From Wikipedia, the free encyclopedia
Ura e Sulltan Selimit (turqisht: ) është një urë hekurudhore dhe automobilistike mbi Bosfor, në Stamboll, Turqi. Lokacioni i saj ndodhet në veri të dy urave të mëhershme dhe fillimisht u emërtua Ura e Tretë e Bosforit (me Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut e cila ishte ura e parë e ndërtuar mbi Bosfor dhe Ura e Fatih Sulltan Mehmetit si ura e dytë e Bosforit). Ura e Sulltan Selimit ndodhet afër hyrjes në Detin e Zi në ngushticën e Bosforit, midis Garipçe në Sarıyer në anën evropiane dhe Poyrazköy në Beykoz në anën aziatike.
Ceremonia e vënjes së gurthemelit të saj u mbajt më 29 maj 2013.[1] ndërsa ura është hapur për trafikun më 26 gusht të viti 2016.[2][3]
Me një lartësi prej 322 metres (1,056 ft), ura është një nga urat më të larta në botë.[4] Pas Viaduc de Millau në Francë dhe Urës Pingtang në Kinë, ajo është ura e tretë në botë për kah lartësia.[5] [6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.