universitet në Tiranë From Wikipedia, the free encyclopedia
Universiteti i Arteve [2], e njohur më parë si Akademia e Arteve, është një universitet publik dhe institucioni kryesor që ofron arsimin e lartë të artit në Shqipëri.
Former names | Akademia e Arteve Instituti i Lartë i Arteve |
---|---|
Lloji | Publik |
Themelimi | 23 mars 2011 |
Ndihma | Financuar nga Qeveria e Shqipërisë |
Rektori | Prof. Dr. Kastriot Çaushi [1] |
Stafi akademik | 386, nga të cilat 119 me kohë të plotë në detyrë |
Stafi administrativ | 64 |
Studentë | Rreth 1 200 |
Location | , |
Kampusi | urban, me seli në qendër të Tiranës |
Colors | |
Affiliations | ELIA, AEC, Opera dhe Baleti Kombëtar Shqiptar, Teatri Kombëtar Shqiptar, Galeria e Arteve të Bukura Shqiptare |
Faqja zyrtare | uart |
Themeluar në vitin 1966 si Instituti i Lartë i Arteve, bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Lartë të Arteve të Bukura dhe Shkollën e Lartë për Aktor "Aleksandër Moisiu". Instituti mundi të përfitonte nga tradita ruse në muzikën klasike dhe baletin për faktin se Shqipëria dhe Rusia kishin marrëdhënie të ngushta gjatë komunizmit. Shkolla ende mban lidhje me Shkollën Ruse të Baletit dhe Muzikës Klasike. Në vitin 1991, Instituti i Lartë i Arteve u ngrit në nivel universitar dhe u quajt Akademia e Arteve. Më 12 tetor 2009, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i dha Akademisë së Arteve Urdhrin "Mjeshtër i Madh". [3]
Akademia e Arteve ka tre fakultete:
Artistët e trajnuar në institucion janë bërë të njohur në vallëzim, muzikë, teatër, film dhe televizion në Shqipëri dhe jashtë saj. Stafi mësimor dhe bashkëpunëtorët e Akademisë së Arteve janë muzikologë, instrumentistë, piktorë, skulptorë, regjisorë teatri, filmi dhe televizioni, aktorë, skenografi dhe koreografë.
Që nga krijimi e deri në vitin 1991 Instituti i Lartë i Arteve u drejtua nga një Drejtor. Nga viti 1997 e deri më sot, drejtohet nga një rektor.
Drejtorët/Rektorët e Universitetit të Arteve | |
1966–1969 | Vilson Kilica (1932–), piktor, (Drejtor i Institutit të Lartë të Arteve) |
1969–1973 | Tefik Çaushi, shkrimtar, (Drejtor i Institutit të Lartë të Arteve) |
1973–1978 | Lili Zhamo, (Drejtore e Institutit të Lartë të Arteve) |
1978–1981 | Ibrahim Madhi, Profesor i violinës, (Drejtor i Institutit të Lartë të Arteve) |
1981–1988 | Kristo Jorgji, regjisor filmi, (Drejtor i Institutit të Lartë të Arteve) |
1988–1991 | Jakup Mato (1934–2005), (Drejtor i Institutit të Lartë të Arteve) |
1991–1992 | Fatmir Hysi, muzikant, (Drejtor i Akademisë së Arteve) |
1992–1995 | Bujar Kapexhiu (1944–), regjisor dhe aktor (drejtor i Akademisë së Arteve) |
1995–1997 | Gjergj Zheji (1926–2010), shkrimtar, (Drejtor i Akademisë së Arteve) |
1997–2008 | Kastriot Çaushi (1954– ), aktor, profesor i dramës (rektor i Akademisë së Arteve) |
2008–2016 | Petrit Malaj (1961– ), aktor, profesor i dramës (Rektor i Akademisë së Arteve, Rektor i Universitetit të Arteve) |
2016 – | Kastriot Çaushi (1954– ), aktor, profesor i dramës (Rektor i Universitetit të Arteve) |
Më 15 dhjetor 2011, për të festuar 45-vjetorin e Akademisë së Arteve, Posta Shqiptare nxori në qarkullim një pullë të re postare [4] kushtuar kësaj ngjarjeje. Pulla u prezantua gjatë një ceremonie në sallën kryesore të Universitetit të Arteve nga Shefi i Departamentit të Filatelisë në Postat Shqiptare dhe Rektori Prof. Petrit Malaj.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.