Rusan
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rusan është një fshat në Bashkia e Delvinës në rrethin e Delvinës të Shqipërisë.
Gjeografia
Nga veriu fshati Rusan kufizohet me fshatin Lefterhor dhe Kakodhiq, nga jugu me Vllahatin dhe nga lindja me qytetin Delvinë. Rusan ka këto lagje: Bigor (lagja e Kallapodhëve) dhe Rusani.[1]
Toponimet të fshatit Rusan:[2]
- Baçeja Aguridhe - sot kullotë, në JP.
- Balt e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në L.
- Batina - arë pranë qendrës.
- Beqirjep/i - ara, në JL.
- Borimat e Koke - në J.
- Bregu i Shebeke - breg, në V.
- Bregu i Thanës - breg, në JL.
- Brigjet e Koke - brinja, në P.
- Burim i Kallapodhe - burim, në L.
- Çollaka/t - ara, në JL.
- Dimëror/i - kullotë, në V.
- Gizhdarake - arë, në L.
- Guxga/t - ara, në JL.
- Guri i Lalos - shkëmb me një shpellë, në V.
- Gjizaratet - troje, në JL.
- Hasëll/i - arë që dikur ka qenë mbjellë hasëll, në L.
- Katalat - kullotë, në P.
- Kroi i Babure - krua, në P.
- Kroi i Gjinaleksit - krua në qendër.
- Kroi i Omarate - krua, në L.
- Mamac/a – ara, në L.
- Mulliri i Bardhë - mulli ku bluhen drithërat, ndërmjet Rusanit, Vllahatit dhe Bamatatit, në J.
- Nifo (Anife) – arë, në JL.
- Petane - arë në L. rrjedh nga emri Petan.
- Prroi i Kallapodhe - përrua, në L.
- Prroi i Katalatit - përrua, në V.
- Prroi i Pushpos - përrua, në P.
- Ur’ e Beqir Efendiut - urë, në L.
- Ur’ e Kallapodhate - gërmadhë ure, në L.
- Xhamia e Gjinaleksit - ka qenë kishë e ndërtuar nga vëlIëzerit Gjini dhe Aleksi më 1230, e kthyer në xhami (duke ju shtuar minareja) më 1700.
Demografia
Familjet në fshatin Rusan:[3]
Baburi (të ardhur nga fshati Babur i Çamërisë), Dizdari, Fteranj, Jupaj, Koka (nga aguridhajt, vendas), Meçaj, Mustaj, Shkrepa , Pupurenj (nga Fterra), Rugjaj (nga Golemi), Rushitaj, Vajaj, Kallapodhaj.[4]
Kultura
Historia
Shih edhe
Bashkia Delvinë |
---|
Delvina · Bamatat· Vllahat · Rusan · Lefterhori · Kakodhiqi · Sopot · Stjar · Vanë · Blerimas |
redaktoni kutinë |
![]() | Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Lidhje të jashtme
Burimet
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.