mbiemër From Wikipedia, the free encyclopedia
Elon Reeve Musk (lindur më 28 qershor, 1971) është një biznesmen dhe investitor. Ai është themeluesi, CEO, dhe CTO i SpaceX; bashkë-themeluesi, CEO, dhe arkitekti i produkteve i Tesla, Inc.; pronari dhe CTO i X Corp.; themeluesi dhe pronari i The Boring Company dhe xAI bashkë-pronari i OpenAI; bashkë-themeluesi i Neuralink dhe OpenAI dhe president i fondacionit "Musk Foundation". Ai është njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 211 miliardë dollarësh.[1][2]
Elon Musk | |
---|---|
U lind në | Bel Air, Transvaal, Afrikë e Jugut | 28 qershor 1971
Shtetësia | Afrikano-Jugore (1971), Kanadeze (1989), Amerikane (2002) |
Shkollimi | Queen's University University of Pennsylvania |
Profesioni | Sipërmarrës, inxhinier, shpikës, investitor |
Titulli | CEO dhe CTO i SpaceX CEO dhe arkitekt i produkteve në Tesla, Inc. Pronar i SolarCity Bashkë-pronar i OpenAI |
Bashkëshorti/ja | Justine Musk (m. 2000; div. 2008) Talulah Riley (m. 2010-div. 2008; m. 2013-div. 2016) |
Fëmijë | 6 djem Nevada (l. 2002, v.2002) Griffin (l. 2004) Xavier (l. 2004) Damian (l. 2006) Saxon (l. 2006) Kai (l. 2006) |
Prind/ër | Maye Musk (mamaja) Errol Musk (babai) |
Elon Musk ka deklaruar se qëllimet e SolarCity, Tesla, Inc., dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndryshuar botën dhe njerëzimin. Qëllimet e tij përfshijnë reduktimin e ngrohjes globale nëpërmjet prodhimit dhe kosnumimit të energjisë së qëndrueshme, dhe reduktimin e "rrezikut të zhdukjes së njerëzve" duke e "bërë jetën multi-planetare" duke vendosur një koloni njerëzore në mars.
Musk lindi më 28 qershor, 1971, në Pretoria, Transvaal, Afrikë e Jugut, i biri i Maye, një modele nga Regina, Saskatchewan, Kanada; dhe Errol Musk, një inxhinier elektromekanik i lindur në Afrikën e Jugut. Ai ka një vëlla më të vogël, Kimbal (lindur më 1972), dhe një motër më të vogël, Tosca (lindur më 1974). Gjyshja e tij nga ana e babait ishte Britanike. Pasi prindërit e tij u divorcuan në vitin 1980, Musk jetoi më së shumti me të atin në disa vende të Afrikës së Jugut.
Në moshën 10-vjeçare, ai zhvilloi një interes për kompjuterat nëpërmjet Commodore VIC-20. Ai e mësoi vetë programimin kompjuterik dhe kur ishte 12 vjeç, shiti kodin e një video loje bazuar në gjuhën BASIC të quajtur Blastar te një revistë e quajtur PC and Office Technology për rreth $500.
Musk ngacmohej shumë gjatë fëmijërisë, madje njëherë u dërgua në spital pasi një grup djemsh e hodhën nga shkallët dhe e rrahën derisa humbi ndjenjat.
Musk fillimisht u edukua në shkolla private, duke shkuar në Waterkloog House Preparatory School. Musk më vonë u diplomua në Pretoria Boys High School dhe u shpërngul në Kanada në qershor të vitit 1989, pak para ditëlindjes së tij të 18-të, pasi mori nënshtetësinë Kanadeze nëpërmjet mamasë së tij të lindur në Kanada.
Në moshën 19-vjeçare, Musk u pranua në Queen's University në Kingston, Ontario, për studimet universitare. Në vitin 1992, pasi kaloi dy vite në Queen's University, Musk u transferua në University of Pennsylvania, ku, në moshën 24-vjeçare, ai u diplomua për fizikë dhe ekonomi.
Në 1995, kur ishte 24 vjeç, Musk u shpërngul në Kaliforni për të nisur doktoraturën për fizikë të aplikuar dhe shkenca materiale në Stanford University, por e la programin pas dy ditësh për të ndjekur ambiciet e tij sipërmarrëse në fushat e internetit, energjisë së rinovueshme dhe hapësirës. Në vitin 2002, ai u bë një qytetar Amerikan.
Në vitin 1995, Musk dhe vëllai i tij, Kimbal, filluan Zip2, një kompani interneti, me paratë e një grupi të vogël investitorësh.[3] Kompania zhvilloi dhe reklamoi një guidë qyteti në internet për industrinë e gazetave.[4] Musk siguroi kontrata me The New York Times dhe me Chicago Tribune, dhe i mbushi mendjen drejtuesve të bordit të braktisnin planin për shkrirjen e kompanisë me CitySearch.[5] Ndërkohë që ishte te Zip2, Musk dëshironte të bëhej CEO, por asnjë nga drejtorët e bordit nuk do e lejonte. Në shkurt të vitit 1999[6], Compaq bleu Zip2 për $307 milion në para të thata dhe $34 milion në mundësi aksionesh. Musk përfitoi $22 milion nga shitja, prej pjesës së tij 7% në kompani.
