JavaScript
From Wikipedia, the free encyclopedia
JavaScript (e njohur edhe si Javascript ose ECMAScript) është një gjuhë programimi e përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillimin e rrjetit nga ana e klientit (ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pse "JavaScript" është më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).
![]() |
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Javascript të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}} |
Paradigma | multi-paradigm |
---|---|
E projektuar nga | Brendan Eich |
Zhvilluesi | Netscape Communications Corporation, Mozilla Foundation |
Doli më | 1995 |
Emetimi i fundit | ECMAScript 2020 / Korrik 2020 |
Lëshimi fundit jo i qëndrueshëm | ECMAScript 2021 |
Tipi i disciplinës | dynamic, weak, duck |
Implementimi | V8, JavaScriptCore, SpiderMonkey, Chakra |
Dialekti | JScript |
Ndikuar nga | Scheme, Self, Perl, Python, Java |
Ndikoi në | TypeScript, CoffeeScript |
Filename extension(s) | .js, .cjs, .mjs |
JavaScript është një gjuhë programimi e bazuar në prototip (ang. prototype-based), dinamike, weakly typed me funksione e klasit parë. JavaScript është i influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për t'i ngjare gjuhes Java, por për të qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e nderfutura (ang. embedded objects) në programe të tjera.
Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; edhe pse të dyja kanë një ngjashmëri me sintaksen e gjuhes C. Gjuha u riemërua nga LiveScript në një marrëveshje marketingu te perbashket midis Netscape dhe Sun në këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që dominonte në atë kohë.