Pilot gjerman From Wikipedia, the free encyclopedia
Sebastian Vettel (Gjermanisht: [zeˈbasti̯an ˈfɛtl̩]; lindur më 3 korrik 1987) është një pilot gjerman garash i cili garon në Formula Një për Aston Martin Cognizant F1 Team. Ai është katër herë kampion bote në Formula Një, duke fituar titujt rresht në vitet 2010–2013 me Red Bull Racing,[1] dhe konsiderohet nga shumë si një nga pilotët më të mirë në historinë e sportit.[2][3][4][5][6][7] Përveç se mban disa rekorde 'të rinjsh' në Formula Një, Vettel gjithashtu mban rekordin për numrin e garave të fituara rresht (9) si dhe numrin e garave të fituara në një sezon (13). Ai është piloti i tretë me më shumë gara të fituara në histori (53) dhe podiume (120), si dhe është piloti i katërt për numrin e pol pozitave (57).[8][9][10]
![]() Vettel në Çmimin e madh të Malajzisë 2015 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | ![]() |
---|---|
Ekipi aktual | Aston Martin Cognizant F1 Team |
Numri i makinës | 5 |
Pjesmarrje | 278 |
Kampionate | 4 (2010, 2011, 2012, 2013) |
Fitore | 53 |
Podiume | 122 |
Pikët gjithsej | 3,061 |
Pol pozita | 57 |
Xhiro të shpejta | 38 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Shteteve të Bashkuara 2007 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Italisë 2008 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Singaporit 2019 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Abu Dhabit 2019 |
Sezoni i fundit | 5ti (240 pikë) |
Vettel ka lindur më 3 korrik 1987 në Heppenheim të Gjermanisë Perëndimore, nga prindërit Norbert dhe Heike Vettel.[11] Ai ka një vëlla më të vogël, Fabian, i cili gjithashtu është pilot garash, si dhe dy motra: Melanie, një dentiste, dhe Stefanie, një fizioterapiste për fëmijët me aftësi të kufizuara.[12] Vettel tregoi në një intervistë se ai ishte 'i tmerrshëm' në shkollë, por kaloi provimet e maturës me nota të respektueshme.[13][14]
Vettel u bë shoferi i tretë për BMW Sauber në Pistën e madhe të Turqisë. Në debutimin e tij në testimin, Vettel vendosi kohën më të shpejtë në provat e dyta para garës. Gjithashtu edhe në Pistën e Italisë në vitin 2006 vendosi kohën më të shpejtë në të 2 seancat praktike para ndeshjes.
Vettel u konfirmua si shofer i BMW për vitin 2007.Ai doli në vendin e tretë në Kampionatin Botëror.Vettel njihej si marrësi i pikëve më i mirë në atë kohë.
Në 31 korrik BMW e la të lirë Vettelin të shkonte te skuadra Scuderia Toro Rosso.Ai fitoi afërsisht $ 165,000 me Toro Rosso. Ai ishte pilot i pestë dhe i gjashtë për këtë skuadër.
Pas katër gara të sezonit 2008, Vettel ishte shoferi i vetëm që kishte dështuar për të përfunduar një garë të vetme.Në secilën nga këto tri raste, ai ishte i përfshirë në aksidente të shkaktuara nga shoferët e tjerë.Vettel shënoi pikët e tij të para të sezonit me vendin e pestë.
Në fillim të sezonit 2009, Vettel zëvëndësoi të pensionuarin David Coulthard te Red Bull Racing. Ai i bëri një nisje të fortë sezonit në garën hapëse në Australi, duke qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e dytë. Megjithatë, beteja me polakun Robert Kubica për vendin e dytë bënë që të pilotët të përplaseshin dhe të tërhiqeshin nga gara.[15] Ai më pas mori pol pozitë dhe fitore në Çmimin e madh të Kinës; kjo ishte pol pozita dhe fitorja e parë në historinë e Red Bullit. Në moshën 21 vjeç e 287 ditë, Vettel u bë piloti më i ri që fiton Çmime të mëdha me dy skuadra të ndryshme.
