X (rrjet social)
Faqe e rrjeteve sociale amerikane / From Wikipedia, the free encyclopedia
X, më parë njohur si Twitter,[lower-alpha 1][lower-alpha 2][17] është një shërbim i rrjetit social në internet i operuar nga kompania amerikane X Corp., pasardhësi i Twitter, Inc.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Webfaqja |
|
---|---|
Tipi i faqes | Shërbim i rrjetit social |
Regjistrim | I domosdoshëm |
Gjuha(t) e gjendshme | Shumëgjuhësh |
përdoruesit | 541 million MAU (July 2023)[1][2] |
Written in |
|
Pronari |
|
Krijuar nga |
|
Lëshuar më | 15 korrik 2006; 17 vite më parë (2006-07-15) |
Gjendja e tanishme | Aktive |
[3][4][5][6][7][8][9][10][11] |
Në Twitter, përdoruesit mund të postojnë tekste, foto dhe video të njohura si "cicërima" (tweets në anglisht).[18][19] Përdoruesit e regjistruar mund të postojnë, pëlqejnë, ripostojnë, komentojnë dhe të citojnë postimet, si dhe t'i dërgojnë mesazhe direkte përdoruesve tjerë të regjistruar. Përdoruesit mund t'i qasen Twitter-it përmes shfletuesve apo sipërfaqeve mobile, ose në mënyrë programatike përmes ndërfaqes së programimit të aplikacioneve (API-ve).
Twitter u krijua nga Jack Dorsey, Noah Glass, Biz Stone, dhe Evan Williams në mars 2006 dhe u lancua në korrik të atij viti. Ish-kompania e saj prind, Twitter, Inc., i pati selitë në San Francisko, Kaliforni dhe pati më shumë se 25 zyre anë e mbanë botës.[20] Deri në 2012, më shumë se 100 milionë përdorues prodhonin 340 milionë cicërima çdo ditë,[21] dhe shërbimi merrej me mesatarisht 1.6 miliardë kërkime çdo ditë.[22][23][24] Në 2013, ishte një ndër dhjetë webfaqet më të vizituara në internet dhe është përshkruar si "SMS-ja e internetit".[25] Kah fillimi i vitit 2019, Twitter pati më se 330 milionë përdoruesë mujorë aktiv, Në praktikë, shumica dërrmuese e cicërimave prodhohen prej një përqindje e vogël e përdoruesve.[26][27] Në 2020, sipas një matjeje u vlerësua që afro 48 milionë llogari (15% e krejt llogarive) ishin të rreme.[28]
Më 27 tetor 2022, miliarderi Elon Musk bleu platformën Twitter për 44 miliardë dollarë amerikanë, duke marrë kontrollin e saj të plotë.[29][30][31][32] Që prej blerjes, platforma u qortua për mundësimin e përmbajtjes me gjuhë të urrejtjes.[33][34] Linda Yaccarino e pasoi Musk-un si shef ekzekutiv më 5 qershor 2023.[35] Më 23 korrik 2023, Musk njoftoi që Twitter do të ribrendohej si "X" dhe që logoja e zogut të Twitter-it do të nxirrej jashtë me kalimin e kohës.[36][37]