From Wikipedia, the free encyclopedia
Hekurudha është "rruga" mbi të cilën kalon treni. Kjo rrugë është e ndërtuar posaqërisht për kalmin e trenave dhe të asnjë mjeti tjetër transportues. Është e përbërë nga dy binarë të hekurt të cilët janë të shtrirë paralelisht njëri me tjetrin. Këto binarë janë të përforcuar mbi shtylla të shtrira betoni ose druri. Nën to dhe në pjesët anësore zakonisht shtrohen gurë të vegjël me qëllim të përforcimit shtesë të binarëve si dhe pamundësimit të rritjes së bimëve dhe mënjanimin e ngritjes së pluhurit.
Linjat e para hekurudhore në Shqipëri ishin linja minerare dhe ushtarake me skartament të ngushtë, të ndërtuara ndërmjet viteve 1917 dhe 1930, nga austro – hungarezet dhe italianet.
Ndërtimi i një sistemi hekurudhor me skartament standard, filloi në vitin 1947 dhe vazhdoi me shpejtësi për të arritur në përmasat e tij aktuale prej 677 km, në vitin 1987.
Rrjeti hekurudhor shtrihet nga Porti i Durresit, në Detin Adriatik, dhe shkon në tre drejtime: në veri drejt kufirit Shqiptaro – Malazez në Han të Hotit, në jug drejt Ballshit dhe Portit të Vlorës dhe në lindje drejt Pogradecit, pranë kufirit me Maqedoninë. Hekurudha mbulon zonat më të populluara industriale dhe të banimit.
Vija e parë hekurudhore ---është ndërtuar në vitin në relacioninë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ----. Hekurudhat es shtrihen në tërë territorin e me një gjatësi prej ---- km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të ---përveç ----. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Malin e zi dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera.
Hekurudhat Shqiptare u ndërtuan gjatë periudhës së ekonomisë me planifikim të centralizuar, ku Qeveria vendoste kufizime shumë të forta mbi llojet e tjera të transportit. Pronësia e autoveturave ishte e ndaluar dhe, në rrugët që kalonin paralel me hekurudhën, ishin të ndaluara trafiku i autobusëve dhe lëvizjet e mallrave në një gjatësi mbi 11 km.
Ekzistonin një numër industrish prodhuese dhe një industri minerare shumë aktive që furnizonion industritë e Europës Lindore nëpërmjet lidhjes hekurudhore me Malin e Zi. E vetmja lidhje ndërmjet HSH dhe rrjetit hekurudhor Europian, vetëm për transportin e mallrave.
Me ndryshimet politike dhe ekonomike të viteve 1990, kërkesat për transport kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Ka pasur një rritje të shpejtë të shërbimeve private të kamionëve dhe autobusëve dhe sidomos të autoveturave private që e kanë devijuar trafikun nga hekurudha. Shumë miniera dhe fabrika shtetërore jane mbyllur duke e ulur në mënyrë serioze trafikun hekurudhor.
Në këtë klimë të re transporti, hekurudhat shqiptare po bëjnë përpjekje të mëdha për t’u bërë një ndërmarrje e orientuar nga tregu, për të përballuar sfidat e kohës.
Prioritet kryesor është realizimi i lidhjes hekurudhore me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise, pjesë e Koridorit VIII Trans-Europian.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.