Gjuhë programimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha programuese është një vegël informatike e përpiluar nga operacionet matematikore që shërben për të shkruar domene të cilat përcillen në veglat (makinat vizuale konvertuese) për të fituar kode në gjuhën e makinës. Përndryshe gjuha programuese është një gjuhë e shkruar e cila nuk flitet dhe që përmban nje bashkësi të rregullave e që shërben si vegël për komunikimin në mes të programuesëve, zhvilluesve dhe makinave intelegjente (zakonisht kompjuteri) apo gjësendi që është në gjendje të kuptojë atë gjuhë. Me ndihmen e tyre përpilohen vegla dhe programe informatike më të zhvilluara që luhen nga veglat elektronike të dirigjuara nga mikroprocesorët.
Për gjuhët programuse flite në rastet kur përdoret një bashkësi e përpiluar nga disa fjalë-urdhëresa e komanda (zakonisht me prejardhje nga anglishtja) dhe disa rregulla të përdorimit të tyre. Me ndihmën e kësaj bashkësie pregatite një program sipas të cilit vepron makina, sistemi operes i makinave intelegjente apo gjësend tjetër që ka aftësi të i lexoi programin e pregatitur.