From Wikipedia, the free encyclopedia
Delvinë është qytet në jug të Shqipërisë.
Delvinë | |
---|---|
{{{postal_code_type}}} | 9704 |
Delvina është një qytet qe përmendet qe ne antikitet.
Udhëtari Evlia Çelebi në "Librin e Udhëtimeve" e përshkruan pasi kishte vizituar trojet e vilajetit të Janinës:
Themeluesit e saj janë spanjollët. Më vonë, venedikasit e shtinë në dorë me djallëzi. Kaloi në duart e sulltan Bajazidit, përsëri ra në sundimin e të huajve dhe përsëri u mor nga sulltan Sulejmani, kur erdhi të mësyjë Korfuzin. Pushtimin ai ia ngarkoi Ajaz pashës, shqiptar nga gjaku[1].
Delvina është një nga qytetet me jugore të Shqipërisë. Ajo kufizohet në veri me Gjirokastrën (Mali i gjerë ose i quajtur ndryshe Mali i Sopotit ndan te dy qytetet), dhe ne jug-perëndim me Sarandën. Ne jug te Delvinës shtrihet fushëgropa e Delvinës qe përfshin fushën e Vurgut, Fushën e Bajkajt dhe Fushën e Vrines. Nga veriu qyteti Delvinë kufizohet me Lefterhorin e Kakodhiqin, nga jugu me Vllahatin e Kostarin, nga lindja me Kakodhiqin, nga perëndimi me Rusanin. Vendbanimi Rusan para vitin 1945 ka qenë lagje e qytetit të Delvinës.[2] Vendbanimet Vllahat, Bamatat edhe Stjar pranë Delvinës ishin gjithashtu në kohë të konsideruar të jenë lagjet e Delvinës. Delvina ka këto lagje: Papuçi/u, Vare (Varre), Xhermëhallë/a, (qyteti i vjetër), Mukërsi dhe Llaka (lagjia e krishterë).[3] Qyteti shtrihet në një zonë kryesisht malore, dhe lagjet janë të vendosura në disa vende:
Toponimet të qytezës Delvinë:[4]
Në Delvinë ka shumë pakica, si romët, egjiptianët etj. Shumë personalitete janë larguar nga qyteti i Delvinës për të shkuar drejt vendeve me më shume të ardhura ekonomike. Emigrimet ndodhin më shumë drejt kryeqytetit, aty ku ofrohen më shumë mundësi ekonomike. Por në vitet në vazhdim do të shohim se në Delvinë do të mbijetojë vetem mosha e tretë. Po shohim gjithashtu edhe një rritje të studentëve që nuk duan të kthehen më në Delvinë por që preferojnë më shumë Tiranën. Gjithashtu banorët e Delvinës nuk po migrojnë vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë si në Londër {Angli}, Gjermani, Francë, SHBA etj.
Familjet në qytezën Delvinë[2][3]
Abazi, Aguridhi, Ballaci, Bazaiti, Beka,Beqiraj, Berberi, Birko, Boço, Brahimi, Buli (Damin Buli) Çallarenj, Çeta/j, Çiniranj, Çuçaj, Çuçuraj, Delvina, Gizdari, Godo, Gorraj, Hado, Hako, Halaj, Haxhi, Hoxhatë, Hudaj, Isufi, Kaço, Kallapodhi, Kërmezaj, Koka, Korona, Lato, Maksutaj, Malaj, Manjaj, Mezini, Minxallari (Minxolli), Murati, Pashako,Proda, Qilimi, Rexhaj,Rugji, Selimaj, Shameti, Sheme, Shinaj, Shushi, Veledaj, Zejnati, etj.
Familjet të krishtera: Burxulla, Kondi, Kumbuli, Llambraqi, Melo, Niksina, Pantazi/u (fis i ardhur nga Suli), Qirici, Shamo, Tereziu, Thaka, Vaso, Zaharo, Xufa, etj.
Gjate pushtimit osman udhëpërshkruesi Evlija Celebi në vitin 1776 përshkruan Delvinën si një qytet të zhvilluar me shumë hane dhe dyqane. Gjatë periudhës komuniste qyteti kishte një aktivitet të rëndësishëm si në shkallë rrethi ashtu edhe në shkallë republike. Regjimi i atëhershëm i kishte dhëne njëfarë rëndësie qytetit te vogël duke ndërtuar në gjirin e tij disa fabrika që ishin krenaria e qytetit jugor qe ndodheshin ne Vllahat :
Futbolli është sporti me i përhapur ne qytetin e Delvines. Klubi i këtij qyteti dhe ekipet e futbollit te grup-moshave te ndryshme mbajnë emrin KS Delvina para vitit 1990 quhej KS Bistrica.Një nga sportet që ishte gjithashtu i dashur per delvinën,ishte basketbolli i cili përfaqësohej nga ekipi i femrave të cilat merrnin pjesë në kampionatin kombëtar të kategorisë së dytë me emrin Butrinti,kjo per arsye se përfaqësonte gjithë rrethin,sepse Saranda nuk kishte një ekip të tillë.,traditë e cila nuk u vazhdua pas viteve 1990.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.