Me vijimin e sezonit, Vettel fitoi në garat e Britanisë, Japonisë dhe Abu Dabit.[16] Në Japoni, ai u nis nga pol pozita dhe udhëhoqi garën në çdo xhiro.[17] Vettel fitoi edicionin e parë të Çmimit të madh të Abu Dabit, gara e parë ditë-natë në historinë e Formula Një, për ta mbyllur kampionatin e pilotëve në vendin e dytë mbrapa Jenson Button të Brawn GP.[18] Ai regjistroi edhe xhiron e shpejtë të tretë për këtë sezon, duke barazuar shokun e skuadrës Mark Webber. Megjithatë, për shkak se Vettel kishte më shumë xhiro të dyta të shpejta, ai fitoi trofeun "DHL Fastest Lap".[19]
Vettel mori pol pozitën e parë të sezonit 2010 në Çmimin e madh të Bahrenit.[20] Ai kryesoi në shumicën e garës por pas një difekti në kandele, ai u rendit në fund në vendin e katërt.[21] Në Çmimin e madh të Australisë, Vettel u zgjodh kryetari i Shoqatës së Pilotëve të Grand Prix.[22] Fitorja e tij e parë për këtë sezon erdhi në Malajzisë.[23]
Në Monako, Vettel ndihmoi Red Bullin të arrinte një rezultat një-dy duke u renditur i dyti mbrapa Webber. Të dy kishin të njëjtin numër pikësh në renditjen për pilotë, por Webber renditej i pari pasi kishte arritur më shumë fitore.[24] Në Çmimin e madh të Turqisë, Vettel ishte i dyti kur ai tentoi të parakalonte Webber për kreun e garës. Të dy pilotët u përplasën me njëri-tjetrin, duke bërë që Vettel të tërhiqej nga gara. Të dy pilotët refuzuar të pranonin fajin për aksidentin e shkaktuar.[25]
Vettel e nisi sezonin 2011 me fitore në Australi dhe Malajzi, para se të merrte një vend të tretë në Kinë për shkak të menaxhimit të dobët të gomave, kjo për shkak edhe të mungesës së komunikimin me ekipit, për shkak se radio e tij ishte prishur.[26] Në Monako, Vettel udhëhoqi garën por për shkak të një tjetër difekti me radion, ai hyri në bokse dhe ekipi i tij nuk ishte i përgatitur. Pit stopi ishte i ngadaltë dhe ai u nxorr në pistë me gomat e gabuara, duke bërë që ti dorëzojë kryesimin Buttonit. Vettel më pas kaloi në strategji me vetëm një pit stop, duke qëndruar në pistë me një set gomash të buta për plot 56 xhiro. Ai u kap nga Alonso dhe Button pasi gomat e tij ishte konsumuar tërësisht, por asnjëri nuk mundi ta kalonte.[27] Gara u ndërpre disa xhiro nga fundi pasi ju dha flamuri i kuq, e cila i lejoi ekipet të ndryshonin gomat; kur gara rifilloi nën regjimin e makinës së sigurisë, Vettel arriti të mbante kreun dhe në fund fitoi.[28]
Vettel i nisi dy garat e para të sezonit në pol pozitë, dhe në Çmimin e madh të Malajzisë, ai ishte 2.5 sekonda më i shpejtë se shoku i skuadrës Mark Webber në kualifikuese gjatë në seance me shi.[29] Ai e fitoi garën, edhe pse me polemika. Vettel injoroi urdhërat e ekipit dhe parakaloi Webber për të marrë kryesimin e garës. Webber ishte i acaruar pas përfundimit të garës dhe tha se Vettel "do të ketë mbrojtje si gjithmonë dhe kështu është".[30] Shefi i skuadrës, Christian Horner, ndonëse i pakënaqur me veprimin e Vettel, theksoi se Webber kishte sfiduar udhëruat e skuadrës në disa raste, së fundëmi dy gara më parë. Ai pranoi se marrëdhënia tashmë të brishta midis dy pilotëve ishte prishur më tej si rezultat i këtij incidentit.[31] Vettel më pas deklaroi se ai nuk kërkoi falje për fitoren dhe shtoi se nëse kjo situatë do të përsëritej sërisht, ai do të kishte bërë të njëjtën gjë pavarësisht urdhërave, duke shtuar se Webber nuk e meritonte të fitonte garën.[32]
Pas fitoreve në Bahrain dhe Kanada, kryesimi i tij në kampionat u shkurtua në Çmimin e madh të Britansë, ku atij ju mohua me gjasa një fitore për shkak të një problemi me kutinë e marsheve. Pavarësisht kësaj, ai u rikthye duke fituar për herë të parë garën e shtëpisë së tij në Gjermani. Pas një vendi të tretë në Hungari, Vettel fitoi nëntë garat e fundit të sezonit, duke arritur "grand slam" në Singapor dhe Kore. Ai kështu vendosi rekordin e garave të fituara rresht (me nëntë) dhe u bë piloti i tretë pas Alberto Ascarit dhe Jim Clark që arrinte grand slam rresht.[33] Ai e vulosi titullin e tij të katërt kampion në Çmimin e madh të Indisë.[34]
"Është shumë e vështirë për mua personalisht, të marr vërshëllima, edhe pse nuk kam bërë asgjë të gabuar."
