Petrit Malaj, lindi më 12 dhjetor të vitit 1961 në Vlorë, është aktor shqiptar.
Ky 24 korrik 2008 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin "Aktor" në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.
Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.
Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.
Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues - Radio Televizioni Publik Shqiptar.
Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).
Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja "NAIM FRASHËRI" akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.
Edukimi
- Në vitin 1981 filloi studimet në Akademinë e Arteve dhe i përfundoi ato në vitin 1985 dhe diplomohet si aktor.
- Në vitin 1995 ndjek Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “ Jacques Lecoq “ në Paris, Francë.
- Në vitin 1996 ndjek Shkollën e Teatrit Murcia në Spanjë.
- Në vitin 2000 ndjek shkollën për menaxhim dhe teatër pran Departamentit të Shtetit Amerikan.
- Në vitin 2001 bën përvojë profesionale për aktrimin në Bari, Itali. Në vitin 2004 fiton titullin “profesor“.
Veprimtaria
- Pedagog, Akademia e Arteve ( shtator 1985 – ne vijim )
- Shef i Seksionit “ Edukimi Trupor “ ( 1995 – 1997 )
- Dekan i Fakultetit të Artit Skenik ( 1997 - 2007 )
- Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve (1998 – ne vijim )
- Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues - Radio Televizioni Publik Shqiptar ( 2003 )
- Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranes (2007 ne vazhdim)
- Rektor i Akademisë së Arteve të bukura (2008 - ne vazhdim)
Familja
Në vitin 1987 Malaj u martua me aktoren Aneta me të cilën kan dy fëmije (Erionin dhe Dartin) dhe sëbashku jetojnë në Tiranë.
- " Qortimet e vjeshtës ", 1981 si Nazmiu
- " Besa e kuqe ", 1982 si Petriti[1]
- " nëntori i dytë ", 1982 si Azemi
- " Vendimi ", 1984 si Sotiri
- " Gjurmë në dëborë ", 1984 si Bedriu
- " Dasma e shtyrë ", 1985 si Sokoli
- " Kur hapen dyert e jetës ", 1986 si Bardhyli[2]
- " Militanti ", 1984 si Prenga
- " Hetimi vazhdon ", 1986 si Hetuesi
- " Balada e Kurbinit ", 1988 si Darti
- " Viktimat e Tivarit ", 1991 si Bardhi
- " Bardh e zi ", 1991
- " Telegrami ", 1992 si Kujtimi
- " Skënderbeu ", 1995 si Tanushi[3]
- " Kolonel Bunker ", 1998 si Komandanti
- " Lule të kuqe, lule të zeza ", 2002 si Nils Sorgen
- " Dhimbja e dashurise ", 2008 si Krye-Polici
- " Lindje, perëndim, lindje ", 2008 ...Zevendesministri
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.