të tretat e Perandorisë Bizantine.[5] Sulmet e tij kundër Perandorisë Sasaniane rezultuan në pushtimin e Persisë në më pak se dy vjet (642-644).[6]
Omer عمر | |
---|---|
Emir el-Muminin el-Faruk[a][1] | |
Kalifi i 2-të i Kalifatit Rashidun | |
Mbretërimi | 23 gusht 634 – 3 nëntor 644 |
Paraardhës | Ebu Bekri |
Pasardhës | Osman ibn Afan |
Bashkëshorte |
|
Fëmijë |
|
I ati | el-Hatab ibn Nufejl |
E ëma | Hantama bint Hisham |
U lind | Rreth 583 ose 584 Meka, Hixhaz, Arabia |
Vdiq | 3 nëntor 644 (60-61 vjet) Medina, Hixhaz, Hiafeti Rashidun |
Varrimi | Xhamia e Profetit, Medina |
Nënshkrimi |
Omeri u vra nga një persian Piruz Nahavandi (Arabisht: Ebu-Lu'lue).
Sipas disa haditheve, ai njihet si sahabiu i dytë më i madh pas Ebu Bekrit.[7][8] Sipas sektit Shia, ai konsiderohet si uzurpator i drejtës së imam Aliut në lidhje me hilafetin.
Ai u lind në Mekë në klanin Benu Adi. Babai i tij ishte Hatab ibn Nufejl dhe nëna e tij ishte Hantame bint Hisham, prej fisit Benu Mahzum. Babai i tij ishte i njohur për intelingjencën e tij në mesin e fisit.[9] Omeri tha për babain e tij: "Babai im, Hatabi ishte njeri i pamëshirshëm. Ai më thonte që të punoja punë të vështirë, nëse nuk punoja, ai më rrihte dhe më thonte të punoja derisa lodhesha."[10]
Kur ishte i ri, ai mësonte si të shkruaj dhe të lexoj. Edhe pse nuk ishte poetë, ai e donte poezinë dhe literaturën.[11] Sipas Kurejshëve, kur Omeri ishte në moshën e adoleshencës, ai mësonte artet marciale, si të kalërojë dhe mundjen. Ai ishte i gjatë dhe i fuqishëm.[11][12]
Ai u bë tregtar dhe ka bërë shumë udhëtime në Romë dhe Persi, ku thuhet se ka takuar dijetarë të ndryshëm dhe ka analizuar shoqërinë romake dhe persiane.
Kur Muhammedi filloi të predikojë mesazhin e tij për islamin, si të gjithë të tjerë, edhe Omeri e kundërshtonte Muhammedin dhe gjithashtu ka dashur edhe ta vrasë Muhammedin. Ai ka mbrojtur religjionin tradicional poleteist të Arabisë. Për shkak të persekutimit të tij, Muhammedi i urdhëroi disa që të migrojnë në Abisini.