Në mars të vitit 1999, Musk bashkë-krijoi X.com, një kompani për shërbime financiare online dhe pagesa me email, me $10 milion nga shitja e Zip2. Pas një viti, kompania u bashkua me Confinity, e cila kishte një shërbim për transferta parash të quajtur PayPal. Kompania e shkrirë u fokusua në shërbimin PayPal dhe u riemërtua PayPal në vitin 2001. Rritja e hershme e PayPal u bë kryesisht me anë të një fushate virale marketingu ku klientët e rinj anëtarësoheshin kur merrnin para përmes shërbimit. Në tetor të vitit 2000, Musk u rrëzua nga roli i CEO (megjithëse qëndroi në bord) për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqësit e tjerë të kompanisë, sidomos prej dëshirës së tij për ta kaluar infraskturën e PayPal nga me bazë Unix në Microsoft Windows. Në tetor të 2002, PayPal u ble nga eBay për $1.5 miliard në vlerë aksionesh, nga të cilat Musk mori $165 milion. Para shitjes, Musk, i cili ishte aksioneri më i madh i kompanisë, zotëronte 11.7% të aksioneve të PayPal.[7]
Në korrik 2017, Musk bleu domain-in x.com nga PayPal për një shumë parash të pazbuluar, duke thënë se ka një vlerë sentimentale për të.
Musk dha konceptin fillestar dhe kapitalin financiar për SolarCity, i cili më pas u bashkë-themelua në vitin 2006 nga kushërinjtë e tij Lyndon dhe Peter Rive. Nga viti 2013, SolarCity ishte siguruesi i dytë më i madh i sistemeve të paneleve diellore në Shtetet e Bashkuara. SolarCity u ble nga Tesla, Inc. në vitin 2016 dhe aktualisht është një degë tërësisht e zotëruar nga Tesla.[8][9][10]
Motivimi themelor për krijimin e SolarCity dhe Tesla ishte lufta ndaj ngrohjes globale. Në vitin 2012, Musk lajmëroi se SolarCity dhe Tesla po bashkëpunojnë që të përdorin baterinë e makinave elektrike për të zbutur ndikimin paneleve diellore të çative në rrjetin elektrik, me programin që nisi zbatimin në vitin 2013.[11]
Në dhjetor të vitit 2015, Musk lajmëroi krijimin e OpenAI, një kompani jo-fitimprurëse kërkimore rreth inteligjencës artificiale. OpenAI synon të zhvillojë inteligjencë të përgjithshme artificiale në një mënyrë të tillë që të jetë e sigurt dhe e dobishme për njerëzimin.[12]
Duke e bërë inteligjencën artificiale të disponueshme për të gjithë, OpenAI kërkon të "kundërveprojë korporatat e mëdha të cilat mund të fitojnë shumë fuqi nga zotërimi i sistemeve super-inteligjente përkushtuar ndaj fitimeve monetare, si dhe qeverive që mund ta përdorin inteligjencën artificiale për të fituar pushtet apo dhe për të shtypur popullin e tyre."[13] Musk ka deklaruar se dëshiron të kundërveprojë përqëndrimin e pushtetit. Në vitin 2018, Musk u largua nga bordi i OpenAI për të shmangur konflikte të mundshme me rolin e tij si CEO i Tesla teksa kjo e fundit përfshihet gjithnjë e më shumë me inteligjencën artificiale.[14]
Gjithsesi, në një intervistë me Joe Rogan në shtator 2018, Musk paralajmëroi rreth rreziqeve të zhvillimit pa dallim të inteligjencës artificiale.
Në vitin 2016, Musk bashkë-themeloi Neuralink, një kompani neuroteknologjike për të integruar trurin e njeriut me inteligjencën artificiale. Kompania është përqëndruar në krijimin e pajisjeve që mund të nguliten në trurin e njeriut, me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar qeniet njerëzore të bashkohen me programet dhe të ruajnë ritmin me përparimet në inteligjencën artificiale. Këto përmirësime mund të rregullojnë kujtesën apo të lejojnë bashkëveprim më të drejtpërdrejt me pajisjet kompjuterike.[15] Musk i sheh Neuralink dhe OpenAI të ndërlidhura: "OpenAI është një kompani jofitimprurëse e fokusuar në zvogëlimin e rreziqeve të inteligjencës artificiale, ndërkohë Neuralink është duke punuar në mënyra për të ngulitur teknologjinë në trurin tonë dhe krijimin e ndërfaqeve tru-kompjuter."[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.