Sebastian Vettel, për vërshëllimat e marra në podium.[35]
Në disa raste gjatë sezonit, Vettel u vërshëllye nga tifozët.[36][37] Këto vërshëllima u kritikuan nga pilotët, media dhe pjestarë të tjerë në Formula Një, kurse Vettel tha se këto vërshëllima patën ndikim negativ te ai.[35]
Për sezonin 2014 dhe më tej, pilotët kishin mundësi që të zgjidhnin numrat e tyre të preferuar për pjesën e mbetur të karrierës së tyre. Vettel zgjodhi numrin 5. Megjithatë, si kampioni në fuqi, ai garoi me numrin 1 gjatë gjithë sezonit.[38] Shoku i tij i skuadrës, Webber, u tërhoq nga sporti dhe u zëvëndësua nga Daniel Ricciardo, i cili u promovua nga Toro Rosso.
Vettel pati vështirësi me makinën gjatë provave dimërore, duke bërë që ai të tërhiqej nga Çmimi e madh i Australisë në garën hapëse të sezonit.[39] Probleme sigurie bënë që ai të tërhiqej edhe nga garat e Monakos dhe Austrisë. Vettel u kualifikua në rreshtin e parë në garat e Malajzisë, Britanisë, dhe Hungarisë, dhe mori podiume në Kanada, Singapor dhe Japoni. Pas Çmimit të madh të Rusisë, ai ishte mposhtur nga shoku i ekipit në provat zyrtare gjatë një sezoni për herë të parë në karrierën e tij në Formula Një. Përveç problemeve me sigurinë, Vettel pati vështirësi edhe me kontrollin e makinës Red Bull RB10,[40] si dhe gomat Pirelli.[41] Ai e mbylli vitin duke u bërë piloti i parë kampion në fuqi që dështon të fitojë një garë që nga Jacques Villeneuve në sezonin 1998.[42]
Në tetor, Red Bull njoftoi se Vettel do të largohej nga ekipi në përfundim të sezonit për tju bashkuar Scuderia Ferrarit, një vit para skadimit të kontratës.[43] Vettel zëvëndësoi Alonson dhe u bë shok skuadre me Kimi Räikkönen.[44] Vettel përmendi se ai do të donte të voziste për Ferrarin në karrierën e tij dhe tashmë ishte përfolur në vitin 2012 se ai kishte pasur një parakontratë jo-detyruese, me mundësi, për t'u bashkuar me ta në vitin 2014.[45]
Faza tjetër e karrierës time në Formula 1 do të jetë me Scuderinë Ferrari dhe kjo për mua është realizimi i një ëndrre të një jete të tërë. Kur unë isha i vogël, Michael Schumacher në makinën e kuqe ishte idhulli im më i madhë dhe tashmë është një nder i jashtëzakonshëm që të kem mundësim për të garuar me një Ferrari. Unë tashmë e kam marrë një shije të vogël se çfarë është shpirti i Ferrarit, kur mora fitoren time të parë në Monza në 2008, me një motorr nga Prancing Horse e ndërtuar në Maranello. Scuderia ka një traditë të madhe në këtë sport dhe unë jam ekstremisht i motivuar për ta ndihmuar këtë skuadër për t'u kthyer në nivelet më të larta. Do të vendos zemrën dhe shpirtin që kjo të ndodhi.
Sebastian Vettel, rreth ëndrrës për të ngasur një Ferrari.