Një vit pas migrimit në Abisini, Omeri pranoi islamin. Historia u rrëfye nga Ibn Is'haku në Sirah-n e tij. Omeri ishte në rrugë për ta vrarë Muhammedin. Gjatë rrugës, Omeri takoi shokun e tij më të mirë Nua'im bin Abdullah i cili e kishte pranuar islamin pa dijeninë e Omerit. Kur Omeri i tregoi atij se ishte në rrugë për ta vrarë Muhammedin. Nua'im i tha atij: Pasha Zotin, ti e ke mashtruar veten, o Omer! A mendon se Banu Abd Manaf do të lëjnë që të ikësh i gjallë pasi e vranë Muhammedin? Pse nuk kthehesh në shtëpinë tënde dhe t'a lësh këtë punë?"[13]
Nuaim el-Hakim i tregoi atij se motra e tij dhe burri i saj e kanë pranuar Islamin. Kur arriti në shtëpi, Omeri e gjeti motrën e tij dhe kunatin e tij Said bin Zejd duke lexuar ajetin e sures Ta Ha.[14] Ai filloi të grindet me kunatin e tij. Kur motra erdhi për ta shpëtuar burrin e saj, edhe ajo filloi të grindet me Omerin. Ata vazhdimisht thanë: "Ti mund të na vrasësh, por na nuk do të heqim dorë nga Islami". Kur Omeri e dëgjoi, ai e goditi me shuplakë motrën e tij aq shumë saqë ajo u rrëzua dhe doli gjakë nga goja e saj. Pasi e pa se çfarë i bëri të motrës, ai u qetësua dhe i kërkoi motrës që t'i thotë se çfarë recitoi. Ajo iu përgjigj: "Ti je i papastër dhe njerëzit e papastër nuk bën ta prekin Librin." Ai insistoi, por motra e tij nuk e la derisa ta pastron trupin e tij. Ai bëri siç i tha motra e tij dhe filloi të lexojë ajetin: Me të vërtetë, Unë jam Allahu; s'ka zot tjetër përveç Meje; andaj, vetëm Mua më adhuroni dhe faleni namazin, për të më kujtuar Mua! (Ta-Ha 20:14) Kur Omeri e dëgjoi, ai filloi të qajë. Kur Omeri doli jashtë, dikush i tha atij: "O Omer! Përgëzime. Dje Muhammedi i'u lut Allahut, "O Allah! Forcoje Omerin ose Ebu Xhehlin me Islam. Duket se lutja e tij iu përgjigj ty."[15]
Pastaj Omeri shkoi tek Muhammedi me shpatën e tij dhe e pranoi Islamin përballë tij. Kur Omeri e pranoi Islamin, ai ishte 39 vjeç.[16]
Pas konvertimit, Omeri informoi prijësin e Kurejshëve Amr ibn Hishamin. Thuhet se njëherë Omeri fali namazin haptaz përball Qabesë, Amr ibn Hisham dhe Ebu Sufjan ibn Harb, thuhet se e shikuan me zemërim.[17] Kjo i ndihmoi myslimanët që ta praktikonin Islamin haptazi. Omeri sfidonte çdokënd i cili guxonte t'i ndalonte myslimanët që ta falin namazin, edhe pse askush nuk guxonte të ndërhynte kur Omeri ishte duke u falur.
Konvertimi i Omerit rriti fuqinë tek myslimanët dhe besimin islam në Mekë. Pas kësaj ngjareje, myslimanët falin namazin në Xhaminë e Shenjtë për herë të parë. Abdullah ibn Mesudi thonte:
Konvertimi i Omerit ishte fitorja jonë, migrimi i tij në Medine ishte suksesi ynë. Ne nuk mund ta falnim namazin në Xhaminë e Shenjtë derisa Omeri e pranoi Islamin. Kur ai e pranoi Islamin, Kurejshët na e lejuan faljen e namazit në xhami.[18]
Kur Muhammedi vdiq më 8 qershor 632, fillimisht Omeri nuk e pranonte se ai ka vdekur.[19] Thuhet se Omeri e rrihte çdokënd i cili thonte se Muhammedi ka vdekur. Omeri thonte: Muhammedi nuk ka vdekur, ai ka shkuar te zoti i tij sikur Musa që shkoi, kur u largua nga njerëzit për katërdhjetë netë e pastaj u kthye. Pasha Allahun, i dërguari i Allahut do të kthehet ashtu sikur Musa që u kthye tek njerëzit e tij dhe ai do t'iu presë duart dhe këmbët atyre të cilët thanë se ai ka vdekur.[20]
Ebu Bekri u ngrit dhe i'u tha publikisht:
Kush e ka adhuruar Muhammedin, le ta dijë se (Muhammedi) ka vdekur, dhe kush e ka adhuruar Allahun, le ta dijë se Allahu është gjallë dhe nuk vdes kurrë.[21]
Pastaj Ebu Bekri e recitoi ajetin:
Muhammedi është vetëm Profet. Por edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa?[21]
Pasi e dëgjoi, Omeri u rrëzua në gjunjë dhe e pranoi vdekjen e tij. Sipas myslimanëve sunni, mohimi i Omerit për vdekjen e tij ishte për shkak dashurisë së thellë që kishte."[19]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.