Laert Vasili

aktor dhe regjisor From Wikipedia, the free encyclopedia

Laert Vasili

Laert Vasili (greqisht: Λαέρτης Βασιλείου, Laertis Vasiliou; lindur më 7 mars 1974) është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent shqiptar. Ai lindi në Delvinë, Sarandë. Në vitin 1993, nisi studimet për aktrim në Akademinë e ArteveTiranë, por që në vitin 1994, u largua në Greqi bashkë me familjen. Po në këtë vit, ai u regjistrua në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Vasili doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.[1]

Fakte të shpejta Lindi, Kombësia ...
Laert Vasili
Λαέρτης Βασιλείου
Thumb
Lindi7 mars 1974 (51 vjeç)
KombësiaShqiptar
ArsimiAkademia e Arteve
ShkollimiDramaturgji, Teatri Kombëtar i Greqisë
Profesioni
  • Aktor
  • Regjisor
  • Producent
  • Dramaturg
Vite aktiviteti1991–aktualisht
Gjatësia174 cm (5 ft 9 in)
NderimetQytetar Nderi i Kolonjës
Mbylle

Jeta e hershme

Vasili është me prejardhje shqiptare nga ana e babait, Ilia, dhe me prejardhje greke nga nëna, Reveka, me përkatësi e minoritetit grek në Shqipëri.[2] Të dy prindërit e tij ishin ushtarakë me profesion. Si rezultat, familja zhvendosej në vende të ndryshme dhe për këtë arsye ai e kaloi fëmijërinë mes Tiranës, Sarandës dhe Delvinës. Ai filloi të aktrojë në moshën 16-vjeçare, duke luajtur pjesë kryesore në disa shfaqje teatrale shkollore.[3] Ai ka një motër e cilat quhet Elena. [4]

Karriera artistike

Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për "Aktori më i mirë i ri" në 2001.[5]

Në vitin 2012, Vasili drejtoi një shfaqje në Greqi Corpus Christi që përshkruan Jezu Krishtin dhe apostujt e tij si një grup burrash homoseksualë. Drama e vitit 1997 u shkrua nga dramaturgu amerikan Terrence McNally. Kisha Ortodokse Greke dhe ekstremisti i djathtë Agimi i Artë protestuan kundër shfaqjes dhe Vasili dhe aktorët e shfaqjes u përballën me akuza për blasfemi në Greqi. Vasili kritikoi faktin se prokurorët po përdornin burime të pakta për të ndjekur penalisht kastin e tij, në vend që të hetonin shmangësit e taksave që kishin kontribuar në krizën ekonomike të Greqisë: “Ajo që shoh është se ka njerëz që kanë grabitur vendin e verbër, që nuk janë në burg dhe prokurori kthehet kundër artit”, tha Vasili për Reuters.[6]

Shtypi grek e ka përfshirë Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha çmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik, 2005, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës.[7]

Vasili ishte pjesë e sezonit të parë të spektaklit Dance with Me në TV Klan në vitin 2014. Vasili dhe këngëtarja profesioniste Zajmina Vasjari dolën të dytët nga gjashtë çiftet konkurruese në finale. Ai gjithashtu fitoi sezonin e parë të spektaklit Blind TasteVizion Plus. Ai doli i pari në finalen e madhe më 4 korrik 2015 përpara 32 kandidatëve.[nevojitet citimi] Në dhjetor të 2024-ës, ai mori pjesë si banor në reality show Big Brother VIP Albania.[8]

Çmimet

Vasili ka marrë çmime të ndryshme gjatë jetës së tij artistike.

Më shumë informacion Viti, Çmimet ...
Viti Çmimet
2024 Regjisori i Mirë International Theatre Festival of Prespa
2019 Qytetar Nderi i Delvinës[9] Qyteti i Delvinës
2018 Actor of Europe[10] International Theatre Festival Actor of Europe
2015 Regjisori i Vitit[11] Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi
2013 Special Award[12] 2nd Annual Gay Theatre Awards
2008 Mess Future Prize[13] Mess Sarajevo International Theatre Festival
2005 Regjisori më i mirë[14] Festivali Ballkanik i Komedisë
Mbylle

Në natën përfundimtare të sezonit të katërt të emisionit të realitetit Big Brother VIP Albania, kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai ia dha dekoratën e Qytetarit të Nderit.[15]

Filmografia

Teatër

Aktor

Si aktor, Vasili ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas etj.

Kjo listë përfshin emrin e autorit, veprën, dhe personazhin në kllapa.

  • Eskili: Persët (Lajmëtari) dhe Prometeu i lidhur (Hefesti)
  • Sofokliu: Edipi Tiran (Korifeu), Elektra (Oresti) dhe Antigona (Lajmëtari)
  • Shekspiri: Makbeth (Makdafi)
  • Ben Jonson: Volpone (Bonario)
  • Molieri: Tartufi (Tartufi)
  • Nikolai Gogol: Ditari i një të çmenduri
  • Maksim Gorki: Fundërinat (Vaska Pepel)
  • Alexander Ostrovsky: Ditari i një mashtruesi (Kurcajev)
  • August Strindberg: Pelikani
  • Edgar Allan Poe: Shembja e Shtëpisë Asher (Rodrig)
  • Carl Sternheim: Brekët
  • Bertolt Brecht: Mahagonny (Pol Akerman)
  • Harold Pinter: Kremtimi i ditëlindjes (Stanley Webber) dhe Kujdestari (Aston)
  • Heiner Müller: Herkuli (Herkuli)
  • Brian Friel: Përkthimet (Ouen)
  • Robert Wilson: Persefoni (Homeri)
  • Andre Roussin: Nina (Gerard)
  • Patrick Hamilton: Drita e gazit
  • Simon Gray: Ankthi skenik
  • Terrence McNally: Corpus Christi
  • Angelo Longoni: Mysafiri (Leo)
  • Mark Ravenhill: Fausti ka vdekur (Pit) dhe Polaroids (Viktor)
  • George Sevastikoglou: Angjela (Lambro)
  • Andreas Staikos: Kur bie perdja (Vracano)
  • Elena Pega: Shokët e rinj (Ogi)
  • Akis Dimou: Nata e sekreteve (Nikola)

Regjisor

Në 2003-shin, Laert Vasali filloi të merrej me regji teatri duke përkthyer dhe vënë në skenë me aktorë shqiptarë dramën "Emigrantët" të polakut Slavomir Mrozhek në teatrin "Neos Cosmos" në gjuhë shqipe dhe greke.[16] Si regjisor në teatër ka vënë në skenë veprat:

Përkthyes

Gjithashtu ka shqipëruar veprat:

  • "Persët" - Eskili
  • "Elektra" - Sofokliu
  • "Kreditorët" - August Strindberg
  • "Shembja e Shtëpisë Asher" - Edgar Allan Poe
  • "Çështja e rrugës "Lursin" - Eugene Labiche
  • "Komedia e zezë" - Peter Shaffer
  • "Emigrantët" - Slawomir Mrozek
  • "Duke edukuar Ritën" - Willy Russel
  • "Agamemnon Inferno" - Ismail Kadare
  • "Corpus Christi" - Terrence McNally
  • "Gënjeshtarët" - Anthony Neilson
  • "Venusi me gëzof" - Davis Ives

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.