Vettel debutoi me Ferrarin duke arritur një vend të tretë në Çmimin e madh të Australisë.[46] Ky rezultat u pasua me një fitore në Çmimin e madh të Malajzisë, e cila ishte fitorja e tij e parë pas më shumë se një viti dhe e para e Ferrarit pas pothuajse dy vitesh. Pas përfundimit të garës, një Vettel emocional falenderoi Schumacherin, duke thënë se arritjet e heroit të tij me Ferrarin e bënë fitoren e tij të parë më të veçantë.[47]
Vettel fitoi Çmimin e madh të Hungarisë për të vazhduar garën për titullin kampion, pasi u nis nga vendi i tretë. Ai ja dedikoi fitoren pilotit Jules Bianchi, i cili vdiq një javë para garës për shkak të një aksidenti në vitin 2014.[48] Në mesin e sezonit, Vettel ishte 42 pikë larg kryesuesit të kampionatit dhe pilotit të Mercedesit Hamilton.[49] Në garën e Belgjikës, Vettel ishte i treti kur goma e tij shpërtheu për shkak të shpejtësisë së madhe në xhiron e parafundit, duke i dhënë fund çdo mundësie për titullin kampion pasi Hamilton u rendit i pari. Pas garës ai kritikoi gomat 'e papranueshme' dhe 'jo të sigurta' Pirelli, duke shtuar se ato mund ti shkaktonin atij dëmtime serioze.[50]
Vettel e nisi sezonin e tij të tretë te Ferrari duke fituar Australi, e cila ishte fitorja e tij e parë pas 18 muajsh.[51] Ai vazhdoi formën pozitive në fillimin e sezonit duke fituar edhe garat e Bahrenit dhe Monakos,[52][53] si dhe duke marrë vende të dyta në garat e Kinës, Rusisë dhe Spanjës.[54] Në Rusi, Vettel mori pol pozitën e parë pas 18 muajsh, dhe me Räikkönen krah tij në vendin e dytë, Ferrari u nis me dy makinat në dy vendet e para për herë të parë që nga Çmimi i madh i Francës 2008.[55] Kryesimi i tij në renditjen për pilotë u rrit në 25 pikë pas Çmimit të madh të Monakos, ku Ferrari mori fitoren e parë që nga viti 2001 me Schumacher.[53]
Pas tregoi një shpejtësi mbreslënëse në provat para-sezonale në cirkuitin e Barcelonës, Vettel dhe shoku i tij i ri i skuadrës Charles Leclerc hyrë në Çmimin e madh të Australisë duke u konsideruar nga specialistët si ekipi për tu mposhtur për sezonin 2019.[56] Pavarësisht kësaj, fundjava hapëse rezultoi të ishte e vështirë, me Vettel që u rendit në vendin e tretë në provat zyrtare me shtatëqind të mitat e sekondës larg fituesit të pol pozitës. Në garë ai u rendit në vendin e katërt.[57] Pas kësaj, ai mori vende të treta në garat e Kinës dhe Azerbajxhanit, me Mercedesin që vazhdoi të dominojë.[58]
Rekordi | I arritur në | Ref | |
---|---|---|---|
Më shumë podiume në një sezon | 17 | 2011[N 1] | [59] |
Më shumë fitore në një sezon | 13 | 2013[N 2] | [60] |
Më shumë pol pozita në një sezon | 15 | 2011 | [61] |
Më shumë xhiro si kryesues | 739 | 2011 | [62] |
Më shumë fitore rresht | 9 | Çmimi i madh i Belgjikës 2013 – Çmimi i madh i Brazilit 2013 | [63] |
Më shumë Grand Slams | 2 | Çmimi i madh i Singaporit 2013 dhe Çmimi i madh i Koresë 2013[N 3] | [64] |
Më shumë fitore nga pol pozita në një sezon | 9 | 2011[N 4] | [65] |
Fituesi më i ri i pol pozitës | 21 vjeç, 72 ditë | Çmimi i madh i Italisë 2008 (13 shtator 2008) | [66] |
Piloti më i ri që arrin dopietë (pol pozitë dhe fitore e garës) | 21 vjeç, 73 ditë | Çmimi i madh i Italisë 2008 (14 shtator 2008) | [67] |
Piloti më i ri që arrin tripletë (pol pozitë, fitore e garës dhe xhiro më e shpejtë) | 21 vjeç, 353 ditë | Çmimi i madh i Britanisë 2009 (21 qershor 2009) | [67] |
Piloti më i ri që arrin grand slam (pol pozitë, fitore, xhiro më e shpejtë, dhe kryesim në çdo xhiro) | 24 vjeç, 119 ditë | Çmimi i madh i Indisë 2011 (30 tetor 2011) | [67] |
Piloti më i ri kampion bote në Formula Një | 23 vjeç, 135 ditë | Sezoni 2010 (14 nëntor 2010) | [66] |
Piloti më i ri finalist për titullin botëror | 22 vjeç, 121 ditë | Sezoni 2009 (1 nëntor 2009) | [68] |
Koha më e shkurtër para marrjes së një penalltie | 5 sekonda | Çmimi i madh i Turqisë (25 gusht 2006) (6 sekonda pas fillimit të karrierës, për shpejtim në bokse) | [69] |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.