Evlija Çelebiu (osm. اوليا چلبي; Stamboll,[1] 25 mars 1611- afro. 1682) ka qenë një eksplorator osman që udhëtoi në territoret e Perandorisë Osmane dhe viset fqinje përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër titulluar Sejahatname (Libri i Udhëtimeve).[2] Emri Çelebi ka qenë një titull honorifik që domethënë fisnik, bujar, zotni, njeri i kënduar.[3]
Çelebiu përshkruan jetesën, zakonet, gjeografinë, historinë, e arkitekturën e shqiptarëve, duke dhënë gjithashtu edhe përshtypjen e vet për gjuhën shqipe, duke shënuar edhe disa shembuj të saj, çka e bën atë nga më të hershmit shkrues të shqipes me shkrim arab.[4]
Biografia
U lind në Unkapani të Stambollit, i biri i kryeargjendarit të oborrit sulltanor, Dervish Mehmed Zil’li-u dhe një gruaje abkaze. E ëma ishte sjellë dhe e edukuar në haremin e pallatit dhe më pas e martuar me argjendarin Dervish Mehmed; e përmendur si njeri i farefisit të dinjitarit dhe sadrazamit Melek Ahmed Pashës, i cili më vonë do të bëhej edhe patroni më i rëndësishëm Evlijait.[5]
Shkrimet e para të tij ishin në formë shënimesh të marra gjatë udhëtimeve nëpër Stamboll, në të cilat përshkruheshin ndërtesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhëtimin e parë jashtë vendit e bëri më 1640. Shënimet e udhëtimit përfshijnë një periudhë 40 vjeçare dhe përmblidhen në një vepër prej 10 vëllimesh, të quajtur Sejahatname (Libri i udhëtimeve). Megjithëse shumë nga përshkrimet e tij janë dukshëm të tepruara, shënimet pranohen gjerësisht si udhërrëfyes i dobishëm i aspekteve kulturore dhe mënyrës së jetesës në Perandorinë Osmane të shekullit XVII. Mes rajoneve që Çelebi vizitoi dhe përshkroi ishin Kaukazi, Lindja e Mesme, Bullgaria, Vllahia, Moldavia, Transilvania, Hungaria, Vjena, Serbia, Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Shqipëria, Greqia, Rusia, Meka, Egjipti dhe Sudani.
Çelebiu nga historianët duket se merret si udhëpërshruesi më vëllimorë për sa i përket shënimeve mbi trojet e shqiptarëve gjatë sundimit të Perandoris Osmane. Udhëpërshkrimet e tij rreth b.f. Mitrovicës duket të i ketë bërë rreth viteve '30 të shekullit XVII.[6]
Çelebiu vizitoi Shqipërinë tri herë. Shumica e shënimeve të tij i përkasin udhëtimit të vitit 1670. Duke ardhur përmes Korfuzit, ai udhëtoi në Gjirokastër përmes Delvinës, e më pas në Tepelenë, Skrapar, Përmet, Berat, Kaninë, Vlorë, Bashtovë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Strugë, Ohër dhe Pogradec për të vazhduar më tej në Maqedoni.
Literatura
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.